Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


EU flag outside European Commission

BE po shqyrton mundėsinė e sanksioneve ndaj Rusisė pėr krizėn nė Gjeorgji

Ministri i jashtėm francez Bernard Kushner tha se Bashkimi Evropian po shqyrton mundėsinė e sanksioneve ndaj Rusisė pas njohjes prej Moskės tė pavarėsisė sė territoreve gjeorgjiane tė Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė. »»


90 vite mė pas Rusia kujton carin e ekzekutuar

19.07.2008 06:52 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Mijėra rusė kanė marrė pjesė nė ceremonitė e organizuara me rastin e pėrvjetorit tė 90-tė tė vrasjes sė Car Nikollės II dhe familjes sė tij. Tė krishterėt ortodoksė rusė kanė zhvilluar njė meshė nė Jekaterinburg, ku familja mbretėrore u vra, dhe mė pas kanė zhvilluar edhe njė procesion 18 kilometra tė gjatė. Njė tjetėr meshė ėshtė zhvilluar edhe nė Katedralen e Shėn Petėrburgut, aty ku gjenden tani trupat e familjes. Perandori i fundit i Rusisė u ekzekutua nga revolucionarėt bolshevikė, nė 1918-ėn. Nikolla, gruaja e tij, Aleksandra, dhe pesė fėmijėt, bashkė me mjekun dhe tre shėrbėtorė, u vranė natėn e 16-17 korrikut tė 1918-ės. Familja Romanov ėshtė shpallur tani e shenjtė nga ana e Kishės Ortodokse, qė ėshtė rikthyer nė jetė pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik. Tė enjten, besimtarėt mbushėn Kishėn e Gjakut, nė Jekaterinburg, nė malet Urale, pikėrisht nė vendin ku familja mbretėrore u vra. Peshkopėt me veladonėt e kuq dhe tė artė kryesuan ceremoninė, ndėrsa shumė njerėz qėndronin edhe nė ambientet e jashtme. Shumė prej tyre mbanin ikona dhe flamuj dhe iu bashkuan mė pas procesionit drejt Ganina-Jamas, ku trupat e pajetė tė familjes mbretėrore u hodhėn nė njė galeri miniere. Popullariteti i rilindur i Romanovėve ėshtė nė fakt njė transformim mahnitės qė pasqyron edhe ndryshimet e mėdha nė vetė shoqėrinė ruse. Pėr pjesėn mė tė madhe tė shekullit tė shkuar, Car Nikolla II konsiderohej zyrtarisht si njė tiran. Pėr regjimin sovjetik tė Rusisė ai personifikonte tė gjithė ata qė ishin pėrpjekur tė shkatėrronin revolucionin e 1917-ės. Tani, kur kanė kaluar dy dekada pas rėnies sė shtetit komunist, qė bolshevikėt e krijuan me luftė, cari adhurohet si njė shenjtor, njė martir qė vdiq pėr shkak tė besimit tė tij. Pak para 90-vjetorit tė vdekjes sė tij, nė njė sondazh tė kryer nė Rusi, Car Nikolla II rezultonte si heroi mė i madh nė historinė ruse. Ka shumė gjasa qė kjo tė jetė njė shenjė e konfuzionit tė vendit nė lidhje me tė shkuarėn e tij, pasi nė sondazh, pas Car Nikollės, renditej ish-diktatori sovjetik, Jozef Stalin.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare