Berlini pret njeriun qė do tė bėhet President
26.07.2008 01:36 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Kandidati demokrat pėr Shtėpinė e Bardhė, Barak Obama, mbėrriti dje nė Gjermani, nė etapėn e radhės sė njė turneu ndėrkombėtar, qė ka si objektiv pėrforcimin e kredencialeve tė tij nė politikėn e jashtme dhe qė ėshtė edhe njė shans pėr tė shpalosur vizionin e tij pėr njė erė tė re nė bashkėpunimin ndėratlantik. Obama do tė vizitojė dhe Francėn dhe Britaninė e Madhe para se tė kthehet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pas bisedimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Obama mbajti njė fjalim nė Berlin. Njerėzit atje ishin mbledhur prej orėsh pėr tė pritur fjalėn e kandidatit me ngjyrė. Stenda ku shiteshin ushqime dhe platforma argėtimi ishin ngritur nė parkun "Tiergarten" tė Berlinit. Pavarėsisht turmave pro-Obamės qė ishin mbledhur nė Berlin, shumėkush kishte pikėpyetje tė mėdha nė lidhje me politikat e tij. Duke folur para gazetarėve, para fjalimit nė Berlin, Obama tha se kishte ndėr mend tė fliste qartė dhe hapur nė lidhje me llojin e marrėdhėnieve qė ai do tė donte tė shikonte mes Shteteve tė Bashkuara dhe Evropės. Unė mendoj se bota ėshtė e interesuar pėr zgjedhjet nė SHBA dhe mendoj se ajo ėshtė e pakėnaqur me rrugėn qė ka ndjekur Amerika deri mė tani". Obama hodhi poshtė sugjerimet, sipas tė cilave ai do tė mbante njė fjalim elektoral, por pohoi se performanca e tij ishte gjithsesi e pėrqendruar mė shumė tek audienca amerikane, se sa te turmat e gjermanėve tė mbledhur nė shesh. "Unė shpresoj tė shpėrndaj nėpėr Atlantik vlerėn e kėsaj marrėdhėnieje dhe tė shpalos kėndvėshtrimin tim mbi mėnyrėn se si duhet ndėrtuar ajo", tha Obama. "Berlini ėshtė pėrfaqėsues i njė suksesi tė jashtėzakonshėm nė pėrpjekjet e pas Luftės sė Dytė Botėrore pėr tė bashkuar Lindjen dhe Perėndimin". Obama kishte shpresuar fillimisht tė fliste para portave tė famshme tė Brandenburgut, pikėrisht nė vendin ku Presidenti amerikan, Xhon F. Kenedi, u fotografua gjatė njė vizite nė 1963-shin, pak pas ndėrtimit tė Murit tė Berlinit. Duke shprehur solidaritet me njerėzit e qytetit tė ndarė, gjatė atij udhėtimi, Kenedi kishte deklaruar: "Ich bin ein Berliner" ("Unė jam njė berlinez"). Porta e Brandenburgut ishte edhe vendi ku Presidenti tjetėr amerikan, Ronald Regan, mbajti fjalimin e famshėm nė 1987-ėn, ku ai i kėrkoi liderit sovjetik, Mikhail Gorbaēov, "shembjen" e mureve. Por, pėrdorimi i kėtij vendi historik u kundėrshtua nga kancelarja Merkel, zėdhėnėsi i tė cilės sqaroi se ajo nuk kishte dashur qė e gjithė kjo tė shfrytėzohej pėr qėllime elektorale. Pavarėsisht nga kjo, si njė aspirant i ri qė ka premtuar ndryshim nėse zgjidhet President dhe pėr tė cilin janė bėrė shpesh krahasime me Kenedin, Obama shpresonte se njė pritje e ngrohtė e gjermanėve do tė ndikonte pozitivisht te zgjedhėsit amerikanė. Nė fakt, Obama gėzon mbėshtetje nė Evropė. Ai ėshtė njė nga ata politikanė qė arrijnė atje ku tė tjerėt nuk munden. Pas rėnies sė popullaritetit tė Presidentit Bush, bota pret tani ta dojė sėrish Amerikėn dhe shumėkush sheh tek Obama, me rininė dhe optimizmin e tij, dikė qė mund ta realizojė kėtė. Por, Obama duhet tu provojė amerikanėve se ai mund tė mbrojė interesat amerikane jashtė vendit. Rivali republikan, Xhon MekKejn, shpesh e ka kritikuar Obamėn duke thėnė se ai nuk ka eksperiencė nė politikėn e jashtme, ndėrkohė qė njė sondazh i fundit tregon se vetėm 48 pėr qind e amerikanėve mendojnė se ai do tė ishte njė kryekomandant i mirė, krahasuar me 72 pėr qind qė e mendojnė kėtė pėr MekKejnin. Nė bisedimet me kancelaren Merkel, Obama u ndal tek Afganistani, Iraku, tregtia, ndryshimet klimaterike dhe NATO. Sipas zyrtarėve tė ekipit tė tij, biseda kishte qenė e ngrohtė dhe konstruktive. Lidhjet e Gjermanisė me administratėn "Bush" janė pėrmirėsuar ndjeshėm qė pas pėrplasjes mbi luftėn nė Irak, qė kundėrshtohej nga Berlini. Gjermania dhe SHBA-ja kanė pasur mosmarrėveshje edhe nė lidhje me refuzimin e Berlinit pėr tė dėrguar trupat e tij nė zonat e luftimit nė jug tė Afganistanit. Tani, liderėt evropianė, sipas analistėve, kėrkojnė konfirmimin se Obama, nėse zgjidhet, do tė jetė njė President qė dėgjon.
lajme.parajsa.com



































