Total: (533,536)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Foto Ardit Cela

Ardit Ēela: 6 mujori i 2014-s, treguesit financiarė shumė pozitivė

Drejtori i Pėrgjithshėm i Postės Shqiptare, Ardit Ēela, ka zhvilluar njė konferencė pėr shtyp ku ka bėrė transparente analizėn e treguesve ekonomiko financiare pėr vitin 2013dhe 6 mujorin e parė tė viti 2014. »»


Shqiperia, nje treg dhe mundesi e mire sipermarrjeje

Shqiperia, nje treg dhe mundesi e mire sipermarrjeje

12.06.2009 08:09 - Kategoria: Biznesi


E Premte, 12 Qershor 2009

Ai eshte nje ekspert ne fushen e investime, pjese e grupit te fuqishem Meta Group, qe merret me kerkime, njohurite dhe politikat per tregun dhe investimet ne vende si Italia, Sllovenia, Argjentina, Spanja etj., dhe ka pak dite qe ka shkelur ne Shqiperi, per te ndare me studentet e EUFT-se eksperiencen e tij ne kete fushe. Italiani Marco Liviantoni eshte i mendimit se thelbesore eshte qe nje sipermarres te kristalizojne idene e tij te biznesit, te hartoje nje plan te mire biznesi, e mandej te investoje ne njerez te zote rreth e qark tij. "Prezenca e nje plani te mire biznesi do te thote qe ose sipermarrja te mos niset fare, ose nese ajo jep startin, mundesite per te ecur perpara, te jene shume te larta", tha ai ne nje interviste per "KJ". E rendesishme per te eshte qe grupet e interesit; sipermarresit, qeveria, pushteti lokal etj., te mund te mbeshtesin me politikat e tyre fuqizimin e investitoreve sidomos ne 3-vjecarin e pare te aktivitetit te tyre, kur ata kane me shume nevoje per asistence.

Ju jepni nje lende teper specifike, ate te sipermarrjes. Mund te na thoni dicka per planin e biznesit dhe dobine e tij, koncept qe ju e trajtoni gjeresisht

Po, kursi ne EUFT ka te beje me kreativitetin ne sipermarrjen dhe planin e biznesit. Cilat jane teknikat per idene e sipermarrjes, procesi qe con nga individualizimi i idese, deri ne verifikimin qe kjo ide eshte nje mundesi e mire, etj. Plani i biznesit eshte dokumenti themelor permes te cilit nis nje sipermarrje, kerkohen investitoret etj. Nuk eshte gjeja me e thjeshte te krijosh nje sipermarrje. Si fillim, duhet te dish se cfare eshte nje sipermarres, te gjesh idete qe kane mundesi per te qene ne treg. Ne ketu po perpiqemi t'i pajisim studentet me nje sere instrumetesh, permes te cilave ata do te kuptojne se kur, si dhe pse duhet te nisin nje sipermarrje.

Ju e njihni Shqiperine dhe dinamiken ekonomike ne kete vend

Personalisht eshte hera e pare qe e shoh Shqiperine, por e njoh ate ne saje te fqinjesise se mire qe ekziston mes dy shteteve tona. Sa i perket dinamikes ekonomike te vendit tuaj, njohurite per te nuk jane thelluar ende te une, por shpresoj qe do te ndodhe ne te ardhmen, padyshim.

Megjithate, nga pikepamja e nje eksperti, c'mund te thoni per sipermarrjen ne nje vend si i yni

Ne kete moment Shqiperia perfaqeson nje treg dhe mundesi te mire. Duket se eshte nje vend ne zhvillim, ku ka lindur nje sens i sipermarrjes. Besoj se sikurse ne te gjitha vendet e Evropes, ku sipermarrja eshte nje ceshtje e ndjeshme, qeveria duhet te jete e impenjuar per te stimuluar rezultate te mira. Eshte i rendesishem qe publiku dhe privati te gjejme kampe dhe interesa te perbashketa, ne menyre qe te bashkepunojne me sukses njeri me tjetrin. Dihet qe sipermarrja pa publikun nuk do t'ia dale kurre, sikurse edhe e kunderta.

