Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


7 miliardė dollarė pėr zbutjen e skamjes

21.11.2008 06:02 Bota - Burimi: Kosova SOT Bota

Gjenevė, 20 nėntor
Kombet e Bashkuara pėr vitin e ardhshėm kanė nevojė prej shtatė miliardė dollarė, para me tė cilat duhet t'u japin ndihmė humanitare 30 milionė njerėzve nė 31 vende nė botė, qė paraqet shumė mė tė madhe vjetore tė kėrkuar nga organizata botėrore, transmetoi Frans pres.
Thirrja pėr fondin prej shtatė miliardė dollarė ėshtė bėrė nė bazė tė kėrkesave pėr ndihmė nga Republika e Afrikės Qendrore, Ēadi, Bregu i Fildishtė, Republika Demokratike e Kongos, Iraku dhe vendet fqinje, Kenia, territoret e pushtuara palestineze, Somalia, Sudani, Uganda, Afrika Perėndimore dhe Zimbabve. Shuma mė tė mėdha pėr vitin 2009 janė kėrkuar pėr Sudanin (2,1 miliardė dollarė), Somalinė (919 milionė), RD tė Kongos (831 milionė), Zimbabven (550 milionė), Irakun dhe rajonin (574 milionė).
Qėllimi ynė ėshtė t'u ndihmojmė njerėzve mė tė rrezikuar qė ta mbijetojnė vitin e ardhshėm, t'i tejkalojnė vėshtirėsitė dhe dėshpėrimin, qė tė fillojnė tė jetojnė me dinjitet dhe nė siguri, siē ėshtė e drejta e ēdo qenie njerėzore", nėnvizon sekretari i pėrgjithshėm i KB-sė, Ban Ki-Mun nė mesazhin, kushtuar thirrjes pėr fondin humanitar pėr vitin 2009.
Ban Ki-Mun u bėri thirrje donatorėve t'i referohen thirrjes edhe krahas krizės financiare globale, shton AFP.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare