KEK-u shthuret pas bordit
03.07.2009 08:17 - Kategoria: Biznesi
Zėdhėnėsi i Korporatės Energjetike tė Kosovės, Viktor Buzhala, ka konfirmuar pėr Kosova Sot, se Distribucioni ende nuk ėshtė regjistruar si kompani e veēantė.
Nga ana e KEK-ut, sipas Buzhalės janė pėrfunduar tė gjitha punėt rreth shthurjes, ristrukturimit. Ne e kemi pėrfunduar fazėn e shthurjes sė distribucionit nga KEK-u, tha Buzhala. Sipas tij, deri mė tani ėshtė bėrė shthurja juridike dhe financiare e distribucionit, pra janė ndarė bilancet.
Njė nga pikat mė tė nxehta sa i pėrket ndarjes sė Distribucionit nga KEK-u ėshtė fati i borxhit qė konsumatorėt i kanė KEK-ut. Edhe pėr kėtė pyetje tonėn MEF-i nuk ka pėrgjigje. Zėdhėnėsi i KEK-ut, Buzhala, thotė se ēėshtja borxheve ėshtė nė kompetencėn e aksionarit tė kompanisė, gjegjėsisht Qeverisė sė Kosovės.
Sa pėrket aspektit tė ndarjes financiare, Ramadan Sejdiu, drejtori i njėsisė pėr monitorimin e NP-ve, thotė se ėshtė duke u punuar nė mėnyrė intensive pėr kėtė ēėshtje qė tė kryhet sa mė shpejt.
Selmanaj fajėson
KEK-un dhe MEF-in
Ndėrsa, kryetarja e Komisionit parlamentar pėr energjetikė, Myzejne Selmanaj, pėr Kosova Sot' ka thėnė se KEK-u dhe MEF-i janė fajtorėt kryesorė pėr vonesat nė ndarjen e distribucionit. Sipas tė gjitha gjasave ata e kanė bėrė njė shthurje akoma jo nė amballding juridik dhe financiar, sepse Qeveria ēdo gjė qė po bėn nė KEK-u, po e bėn nė mėnyrė tė fshehtė. Asgjė s'ėshtė transparente, thotė Selmanaj.
Ligji pėr ndėrmarrjet publike e parasheh krijimin e ndėrmarrjeve tė reja publike.
Ēdo ndėrmarrje e re publike mund tė themelohet vetėm nėse kjo autorizohet me njė vendim tė Qeverisė, thuhet nė ligjin pėr ndėrmarrjet publike, i cili ka hyrė nė fuqi nė qershor tė vitit 2008.
Qeveria e Kosovės, nė mbledhjen e 17 shtatorit 2008, ka obliguar KEK-un qė tė vazhdojė me ristrukturimin e KEK-ut nė pėrputhje me strategjinė energjetike tė Kosovės.
Afati pėrfundimtar pėr ristrukturimin e KEK-ut ėshtė data 31 mars 2009, nė pėrputhje me politikat e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, thuhet nė vendimin e Qeverisė sė Republikės.
Edhe nė dokumentet qė MEF-i i ka dorėzuar Kuvendit nė muajin nėntor, rreth ristrukturimit dhe privatizimit tė KEK-ut, thuhet se ristrukturimi financiar i divizioneve tė minierave, gjenerimit, rrjetit tė distribucionit dhe furnizimit duhet tė pėrfundojė deri mė 31 dhjetor 2008.
V. Prebreza
Burimi: Kosova SOT Ekonomi
lajme.parajsa.com


























































