Total: (509,682)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Ēfarė do tė bėhet me 80 mijė ndėrtime nė Tiranė?

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se ndėrtimet pa leje brenda vijės sė verdhė nė Tiranė nuk do tė legalizohen pa u bėrė mė parė njė plan urbanistik. Janė jo pak, por rreth 80 mijė ndėrtime pa leje qė ndodhen brenda kėsaj vije. »»


Kriza globale dhe ndikimi ne Shqiperi

Kriza globale dhe ndikimi ne Shqiperi

31.03.2009 09:04 - Kategoria: Biznesi


E Marte, 31 Mars 2009

Nga Prof. Assoc. Dr. Fatos Ibrahimi

Zevendesguvernator i Pare i Bankes se Shqiperise

Ajo qe filloi si krize financiare ne SHBA, eshte transformuar ne nje krize ekonomike, qe po sjell pasoja te jashtezakonshme ne sektoret reale te ekonomise globale. Ekziston shpresa qe si valet goditese te nje termeti, madhesia e efekteve te kesaj krize te zbehet, teksa zgjerohet dhe perballet me masat e ndermarra nga vendet e ndryshme, me qellim qe t'i rezistojne asaj.

Fillimisht, dua te ndalem ne zhvillimet kryesore makroekonomike te ekonomise tone dhe karakteristikat e sistemit tone bankar, si dhe ne disa nga masat e rendesishme te ndermarra nga Banka e Shqiperise, ne rolin e saj si autoriteti monetar e mbikeqyres ne vend dhe ne pritshmerine per te ardhmen. Ekonomia jone ka pershkuar nje rruge solide rritjeje gjate dekades se fundit, me nje rritje mesatare vjetore prej rreth 6 per qind. Ajo ka perfituar nga reformat ekonomike, qe kane siguruar mundesi zhvillimi per sektorin tone te biznesit, kane hapur tregjet, kane rritur konkurrencen, kane nxitur tregjet e lira te punes dhe kane rritur te ardhurat shoqerore. Si politikat fiskale, ashtu edhe ato monetare, kane qene te kujdesshme ne krijimin e stimujve te nevojshem per rritjen ekonomike, duke qene konsekuente dhe te disiplinuara ne ndjekjen e objektivave te tyre, per te arritur konsolidim fiskal dhe per te siguruar nje mjedis me inflacion te ulet. Deficiti buxhetor vjetor ka qene rreth nivelit 3 per qind, duke kercyer ne 5.7 per qind te PBB-se, per vitin 2008, ndersa borxhi publik ka qene i qendrueshem, duke arritur ne nivelin rreth 55.6 per qind per vitin 2008. Rritja vjetore e inflacionit ka qene per nje kohe te gjate brenda intervalit te percaktuar nga Banka e Shqiperise, ne 2-4 per qind (dhe afer objektivit te Bankes se Shqiperise prej 3 per qind), duke treguar sukses ne ankorimin e pritjeve te pjesemarresve te tregut per ecurine e cmimeve ne ekonomi. Kjo ecuri e mire dhe e qendrueshme ekonomike eshte mbeshtetur nga nje kurs kembimi fleksibel, i cili ka ndihmuar ne mbeshtetjen dhe ruajtjen e nje rritjeje te ekuilibruar, duke ruajtur keshtu stimujt e duhur per bashkeveprim ndermjet subjekteve vendas dhe te huaj.

