Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Barak Obama nė Gjermani: Nuk duhet tė ketė mur ndarės mes aleatėve nė dy anėt e Atlantikut

25.07.2008 00:01 Bota - Burimi: VOA Europa

Kandidati demokrat pėr president Barak Obama i inkurajoi evropianėt dhe amerikanėt tė punojnė sė bashku, pėr tė mposhtur terrorizmin dhe ekstremizmin qė e ushqen atė.

Duke folur para njė turme entuziaste prej dhjetra mijėra vetėsh nė Berlin, zoti Obama tha se nuk duhet tė ekzistojė asnjė mur ndarės mes aleatėve nga tė dyja anėt e Atlantikut, ose mes tė krishterėve, myslimanėve dhe hebrenjve.

Ishte fjalimi i parė zyrtar i turneut ndėrkombėtar nė Evropė dhe nė Lindjen e Mesme. Ai shpalosi gjithashtu vizionin e tij pėr Amerikėn dhe tregoi se ky vizion e tėrhoqi babain e tij nė brigjet e saj, me idealet, me tė cilat mund ta identifikojnė veten tė gjithė njerėzit.

Turneu i kandidatit demokrat dhe pasqyrimi i tij nga media janė kritikuar ashpėr nga fushata e rivalit tė tij demokrat Xhon Mekein. Agjencia e lajmeve "Associated Press" citon senatorin tė thotė, se do t’i kishte pėlqyer tė mbante njė fjalim nė Gjermani. Por ai shton, se do tė preferonte ta mbante atė si president dhe jo si kandidat.//lk

  

                             

 



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare