Ali Ahmeti: Besojmė qė brenda mandatit tė zgjidhen ēėshtjet e papėrfunduara pėr shqiptarėt
17.07.2008 00:01 Bota - Burimi: VOA Europa
Zėri i Amerikės: Zoti Ahmeti, partia juaj pėrfaqėsohet nga pesė ministra, dhe njė zėvendės kryeministėr nė qeverinė e z.Gruevski; si e vetmja parti shqiptare qė bėn pjesė nė kėtė koalicion, cilat do tė jenė disa nga objektivat qė do tė ketė partia juaj nė kėtė funksion?
Ali Ahmeti: Ne kemi dalė shumė hapur pėrpara elektoratit shqiptar, me njė program mjaft tė begatė, qoftė nė aspektin kombėtar, qoftė nė aspektin e zhvillimit ekonomik, dhe mendojmė qė pėr kėto ēėshtje qė ne i kemi paraqitur pėrpara shqiptarėve tė Maqedonisė, kemi kapacitet njerėzor, dije, ekspertė tė fushave tė ndryshme, qė tiu dalim pėr zot kėtyre cėshtjeve. Ne aktualisht do tė drejtojmė 5 ministri nė qeverinė e Maqedonisė, kemi njė zėvendės kryeministėr nė kabinetin Gruevski , tre zėvendėsministra, sekretarė shteti, si dhe disa drejtori mjaft tė rėndėsishme nė Republikėn e Maqedonisė. Besojmė qė brenda kėtij mandati, do tė zgjidhen ēėshtje qė akoma nuk kanė pėrfunduar, akoma nuk kanė gjetur zgjidhje, siē ėshtė gjuha shqipe, qė duhet tė jetė njė zgjidhje e pranueshme pėr shqiptarėt e Maqedonisė, konform kushtetutės sė Maqedonisė dhe Marrėveshjes sė Ohrit; gjithashtu, edhe zgjidhja e statusit tė njerėzve tė dėmtuar nga lufta e vitit 2001, duke u bazuar nė ligjet e vendit; si dhe shumė ēėshtje qė lidhen me ekonominė e vendit si dhe me infrastrukturėn, pėr tė cilat ne do tė japim njė kontribut aktiv, dhe do tė jemi pjesė e zgjidhjes sė problemeve tė shumta, me tė cilat ballafaqohen qytetarėt e Maqedonisė. Gjithashtu, kemi rėnė dakort pėr tė ndjekur njė politikė tė pėrbashkėt, pėrsa i takon politikės sė jashtėme tė vendit, duke dhėnė kontributin tonė konstruktiv dhe pėr zgjidhjen e kontestit nė mes tė Republikės sė Maqedonisė dhe Greqisė, si dhe sa mė parė tė krijojmė kushte tė pranueshme pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Zėri i Amerikės:A do tė vendosen afate kohore, pėr zgjidhjen e ēėshtjeve qė nuk janė zgjidhur ende?
Ali Ahmeti:Tė dy palėt kemi qenė tė interesuar qė tė kemi marrėveshje dhe afate pėr problemet e lartpėrmendura. Unė kam qenė i interesuar, qė pa kontratė tė mos bėhet ky koalicion, qė mos tė lindin probleme dhe konfrontime tė panevojshme, por tė ketė marrėveshje nė mes tė palėve, dhe afate kohore. Sigurisht, kėto qė theksova unė, pėrsa i takon pėrdorimit tė gjuhės shqipe apo ligjit pėr gjuhėn shqipe, kam lėnė njė afat kohor, mund tė ndodhė para zgjedhjeve lokale, por mund tė ndodhė dhe mbas zgjedhjeve lokale qė nė parlamentin e Maqedonisė, tė paraqitet nė legjislativ ligji pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe, si dhe zgjidhja e statusit legal tė ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, qė mund tė fillojė brenda njė periudhe tė shkurtėr, me krijimin e kushteve ,dhe me fillimin e funksionimit tė ekzekutivit tė Republikės sė Maqedonisė.
Zėri i Amerikės:Zgjedhjet parlamentare tė 1 qershorit lanė njė shije tė hidhur nė komunitetin ndėrkombėtar, pėr shkak tė incidenteve tė dhunės mes partive rivale shqiptare. Cilat janė mėsimet qė duhen nxjerrė sipas jush?