Edhe ne sektorin financiar, kane ndodhur ndryshime te rendesishme, si rezultat i reformave te vazhdueshme dhe te suksesshme gjate dekades se fundit. Tashme, sektori bankar ne Shqiperi ka 16 banka, te gjitha me kapital privat, ku dominon kapitali i huaj. Gjate kesaj periudhe, sektori bankar ka rritur numrin e degeve, ka permiresuar produktet e tij ndaj publikut dhe ka rritur rolin e vet ndermjetesues, duke dhene nje kontribut te rendesishem ne zhvillimin ekonomik te vendit. Ne te njejten kohe, hyrja e grupeve bankare te njohura evropiane nga Austria, Greqia, Italia dhe Franca eshte shoqeruar me episode te konsolidimit te industrise bankare. Ashtu si ne te gjithe rajonin, edhe ne Shqiperi sektori bankar dominon mbi ate financiar. Mbikeqyrja jone bankare, ka si qellim te adoptoje standardet me te mira nderkombetare ne kete fushe. Si rezultat, eshte vleresuar se kuadri yne ligjor dhe rregullativ eshte permiresuar vazhdimisht dhe eshte ne pajtim me arritjen e objektivave tona, per nje zhvillim te shendetshem e te qendrueshem te veprimtarise bankare. Nisur nga aspekti praktik, ne kemi nderthurur mbikeqyrjen rregullatore, me ate me baze risku. Te dhenat qe raportohen nga sektori bankar analizohen nga zyra e analizes dhe verifikohen ne vend. Gjithashtu, ne jemi perpjekur te mbajme kontakte te ngushta dhe te bashkepunojme me autoritetet mbikeqyrese te huaja, si nje mjet i rendesishem per permiresimin e efikasitetit te punes se mbikeqyrjes.

Aktualisht, aktivet e sektorit bankar perfaqesojne rreth 87 per qind te PBB-se se vendit. Portofoli i huave ze rreth 37 per qind te PBB-se. Per shkak te rritjes se konkurrences pas privatizimit, rritja e tij ka qene shume e shpejte gjate kater viteve te fundit, ndonese nisur nga nje baze e ulet. Depozitat perfaqesojne rreth 80 per qind te detyrimeve te sektorit bankar dhe raporti hua/depozita ka arritur ne rreth 62 per qind. Keshtu, sektori bankar, ne kryerjen e aktivitetit te tij te huadhenies, mbeshtetet shume tek depozitat e brendshme, si ne monedhen vendase ashtu edhe ne ate te huaj. Gjendja e valutes se huaj ne sektorin bankar eshte shume e ekuilibruar, pasi aktivet dhe pasivet ne valute zene respektivisht rreth 49 per qind te aktiveve totale, dhe detyrimet e sektorit bankar ndaj jorezidenteve (pothuajse teresisht ne valute) zene vetem 10 per qind te totalit te detyrimeve. Sektori bankar eshte i mirekapitalizuar dhe likuid. Raporti i mjaftueshmerise se kapitalit ze rreth 17 per qind, krahasuar me minimumin e kerkuar prej 12 per qind. Raporti i aktiveve likuide ndaj totalit te aktiveve eshte rreth 43 per qind. Gjate 4 viteve te fundit, norma mesatare e kthimit nga kapitali ka qene rreth 20 per qind, ndersa norma mesatare e kthimit nga aktivet ka qene rreth 1.5 per qind. Rrjeti i degeve te sektorit bankar llogaritet ne rreth 350 dege ne te gjithe vendin. Kryesisht gjate tre viteve te fundit, sektori bankar gjithashtu ka modernizuar infrastrukturen per pagesat dhe produktet, duke mundesuar rritjen e perdorimit te kartave per pagesa elektronike dhe kryerjen e veprimeve bankare nepermjet internetit. Pavaresisht ecurise te qendrueshme gjate viteve te fundit, Banka e Shqiperise ka qene vigjilente ne drejtim te identifikimit te fushave te veprimtarise bankare, te cilat lidhen me zhvillimet vendase qe kerkojne vemendjen e industrise bankare. Deri para shfaqjes se kesaj krize financiare globale, ne kemi shprehur shqetesimin tone lidhur me rritjen e shpejte te huadhenies, e cila deri ne 2007 rritej me rreth 8-9 pike perqindje ne terma te rritjes vjetore ndaj PBB-se. Edhe perberja e portofolit te kredive, i cili dominohet nga hua te shprehura ne euro, perben shqetesim, ndonese ky pozicion mbeshtetet nga prania e larte e detyrimeve te shprehura ne valute te huaj ne bilancet e bankave, nje mjedis pergjithesisht mbeshtetes nga kurset e kembimit, normat e interesit dhe nga lidhjet tregtare me vendet e Eurozones, si me Italine dhe Greqine. Ne kete drejtim, Banka e Shqiperise ka marre vazhdimisht masa rregullatore, qe do te dekurajonin rritjen e shpejte te kredise, te nxisnin bankat te japin me shume hua ne monedhen vendase dhe te rrisnin transparencen per produkte dhe sherbime bankare ndaj klienteve. Qe ne mesin e vitit te kaluar, Banka e Shqiperise e ka shprehur shqetesimin e saj lidhur me ndikimin indirekt te krizes financiare, vecanerisht lidhur me ecurine e ekonomise reale. Ne kemi treguar rreziqet ndaj rritjes ekonomike, lidhur me nje renie potenciale ne kredi nga sektori bankar, nje rritje te deficitit tregtar (per shkak te renies se eksporteve), renie te ndjeshme te remitancave (per shkak te perceptimit te renies se pasurise dhe rritjes se papunesise ne vendet e zhvilluara). Ne kemi deklaruar se gjate gjithe kesaj kohe ka shume nevoje per nje politike monetare te matur dhe politike fiskale te pergjegjshme. Kur behet fjale per politiken monetare, ne kemi qene te kujdesshem per te nxitur mbajtjen e kursimeve ne monedhen vendase dhe per te ankoruar pritje per norma inflacioni te uleta dhe te qendrueshme.