Ne lidhje me biznesin qe operon ne fushen e turizmit, c'mund te thoni

Jam i mendimit se vazhdimisht duhet punuar ne dy rruge; se pari per te sjelle nje oferte turistike qe te jete konkurruese ne Mesdhe; se dyti, ne drejtim te arritjes se standardeve dhe cilesise, pasi turisti i shekullit te XXI eshte nje turist i ndergjegjshem dhe qe kerkon te zgjedhe. Informacioni duhet te jete i tille qe turisti te mos pritet te vije rastesisht, por ne saje te nje promovimi te vazhdueshem. Padyshim qe marketingu qe do te lancoje pikat strategjike te Shqiperise eshte tejet i nevojshem. Ajo qe une dua te theksoj, eshte se investimi duhet te preke edhe te rinjte qe kane deshire te punojne dhe jane inteligjente. Atyre u duhet dhene besim ne fushen e investimit dhe duhen ndihmuar qe te rriten. Keto pika qe permenda, jane thelbesore ne te gjitha vendet e botes, natyrisht edhe per vendin tuaj.

Studenet shqiptare duken te interesuar ne fushen e ekonomise dhe kryesisht ate te sipermarrjes

Mua me duken shume te interesuar dhe te motivuar sa i perket sipermarrjes. Shpeshhere, nje biznes ndermerret kur dikush nuk gjen dot pune. Natyrisht, sipermarrja eshte e kushtueshme, sidomos ne fillim te saj, por ky nuk eshte problem vetem ne Shqiperi. Tendenca eshte qe te krijohen mundesite per te pasur akses ndaj kapitalit. Duke u nisur nga ekonomite e vendeve me te zhvilluara, lideret duhet te dine te vene ne levizje nje fillim te mbare per sipermarrjet. Kjo pasi ne tre vitet e para te jetes se saj, nje sipermarrje ka veshtiresi te shumta. Nese publiku nuk e ndihmon kete proces, qeveria mund ta ndihmoje ate permes rregullave, permes rrjeteve te ndryshme qe ngrihen etj. Duhet gjetur se cili eshte instrumenti i duhur ne Shqiperi. Psh., ne SHBA po funksionon shume mire Business Angels, ndersa ne Evrope Meta Group. Eshte nje proces i ngadalshem, aspak i lehte, por e rendesishme eshte qe ky proces te nise, ne menyre qe cdo vend te kuptoje qe sipermarrja eshte timoni i ekonomise evropiane. Sot ne Evrope mund te bazohemi vetem te teknologjia dhe kreativiteti, pasi ka shume vende qe na konkurrojne fuqishem sa i perket krahut te punes.

Si mendoni se po ecen procesi i sipermarrjes ne Shqiperi, nje vend qe nuk eshte ende pjese e kuadrit te BE-se dhe rregullave qe rrjedhin prej tij

Ne Shqiperi procesi do te jete me i gjate, sepse vendi juaj nuk eshte pjese e Bashkimit Evropian dhe rrjedhimisht, as pjese e politikave dhe instrumenteve te financave. Megjithate, kjo nuk do te thote qe Shqiperia eshte e perjashtuar nga zhvillimi. Turizmi ne kete sens mund te jete nje hap i mire. Cdo vend duhet te investoje ne resurset e medha qe ka dhe faktori ambiental e favorizon vendin tuaj ne Mesdhe. Sic e thashe edhe me siper, ne qender duhet te mbeten gjithashtu sipermarresit, ata qe e ndjejne veten jo vetem ne dispozicion te tyre, por edhe te komunitetit, duke krijuar vazhdimisht vende te reja pune. Ky eshte ne fakt vizioni qe kemi per situaten evropiane dhe ate ne Shqiperi, ne vecanti.

