Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


A do tė ketė ndarje tė Kosovės...

28.08.2008 00:04 Bota - Burimi: Mapo Bota


A do tė ketė ndarje tė Kosovės...

Shkruan : Ben Andoni

Pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės dhe shkėmbimit tė artikulimit tė ndėrsjelltė tė miqėsisė vėllazėrore u fol shumė dhe pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė aksionet e Termocentralit “Kosova C”. Nė fakt, ky pohim, u shtua sė fundi me vizitėn e parė si kryeministėr tė Kosovės nė Tiranė tė Z. Hashim Thaēi. Ky i fundit e theksoi mė shumė atė. Ai deklaroi nė foltoren e pėrbashkėt me kryeministrin shqiptar pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė “Kosova C” dhe pėr predispozitėn e qeverisė sė tij. Por...

Shqipėria jashtė
termocentralit
Jo vetėm kaq, por ato ditė- njerėzit teknikė filluan qė edhe tė merreshin dhe me kalkulimet e mėtejshme tė pėrfitimit. “Kemi rėnė dakord tė bashkėpunojmė ngushtė nė fushėn e energjisė nė mėnyrė qė tė japim pėrgjigjen mė tė mirė. Nė kėtė fushė ka vėshtirėsi por kemi rezerva kolosale”, pėrcaktoi kryeministri Thaēi. Ndėrsa, kryeministri Berisha, ia ktheu me patos nga ana tjetėr, duke thėnė se :”Pėr shkak tė pėrmasave sė tij, kompleksitivitetit tė procedurave tė njė vepre kaq tė madhe, ne po shqyrtojmė mundėsinė qė tė jemi aksionet tė “Kosova C”. Pėr ironi tė fatit, tashmė kėto deklarata duken si krejt jashtė realitetit. Pasi ka qenė Ministria e Energjetikės sė Kosovės, qė ėshtė shprehur qartė se kanė pėrfunduar procedurat e tenderimit dhe se pjesa shqiptare nuk ekziston. “MEM (Ministria e Energjetikės dhe e Minierave) bėri tė ditur sesa i pėrket projektit ‘Kosova C’, kompanitė para-kualifikuese janė pėrcaktuar dhe pėrfshirja e ndonjė investitori tjetėr nuk ėshtė e mundur”, ėshtė deklaruar nė njė komunikatė tė fundit pėr shtyp. E vetmja shpresė qė ka mbetur ėshtė nė fjalėn e zėvendės/ministrit, Ramė Manaj, qė ka pohuar se do tė realizohet ajo ēfarė kanė deklaruar kryeministrat nė takimin e tyre.
Ēfarė ėshtė
ky termocentral
Ky projekt madhėshtor, pėr sa i pėrket interesave tė tij, do tė shėrbejė pėr energji elektrike shtesė nga Kosova. Termocentrali Kosova C ėshtė njė projekt qė i pėrket viteve ’80, por qė ėshtė inincuar nga qeveria e shkuar. Sipas projektit, termocentrali do tė prodhojė 2100megaWat orė energji elektrike dhe do tė kushtojė rreth 3 miliard Euro. Nė fazėn e parė, ai do tė realizohet me 900-1000mgW. Ai mendohet se do tė jetė funksional aty rreth vitit 2012-2014. Kurse nė fazėn e dytė, planifikohet qė tė instalohen 1000-1200mgW dhe pritet tė mbarojė rreth 2020. Ajo do tė financohet nga partnerė ndėrkombėtarė ndėrsa mendohet se Kosova do tė bėhet dhe njė eksportues kryesor i energjisė...Nga tė dhėnat mendohet se Shqipėria do tė investonte nė termocentralet e Kosovės pėrmes Fondit Shqiptar tė Zhvillimit. ...

