Total: (548,372)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Shqipėria merr pėrfundimisht aksionet nga CEZ

Kjo marrėveshje pėrmbyll edhe procesin e zgjidhjes me mirėkuptim tė mosmarrėveshjeve me shoqėrinė CEZ a.s, qė u nėnshkrua nė qershor 2014. »»


Bie blerja e arit ne Kosove

Bie blerja e arit ne Kosove

16.05.2009 08:07 - Kategoria: Biznesi

Refleksioni i krizės globale ėshtė shumė normal edhe nė Kosovė. Kėto ndikime kanė filluar tė ndihen dhe tė ulin fuqinė blerėse tė qytetarėve tė Kosovės. Shpenzimet e tyre janė duke u orientuar vetėm nė gjėrat e domosdoshme, duke lėnė anash ēdo ditė e mė shumė luksin dhe komoditetin.
Pa marrė parasysh krizėn, ēmimet e metaleve fisnike, si tė arit dhe tė argjendit, nuk kanė shėnuar rėnie, por ka rėnė shumė fuqia blerėse. Qytetarėt nė masė tė madhe kanė hequr dorė nė kėto shpenzime, me pėrjashtim tė rasteve ceremoniale, fejesave dhe martesave, por jo si dikur, tani kėto shpenzime janė mė shumė simbolike.

Pak lėvizje e ēmimeve
Pronari i argjendarisė “Besa”, Burhan Hoxha, tha pėr “Kosova Sot” se ēmimet e arit nė tri vitet e fundit kanė qenė tė larta, ndėrsa vetėm tani ėshtė stabilizuar pak. “Ne jemi tė detyruar tė operojmė me ēmime tė bursės. Kėto ēmime, pa marrė parasysh krizėn, nuk kanė luajtur shumė, pėr dallim nga ēmimet e metaleve tė tjera. Tani ka njė stabilizim nė ēmimin e bursės dhe kilogrami i arit sillet rreth 22 mijė euro”, tha ai. Sipas tij, fuqia blerėse ka rėnė shumė. “Blerės ka ēdo ditė e mė pak dhe tani blihen vetėm ato stoli qė janė tė domosdoshme dhe ceremoniale me rastin e fejesave dhe martesave. Verės kemi punė mė shumė, sepse vijnė bashkatdhetarėt, tė cilėt shpenzojnė pak mė shumė, sepse nė kėtė kohė shumė prej tyre fejohen apo martohen, dhe natyrisht se kėto momente shėnohen edhe me dhurata”, tha ai. Por, kėtė vit kanė rėnė sė tepėrmi dhuratat e shtrenjta qė bėheshin dikur pėr Ditėn e Shėn Valentinit dhe 8 Mars. “Tani ka shumė pak, pėr tė mos thėnė asnjė dhuratė tė shtrenjtė pėr ditėn e nėnave dhe ditėn e tė dashuruarve”, tha Hoxha.
Ai ka nėnvizuar se, pavarėsisht ēmimit, ndonėse nė sasi mė tė vogla, ende ka interesim pėr stolitė tradicionale, lirat, pesėlirėshi.
Argjendari Basri Ismajli po ashtu thotė se ēmimet e arit nuk kanė rėnie tė mėdha askund nė botė, sepse ėshtė vetė sinonim i fuqisė sė vlerės, ”madje edhe fuqia ekonomike e vendeve tė fuqishme matet me sasinė apo me rezervat e arit. Pėr kėtė arsye, ėshtė i vetmi artikull qė nė bursė nuk ka shumė tronditje”, thotė ai. Ai tha se nė argjendarinė e tij ēmimet sillen prej 20 deri nė 25 euro pėr gram. “Ndėrsa pėr stolitė tradicionale, pėr lirat, ka tė interesuar, por mė shumė interes ka klientela nga fshati. Ata kanė shumė tė drejtė, sepse nė raste krizash, edhe nėse vendosin ta shesin, ata humbin shumė pak, afėrsisht dhjetė euro mė pak, sepse kėto produkte janė ar i pėrpunuar”.

Bie qarkullimi pėrgjysmė
Ndėrkaq, pronari i argjendarisė “Aurora”, Shaban Govori, tha pėr “Kosova Sot” se qarkullimi ka rėnė pėr 50% si pasojė e krizės. “Interesimi i blerėsve ka rėnė sė tepėrmi, sepse kriza ka detyruar qytetarėt qė tė reduktojnė shpenzimet pėr stolitė dhe luksin. Kėta muajt e verės pėr ne janė mė tė mirėt, kur dihet se vijnė bashkatdhetarėt dhe kjo kohė mund tė thuhet se ėshtė edhe stina e dasmave. Nuk shpenzohet shumė as atėherė, por disa gjėra janė tė domosdoshme, qė kėto ngjarje shumė tė rėndėsishme pėr individėt dhe familjet tė materializohen me simbolikėn tashmė tradicionale, unazat apo ndonjė stoli tjetėr mė tė kushtueshme”, por kėto, sipas tij, tashmė janė mė tė rralla. Govori thotė se si argjendar ai ende operon me ēmime tė vjetra, ku njė gram ar shitet me 17 euro. Pėr shkak tė krizės, Govori tha se klientela po orientohet mė shumė nga bizhuteria, qė ėshtė njėzet herė mė e lirė se ari, “por qė pėr nga vlera ėshtė shumė larg”. Ndėrkaq, argjendari Burhan Hoxha ka theksuar se pėr shkak tė krizės ata mė shumė po e shesin arin e vjetėr sesa po blejnė. Arsyeja, sipas tij, ėshtė ari i vjetėr nuk ėshtė devalvuar nė ēmim. “Kjo ėshtė edhe e arsyeshme nė kohė krizash, sepse nė kėmbim tė arit ata mund tė plotėsojnė shumė nevoja familjare”, thotė ky argjendar i njė familjeje tė vjetėr qė merret me pėrpunimin e stolive tė arit. “Para tre vjetėsh njė lirė e kam shitur 80 euro, ndėrsa sot e marr 135 euro, ndėrsa me ndėrrim nė flori, deri nė 150 euro”, tha ai.
I. GASHI




Burimi: Kosova SOT Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!