Al Gor: SHBA tė investojė nė energjinė e ripėrtėritshme
16.08.2008 18:55 Bota - Burimi: VOA Europa
Ish zėvendės presidenti Al Gor bėri thirrje qė Shtetet e Bashkuara ta prodhojnė tė gjithė energjinė elektrike pėrmes erės, diellit dhe burimeve tė tjera jo tė dėmshme pėr mjedisin brenda 10 vjetėsh. Zoti Gor tha se kalimi nė kėtė lloj energjie jo vetėm qė do tė ndihmonte nė zgjidhjen e problemeve tė tanishme energjitike dhe ekonomike tė Amerikės, por edhe do tė pėrmirėsonte sigurinė kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara duke ulur varėsinė nga nafta e huaj.
Al Gor pati njė pritje tė jashtėzakonshme nė njė konferencė pėr energjinė nė Uashington, ku ai parashtroi njė sfidė pėr vendin.
"Sot unė i bėj sfidė vendit tonė qė tė pėrkushtohet nė prodhimin e 100 pėrqind tė energjisė sonė elektrike pėrmes energjisė sė ripėrtėritshme, tė pastėr dhe pa burime gazi karbonik brenda 10 vjetėsh."
Megjithėse disa kritikė e kanė quajtur njeri alarmant, zoti Gor e ka bėrė ndryshimin e klimės globale ēėshtjen e tij kryesore, dhe pėr kėto pėrpjekje ai fitoi ēmimin Nobel. Ai pranoi se nė mėnyrė qė Amerika tė lėrė pas karburantet nga fosilet do tė duhej vendosja e njė takse tė gazit karbonik nga nafta dhe qymyrguri, ēka do tė kompensonte uljen e taksave mbi tė ardhurat. Por zoti Gor tha se ēmimet e larta tė naftės dhe kriza e tanishme ekonomike kanė krijuar njė mjedis tė ri politik ku amerikanėt duan ndryshim.
"Nuk mbaj mend ndonjė periudhė tjetėr kur nė vendin tonė kaq shumė gjėra nuk po shkojnė si duhet nė tė njėjtėn kohė. Ekonomia jonė ėshtė nė gjendje shumė tė keqe dhe po bie edhe mė tej, dhe njerėzit po e ndjejnė. Ēmimet e naftės po rriten shumė dhe po ashtu edhe ato tė energjisė elektrike. Vendet e punės po transferohen jashtė vendit, dhe kreditė e shtėpive janė bėrė problematike. Bankat dhe kompanitė automobilistike, si dhe institucionet e tjera tek tė cilat varemi janė nėn presion tė madh."
Zoti Gor u bėri thirrje amerikanėve tė mbledhin forcat, duke iu referuar pėrpjekjeve qė bėnė tė mundur qė Neil Armstrong tė ecte nė hėnė vetėm 8 vjet pasi ish presidenti Xhon F. Kenedi e parashtroi kėtė sfidė. Ai tha se tė dy kanidatėt presidencialė, si demokrati Barak Obama ashtu edhe republikani Xhon Mekejn janė shumė pėrpara shumicės sė politikanėve nė luftėn e tyre kundėr ndryshimit tė klimės globale.
Por zoti Gore e kritikoi propozimin e presidentit Bush pėr shpimet pranė bregdetit pėr naftė si mėnyrė pėr tė zgjidhur krizėn e tanishme energjitike.
"Vetėm njė sistem qė nuk funksionon si duhet do ta pranonte logjikėn perverse se pėrgjigja afatshkurtėr e ēmimeve tė larta tė naftės ėshtė tė shposh pėr naftė pas 10 vjetėsh nė zona qė duhen ruajtur."
Kandidati demokrat pėr president Barak Obama bėri njė deklaratė pas fjalimit, duke thėnė se ai ėshtė shumė dakort me zotin Gor se Shtetet e Bashkuara nuk duhet tė vazhdojnė shpimet pėr tė arritur pavarėsinė energjitike, por duhet tė shtojnė investimet nė burime tė pėrtėritshme energjie. Zoti Obama tha se kjo ėshtė njė strategji qė do tė krijojė miliona vende tė reja pune dhe do tė lėrė pas njė botė mė tė pastėr dhe mė tė sigurt pėr fėmijėt amerikanė. //bsa//
lajme.parajsa.com



