Serbėt u ngrihen puplat: A mund tė ndahet Kosova
Duke parė ērregullimet e autoriteteve nė Kosovė, serbėt e kanė pasur mė lehtė qė tė bėjnė planet e tyre. Mė e rėnda, por e planifikuar mirė prej tyre- ėshtė pa asnjė dyshim ajo e organizimit tė Parlamentit tė tyre mė 28 qershor. Ndaj ka qenė i kuptueshėm edhe reagimi i Bajram Rexhepit, kryebashkiakut tė Mitrovicės- qė ka bėrė tė njohur shqetėsimin e tij pėr atė qė po bėjnė serbėt me rastin e formimit tė Kuvendit tė tyre mė ditėt e fundit tė qershorit. Nė tė njėjtėn kohė, serbėt, e kanė planifikuar qė me rastin e festimeve pėr pėrvjetorin e betejės sė Fushė-Kosovės tė merren edhe me themelimin e Kuvendit serb tė Kosovės. Njė pėrpjekje e sofistikuar pėr ndarjen e Kosovės...
Nė kėtė rast, kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi dhe ai i Shqipėrisė Sali Berisha, kanė deklaruar kėtė fillimjavė nė Bruksel se ndarja e Kosovės do tė ishte njė skenar i rrezikshėm. Kryeministri Berisha ka kritikuar autoritetet nė Serbi pėr shkak tė formimit tė strukturave paralele nė Kosovė duke thėnė se situata nė veri duhet tė vendoset si test kryesor pėr qeverinė e re atje. “Kufijtė ndėrkombėtarė tė Kosovės duhet tė respektohen”, ka thėnė Berisha, tė martėn nė Bruksel, i cituar nga “Express”. Thaēi dhe Berisha kanė marrė pjesė nė njė samit pėr Ballkanin tė organizuar nga “Miqtė e Evropės”, i cili pėrbėhet nga fondacione dhe shoqata tė ndryshme. Nė fjalėn e tij Kryeministri kosovar ka pohuar se pas krijimit tė qeverisė pro-evropiane nė Serbi pret qė ky zhvillim tė ketė ndikim pozitiv edhe nė Kosovė. “Sa mė afėr tė jetė Beogradi me Brukselin aq mė afėr do tė jenė serbėt e Kosovės me Prishtinėn”, ka thėnė Thaēi. Duke u ndėrlidhur me Mitrovicėn, Kryeministri Berisha ka thėnė se Kosova ėshtė njė rast unik por jo faktit qė Mitrovica duhet qė tė ndahet.
Nė kėtė debat kanė marrė pjesė personalitete tė ndryshme nga rajoni i Ballkanit Perėndimor dhe zyrtarė tė Institucioneve tė BE-sė. Komisionari i BE-sė pėr Zgjerim Oli Rehn ka thėnė se pavarėsisht se nė Irlandė ėshtė refuzuar, Traktati i Lisbonės me tė cilin synohet reformimi i BE-sė, nuk do tė ketė ndikim pėr perspektivėn evropiane tė Ballkanit. Edhe folės tė tjerė, pėrfshirė edhe ish –shefin e UNMIK-ut Joachim Rucker kanė kundėrshtuar idetė pėr ndarjen e Kosovės ndėrkohė qė ka folur pėr rikonfigurimin e pranisė ndėrkombėtare nė vend. Nė Bruksel- pėr Kosovėn ka folur edhe Jean-Pierre Jouyet, sekretar francez i shtetit pėr ēėshtje evropiane, i cili ka deklaruar se vendosja e EULEX-it dhe ndihma pėr forcat pro-evropiane nė Serbi, nė kontekstin e pavarėsisė sė Kosovės do tė jetė njė nga sfidat e BE-sė, gjatė presidencės sė Francės, qė do tė nisė nga 1 korriku. Ai po ashtu ka theksuar se Ballkani Perėndimor ka perspektivė evropiane. Po ashtu, ėshtė mbėshtetur edhe plani i Ki Moon, ku Kryeministri Britanik Gordon Brown ėshtė shprehur i kėnaqur me mbėshtetjen qė i ėshtė dhėnė planit tė OKB-sė pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut.
“BE do tė marrė njė rol mė tė madh nė tė ardhmen dhe besoj se me gjithė diferencat qė janė shprehur pėr Kosovėn ka pasur pajtim tė pėrgjithshėm pėr propozimin”, ka thėnė Broėn duke iu referuar debatit pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, pak kohė mė parė. Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian, Brown ka thėnė se pėr kėtė plan ka pėrkrahje edhe nga Ministrat e Jashtėm tė BE-sė.

