Total: (550,434)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
3

Haxhinasto kėrkon nė Sofie koordinator europian pėr Korridorin VIII

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturės, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar njė takim nw Sofie homologen e tij bullgare, Nikolina Angelkova dhe ministrin e Transportit dhe Komunikimit tė Maqedonisė, Mile Janakieski. »»


Hapja e nje biznesi ne Shqiperi, mesatarja 8 dite

Hapja e nje biznesi ne Shqiperi, mesatarja 8 dite

02.02.2009 00:11 - Kategoria: Biznesi


E Diele, 01 Shkurt 2009

Te hapesh nje biznes ne Shqiperi, jo vetem qe eshte e mundur, por lehtesirat e bejne ate te realizueshem ne nje kohe te shkurter. Ne raportin e pervitshem te International Finance Corporation te Bankes Boterore, ky lloj sektori ekonomik ne vendin tone ka shenuar suksese ne dy vitet e fundit. Raporti ne fjale e rendit Shqiperine ne vendin e 86-te, me nje rritje me se te dukshme dhe te kenaqshme prej 49 vendesh. Me kete vleresim, vendi yne le pas shtetet fqinje si Serbia, Mali i Zi, Greqia apo Italia, e cila ka rene ne fund te listes.

Raporti "te besh biznes' bazon gjykimin e tij, ne 10 indikatore te rregullave per te hapur nje biznes ne 181 shtete, si koha, ligjet, tregtia, pagesa e taksave, mbyllja e biznesit, investitoret apo kredite. Ne kete kontekst, raporti ve ne dukje se Shqiperia eshte nje vend qe ofron lehtesira ne procedurat per te hapur nje biznes, ne nje kohe rekord maksimalisht prej 8 ditesh dhe nje vlere po maksimale prej 3 mije deri ne 5 mije eurosh. Vleresimet jane te medha ne mbrojtjen e investitoreve, per te cilen gjykohet se vendi yne ka fituar mjaft pike, duke u ngritur plot 154 vende, cka e rendit ate si nder 14 shtetet me favorizues ne kete indikator. Ndersa reformat e ndermarra nga qeveria gjate dy viteve te fundit, sipas Bankes Boterore rrisin pozicionin e Shqiperise dhe e vendosin ne vend te pare per dy indikatoret e lartpermendur. Ndonese vihen ne dukje problemet qe hasen ende me punesimin, pagesen e taksave, apo regjistrimin e pronave, mbyllja e nje biznesi ne optiken e institucionit me te madh te finances ne bote eshte e pamundur, pasi ne kete pike vendi yne meriton te renditet pikerisht ne fund te listes, gjendje e cila nuk ka ndryshuar qe prej 2007.






Burimi: Koha Jone Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!