Ali Ahmeti:Nė vazhdimėsi, ne jemi pėrpjekur si Partia e Bashkimit Demokratik pėr Integrim, qė mos ti pėrēajmė shqiptarėt, tė mos fusim grindje mes tyre, dhe kėtė akt fisnik ne do ta pėrcjellim mė tej. Ne nuk duam grindje, ne nuk duam pėrplasje, ne nuk duam gjėra tė shėmtuara qė tė ndodhin brenda hapėsirės ku jetojnė shqiptarėt, por pėr fat tė keq, kėto gjėra kanė ndodhur pa dėshirėn tonė, pa vullnetin tone;por ne asnjėherė nuk i kemi hedhur benzinė zjarrit, gjithmonė kemi dashur qė tė bėjmė debate, qė tė paraqesim mendime dhe tė kundėrta, por pa u konfrontuar, dhe pa patur pasoja deri nė lėndime fizike, apo tu shkaktojmė dhimbje tė ndryshme familjeve
pėr kėtė, ne kemi dhėnė prova tė pahomueshme, qoftė kėto katėr vite qė kemi qenė nė pushtet nė Maqedoni, por kemi dhėnė prova dhe gjatė 18 muajve qė ne kemi qenė nė opozitė. Vetėm duke u konfrontuar me ide, duke u konfrontuar me mendime, ne mund tė ecim pėrpara, mund tė ēojmė pėrpara procese. Pėr tė gjitha kėto qė unė them, iu garantoj tė gjithė shqiptarėve, qė ne do tė pėrpiqemi edhe mė tej, tė bėjmė njė punė konstruktive, tė afrojmė njerėzit, dhe kurrkush nuk do tė na ketė partnerė nė pėrēarjen e shqiptarėve, sepse duke u grindur shqiptarėt, vėrtetė mund tė kenė pengesa tė mėdha pėr tė ēuar pėrpara procese madhore nė Maqedoni; dhe pėrpara kėtyre proceseve kemi pėrgjegjėsi tė gjithė si parti politike, por edhe si shqiptarė. Uroj qė akte tė tilla tė turpshme dhe tė dhunshme siē ndodhėn nė 1 qershor, mos tu ndodhin shqiptarėve, por tė gjithė tė kontribuojmė pėr tė mirėn tonė, tė gjithė tė kontribuojmė qė tė ulen gjakrat, tė ulen tensionet dhe tė kapemi mbas punėve tė mira, mbas punėve tė mbara.
Ali Ahmeti:Njohja e pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė njė proces i pashmangashėm, sepse parimisht Maqedonia ka bėrė deklarata mjaft konstruktive, qoftė para zgjedhjeve parlamentare, qoftė para shpalljes sė pavarėsisė, apo dhe mbas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, qė do tė jetė nė tė njėjtėn linjė me SHBA, dhe me komunitetin ndėrkombėtar. Tani kjo ngjarje e madhe historike ka ndodhur, pavarėsia e Kosovės ėshtė shpallur, ajo ėshtė njohur nga SHBA, nga shumė shtete me influencė tė Bashkimit Europian, nga shumė shtete tė tjera tė kontinentit, dhe nė kėtė linjė do tė jetė dhe Republika e Maqedonisė, pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, por janė disa ēėshtje qė pėr mua nuk janė dhe aq tė rėndėsishme, siē janė disa konteste sa u takon vijave tė demarkacionit, konkretisht nė veri tė vendit. Gjatė bisedimeve qė unė kam patur me autoritet nė Maqedoni, nuk kam parė ndonjė rezervė nė drejtim tė mosnjohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, por janė paraqitur disa dilema rreth ēėshtjeve teknike, qė unė mendoj qė nė tė kaluarėn ndoshta janė politizuar, nė mėnyrė tė panevojshme, pasi mund tė gjendet zgjidhje shumė e shpejtė, e pasi tė mbyllen kėto ēėshtje dhe kėto dilema tė vogla, mund tė ndodhė dhe akti i njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės ; ėshtė ēėshtje kohe se kur do tė pregatitet njė klimė mė e mirė qė tė ndodhė ky akt.
Zėri i Amerikės:Zėti Ahmeti, ju faleminderit pėr intervistėn.
lajme.parajsa.com
