Nisur nga perspektiva operacionale, gjate gjysmes se dyte te vitit te kaluar, Banka e Shqiperise ka marre nje sere masash qe synonin forcimin e mbikeqyrjes ndaj zhvillimeve te tregut financiar dhe vecanerisht te sektorit bankar.

Kur behet fjale per bashkepunim me vendet-meme, ne kemi vleresuar mjaft, masat e tyre per rritjen e sigurise te bankave, pasi kjo krijon siguri per infrastrukturen financiare ne vendet-pritese. Besojme se keto masa do te pershtaten edhe per nje mjedis ne zhvillim dhe do te ndihmojne edhe per te trajtuar disa shqetesime te vendeve-pritese, lidhur me: a) rendesine e ruajtjes se nje rrjedhjeje te arsyeshme fondesh ne euro nga selia qendrore e grupeve bankare drejt filialeve te tyre te huaja, si per likuiditet ashtu edhe per te mbeshtetur huadhenien; b) rendesine e drejtimit gradualisht te portofolit te huadhenies te filialeve te tyre te huaja drejt monedhes vendase te vendit-prites.

Ngjarjet e gjysmes se dyte te vitit 2008 kane treguar rendesine qe ka nje ekonomi e ekuilibruar dhe nje sektor financiar dhe bankar solid. Pavaresisht efekteve ne rritje te krizes nderkombetare, ekonomia ka pasur nje rritje solide, ne perputhje me parashikimet e fillimit te vitit, ne nje mjedis reniesh te presioneve inflacioniste. Ndikimi i krizes nderkombetare filloi te materializohej ne tremujorin e fundit te vitit, sic tregohet edhe ne zhvillimet e bilancit te pagesave dhe ne bilancin e sektorit bankar. Ne te vertete, nje renie ne kerkesen e jashtme dhe nje rritje ne normat e papunesise ne disa nga vendet fqinje te BE-se shkaktuan nje renie ne remitancat e emigranteve dhe ne eksporte. Madje, ndjeshmeria e publikut ndaj lajmeve (ndonjehere te paekuilibruara) mbi zhvillimet e krizes nderkombetare, rriti pasigurine per kursimet e tyre ne sektorin bankar dhe shkaktoi disa terheqje depozitash. Megjithate, per shkak te niveleve te kenaqshme te kapitalizimit dhe likuiditetit, sektori bankar i perballoi me se miri keto zhvillime. Ne drejtim te zhvillimeve te pergjithshme, rritja vjetore e aktiveve te sektorit bankar u ngadalesua ne 12 per qind, krahasuar me 19 per qind ne vitin e kaluar. Krahas nje renieje ne ritmin e rritjes te huadhenies, edhe cilesia e kredive u perkeqesua dhe huat e keqija arriten ne 6.6 per qind te totalit te kredive. Por, raporti ende i kenaqshem i kredive ndaj depozitave ka mbeshtetur rritjen vjetore solide te kredise, prej rreth 35 per qind. Rezultati financiar i sektorit bankar per vitin 2008 ka qene pozitiv, por me i ulet se ne vitin e meparshem, per shkak te nje ngadalesimi ne veprimtarite fitimprurese. Kursi i kembimit te monedhes vendase ka qene i qendrueshem gjate vitit dhe me tendenca nencmuese ndaj euros dhe dollarit per tremujorin e pare.