Biznesi dhe kriza ekonomike boterore. Si po bashkejetojne se bashku

Akoma kriza nuk i ka shfaqur plotesisht efektet e saj, ende shtetet dhe qeverite e botes po perpiqen te kuptojne dimensionet e saj, ndaj edhe ne nuk mund te kemi nje kuader te qarte te asaj cka po ndodh. Kriza po krijon pasiguri ne treg, qe lidhet me likuiditetin. Sistemi bankar nuk di kush eshte i semure dhe nuk ka gjetur akoma antitrupat per likuiditetin. Sipermarrjet vuajne nga fakti qe nuk kane likuiditet, sepse nuk perballojne dot investimet qe kane bere dhe qe duhen paguar. Ka rrezik per humbjen. Sipas disa ekonomisteve, kjo eshte nje faze qe shkaterron pjese te ekonomise, per ta bere ate qe te rilinde me forte me pas. Per momentin, mund te them vetem qe ende nuk kuptohet dimensioni i saj.

Sa e rendesishme eshte qe nje sipermarres te kete nje konsulent biznesi prane tij

Varet nga lloji i sipermarrjes. Nese biznesi nuk eshte kompleks, behet fjale per shitje, pune artizanale etj., deri ne kohen qe aktiviteti funksionon, nje sipermarres i mire, edhe i vetem mund t'ia dale. E njejta gje vlen edhe ne nje mini ndermarrje ne te cilen punojne deri ne 15 punonjes. Nderkaq, kur dimensionet jane te nje rendesie me te madhe, kur lind nevoja per kapacitete intelektuale njerezore, te zhvillimit dhe kerkimit te nje produkti, te vleresimit, kur tregu behet internacional, ne kete rast eshte e nevojshme nje konsulent i jashtem. Megjithate, edhe ne kete rast eshte me e rendesishme qe sipermarresi te dije te ndaje kompetencat me ata qe bashkepunojne me te. Ai qe nuk u jep vlere atyre qe ka perreth, eshte nje biznesmen miop.

Sipas jush, cili eshte celesi qe con ne evitimin e risqeve te biznesit

Te besh nje plan te mire biznesi. Askush nuk mund te garantoje se duke bere planin me te mire te biznesit ne bote, sipermarrja do te shkoje per bukuri, por ky plan sherben per te reduktuar mundesite e rreziqeve. Ai eshte i strukturuar ne menyre te tille qe analizon te gjithe aspektet rreth e rrotull biznesit dhe lejon te percaktohen planet strategjike qe reduktojne ne maksimum nivelin e pasigurise. Ne mungese apo ne prezence te nje plani biznesi te bere keq, mundesia e falimentimit te nje biznesi do te jete 75% ne harkun e 3-vjecarit te pare te fillimit. Prezenca e nje plani te mire biznesi do te thote qe ose sipermarrja te mos niset fare, ose nese ajo jep startin, mundesite per te ecur perpara, te jene shume te larta.

Cila eshte keshilla juaj per sipermarresit shqiptare ose ata qe zgjedhin te investojne ne kete vend

E para, te kene nje plan biznesi, ta bejne ate mire, ose te kene ndihmen e duhur qe ky plan biznesi te jete i mire. Keshilla nuk eshte vetem per sipermarresit, por gjithashtu per qeverine, bashkite, shoqatat e bizneseve etj., te cilet duhet te marrin ne konsiderate faktin se qe te promovohen kane nevoje per burime. Sipermarresit nuk jane te keqijte qe duan te pasurohen ne shpatullat e te tjereve, por jane ata qe krijojne mundesi per te gjithe. Pra, eshte e nevojshme per ta te stimulohen dhe te besohet ne potencialet e tyre. Nga ana tjeter, falimentimi eshte nje perspektive. Ka vende ne bote qe asnje kapitalist nuk investon me ty, nese nuk ke deshtuar te pakten nje here ne jete, sepse kjo do te thote qe ke eksperience dhe qe ke mesuar. Sipermarresit jane dinamike dhe mund te gabojne, por e rendesishme eshte qe atyre t'u vihen ne dispozicion mjetet e duhura, burimet e nevojshme per t'u vene ne prove dhe per t'u testuar. E rendesishme eshte gjithashtu qe cdo vit duhet vleresuar risqet e biznesit, duke pasur kohe per korrigjimet ne menyre qe te mos vije falimentimi, ose qe sipermarrja te mos rezultoje jofitimprurese.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj






Burimi: Koha Jone Ekonomi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!