Apeli i Papės nė Australi: Tė shpėtojmė planetin tonė!
19.07.2008 06:52 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Papa Benedikti tha tė enjten, para njė turme tė rinjsh, se ata po trashėgonin njė planet, rezervat e tė cilit ishin shpėrdoruar nė mėnyrė tė ethshme. Apeli i tij mė i fundit, pėr shpėtimin e planetit pėr hir tė gjeneratave tė reja, mbahet para rreth 500 mijė tė rinjve nė Sidnei, pasi ai pėrshkoi gjirin e qytetit mbi njė anije tė bardhė, ndėrsa dhjetėra barka tė tjera e shoqėronin atė. "Pa dashur, ne mėsojmė se ka njė seri katastrofash qė kėrcėnojnė tokėn tonė: erozioni, shpyllėzimi, ezaurimi i rezervave dhe e gjithė kjo pėr tė ushqyer njė konsumizėm tė shfrenuar", tha ai para turmės brohoritėse. Papa 81-vjeēar u duk nė formė tė mirė, ndėrsa filloi pjesėn zyrtare tė udhėtimit tė tij nė Australi. Ai bisedoi me tė rinj dhe i dha njė pėrqafim tė ngrohtė madje edhe njė aborigjeni nė bordin e anijes sė bardhė me tė cilėn udhėtoi. Ai u tha tė rinjve, shumė prej tė cilėve kishin ardhur nga pjesė tė ndryshme tė vendit e veēanėrisht nga ishujt qė kėrcėnohen si pasojė e rritjes sė nivelit tė detit apo nga pjesėt e thara tė Australisė, se mbrojtja e ambientit ishte e njė rėndėsie jetėsore pėr njerėzimin. Papa kujtoi fluturimin e tij tė gjatė nga Roma, fundjavėn e shkuar, gjatė tė cilit ishte mrekulluar nga shkėlqimi i Mesdheut, madhėshtia e shkretėtirės sė Afrikės veriore, gjelbėrimi i pyjeve tė Azisė dhe paanėsia e Oqeanit Paqėsor. "E gjithė kjo mė bėri tė mendoja pėr historinė e krijimit tė Gjenezės; drita dhe errėsira, dielli dhe hėna, ujėrat, toka dhe krijesat e gjalla", tha ai. E nė njė fjalim falėnderimi para Kryeministrit Kevin Rud, mėngjesin e sė enjtes, Papa tha: "Ėshtė e domosdoshme tė reflektojmė mbi llojin e botės qė ne po u lėmė nė dorė gjeneratave tė ardhshme". Australia ėshtė njė ndėr vendet e botės qė emeton sasinė mė tė madhe tė dioksidit tė karbonit pėr frymė, pėr shkak tė stacioneve tė saj tė energjisė me qymyr. Ky vend gjithashtu po kalon edhe nė thatėsirėn mė tė madhe tė tij, nė 100 vitet e fundit, dhe po pėrpiqet me tė gjitha forcat tė shpėtojė sistemin e saj tė lumenjve qė ushqen edhe fushat e prodhimit. Papa ndėrkohė pėrgėzoi Australinė pėr ndjesėn drejtuar aborigjenėve, pėr shkak tė padrejtėsive tė kryera nė tė shkuarėn. Ai tha se kjo ishte njė lėvizje e guximshme pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve dhe i kishte sjellė shpresė pjesės tjetėr tė botės. Kryeministri Kevin Rud u kėrkoi zyrtarisht ndjesė aborigjenėve nė muajin shkurt. 460 mijė aborigjenėt e Australisė pėrbėjnė 2 pėr qind tė popullatės sė vendit, prej 21 milionėsh dhe pėrballen me shkallėn mė tė lartė tė papunėsisė, me abuzime substanciale dhe dhunė familjare. Po ashtu, ata kanė edhe jetėgjatėsinė mė tė shkurtėr, 17 vite mė pak se australianėt e tjerė. Papa falėnderoi aborigjenėt pėr njė ceremoni tradicionale tė mirėseardhjes dhe pohoi se ata ishin banorėt e parė tė Australisė. Kisha katolike shpreson qė Dita Botėrore e Rinisė, njė ide e papės sė ndjerė, Gjon Pali II, do tė rivitalizojė katolikėt e rinj tė botės nė njė kohė kur kulti i individit dhe konsumatorizmi po bėhen gjithnjė e mė dominuese nė jetėt e tyre.
lajme.parajsa.com



