Ne lidhje me zhvillimet e pritura vendase per vitin 2009, ne presim qe ekonomia te perballet me sfida me te medha. Rritja ekonomike do te jete pozitive, por pothuajse sa gjysma e asaj qe ishte ne vitin 2008. Stimuli fiskal i planifikuar do te jete me veshtire te arrihet, per shkak te veshtiresive potencialisht me te medha ne realizimin e te ardhurave dhe ne sigurimin e burimeve te tjera per financimin e shpenzimeve. Keshtu, mund te kete nevoje per t'i dhene perparesi shpenzimeve fiskale gjate vitit. Ndermjetesimi financiar i sektorit bankar, ndaj sektorit publik dhe atij privat, do te jete me i ulet dhe potencialisht me me shume kosto, per shkak te faktoreve te kerkeses dhe te ofertes. Per shkak te kushteve financiare me te shtrenguara, bizneset dhe individet pritet te hasin nje proces pershtatjeje te dhimbshem, por te nevojshem ne periudhe afatshkurter. Kjo mund te jete e dobishme ne drejtim te rritjes se eficiences ne periudhe afatmesme. Inflacioni mund te shkoje perkohesisht nen intervalin e percaktuar nga Banka e Shqiperise, por pritet qe per pjesen me te madhe te vitit te jete brenda intervalit. Politika monetare do te synoj te ruhen nxitjet e duhura per mbajtjen e aktiveve te shprehura ne monedhen vendase dhe qe pritjet e inflacionit te ankorohen brenda objektivit te percaktuar nga Banka e Shqiperise. Kjo pritet gjithashtu te ndikoje ne ruajtjen e kapacitetit te mjaftueshem te ndermjetesimit financiar ne periudhe afatmesme. Rentabiliteti i sektorit bankar pritet te jete me i ulet gjate ketij viti, per shkak te volumit me te ulet te veprimtarive fitimprurese (oferte/kerkese me te ulet per kredi), te kostos te financimit mjaft me te larte dhe te rritjes te fondeve rezerve per mbulimin e huave te keqija. Por, kjo nuk pritet te kete ndonje efekt thelbesor mbi treguesit e likuiditetit dhe te mjaftueshmerise te kapitalit. Kapitalizimi me se i mjaftueshem dhe parametri i likuiditetit te veprimtarise bankare, do te mbrojne stabilitetin e sektorit bankar dhe ecjen perpara te sistemit financiar.

Nderkohe qe kriza financiare po ndikon cdo vend, madhesia e ndikimit do te varet nga kohezgjatja e krizes nderkombetare dhe gjendja e ekonomise se vendit. Pritjet per rimekembjen e ekonomise boterore - diku nga fundi i ketij viti - nese materializohen, do te largojne pasigurine dhe ngritja psikologjike mund te mbeshtese ndjenjen e perfitimeve ekonomike me te hershme dhe me te fuqishme. Pavaresisht nga veshtiresite qe do te hasen, gjykohet se gjendja e ekonomise shqiptare dhe e sistemit tone financiar eshte e ekuilibruar dhe e afte t'i rezistoje ndikimit te kesaj krize nderkombetare. Ne kete perpjekje, ekonomia jone do te gjeje mbeshtetje ne faktore qe lidhen me fleksibilitetin e sektoreve reale dhe te bizneseve, ne nivelin e duhur te disa treguesve makroekonomike qe lidhen me fushat monetare dhe fiskale, ne stabilitetin e sektorit bankar dhe ekspozimin shume te kufizuar ndaj aktiveve dhe detyrimeve te jorezidenteve, ne aftesine e autoriteteve publike per te ruajtur disiplinen monetare dhe fiskale dhe per te vepruar ne nje menyre te harmonizuar dhe te vendosur, me qellim mbeshtetjen e rritjes ekonomike.






Burimi: Koha Jone Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!