Rusėt sėrish nė skenė. Evropa jo ndarjes
Nė qytetin e Rusisė Hanti-Mansijsk, nė tė njėjtėn kohė, me mbledhjen e Brukselit- filloi samiti dy ditor Rusia-BE,nė tė cilin nė qendėr tė vėmendjes ishte fillimi zyrtar i negociatave pėr marrėveshjen e re pėr partneritet dhe bashkėpunim tė Rusisė me BE. Sipas paralajmėrimeve nga Moska, njėra nga temat e bisedės tė kryetarit rus Dimitrij Medvedev dhe zyrtarėve evropian ka qenė edhe Kosova. Zėvendėsi i ministrit tė punėve tė jashtme i Rusisė Aleksandar Grushko,duke paralajmėruar bisedat pėr Kosovėn nė samit,deklaroi se Moska “kupton se BE ėshtė e gatshme pėr tė marr nė vete pjesėn e pėrgjegjėsisė nė rajon, por konsideron se pėrforcimi i ndikimit tė saj duhet tė harmonizohet me Beogradin dhe Prishtinėn dhe kėtė tė lejoj OKB-ja”, referuar BETA-s.

Kosova
“Kosova, shteti mė i ri nė botė, vazhdon tė njihet nga shtete tė reja, pėrsėrisin pėr ēdo ditė politikanėt. Mirėpo, nuk ėshtė saktėsisht e njėjta Kosovė ajo qė po njihet nga vendet e ndryshme. Jemi gjithnjė e mė tė rrudhur territorialisht e mė tė gjymtuar institucionalisht”, shprehet publicisti Albin Kurti.
Nė fakt, nė rrugėn e saj Kosova, ka pasur kufizime duke filluar qė pas 17 shkurtit, ajo pas 11 majit, kjo pas 15 qershorit apo ajo qė do tė bėhet nė vjeshtė?, sipas tė njėjtit autor. Nė njė farė mėnyre, Kosova, ėshtė akoma nė axhendat ndėrkombėtare dhe nė pėrpjekje tė pareshtur pėr t’i gjetur modelin mė tė pėrshtatshėm pėr mbijetesėn e saj tė vėshtirė. Dhe kjo Pavarėsi nuk ka mė lidhje me artikulimet e politikanėve kosovarė, por me luftėn qė po bėhet sesa kėta politikanė do arrijnė tu shėrbejnė interesave tė banorėve kosovarė. Me sa duket nė kėto hulli ku ėshtė Kosova tė duhet qė tė presėsh gjatė dhe tė tentosh qė tė besosh mė tė mirėn.
Sa i pėrket qeverisė sė Kosovės nė pėrballjet e saj ka sfida pa fund, kurse pėr Serbinė duket se Evropa ndjehet sikur e ka tepruar pak nė kurriz tė saj.
“Nė deklaratėn e pavarėsisė sė Kosovės tetė herė pėrmendet Ahtisaari dhe vetėm tri herė pavarėsia, pėrfshirė kėtu edhe titullin e deklaratės. Dokumenti i Ahtisaarit nė pėrpikmėrinė e tij realisht ka rėnė sepse procesi nuk po mbyllet: institucionet e Kosovės jo vetėm qė e kanė filluar procesin e pazarit me Kosovėn, por ato asnjėherė nuk kanė treguar vendosmėri pėr ta mbyllur kėtė proces. Nė rastin mė tė mirė - e qė sėrish ėshtė i keq - do tė na pėrsėritet situata e fundit tė viteve tė ’80-ta: institucionet e Kosovės do tė insistojė nė Planin e Ahtisaarit ashtu siē insistohej dikur nė autonominė e ’74-shit. Fare mirė e dimė tė gjithė se ēfarė pat ndodhur atėherė...”, thotė Albin Kurti, duke treguar se stanjacioni kosovar tashmė ėshtė nė njė stad tjetėr dhe kjo lidhet me ecjen e Kosovės si shtet, pa frikėn e ndarjeve...



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare