Berluskoni nė Shqipėri pėr nėnshkrimin e dy marrėveshjeve tė energjisė
02.12.2008 12:59 Bota - Burimi: VOA Europa
Nė Shqipėri pritet tė mbėrrijė sot pėr njė vizitė zyrtare disa orėshe kryeministri i Italisė Silvio Berlusconi. Kjo ėshtė vizita e tij e dytė si kryeministėr pas asaj tė 6 viteve mė parė. Kėtė herė mbėrritja e tij nė Tiranė ka ngjallur njė interes tė veēantė pėr faktin se ajo do tė shoqėrohet nga nėnshkrimi i dy marrėveshjeve tė rėndėsishme nė fushėn energjitike.
Bėhet fjalė pėr dy investime tė mėdha private italiane. Marrėveshja e parė, qė praktikisht do tė shenoje nisjen e hapave konkrete, ėshtė ajo pėr ndėrtimin e njė rigazifikatori, impiant qė pasi e merr gazin nė gjendje tė lėngėt, e transformon atė nė gjendje tė gaztė. Projekti, disa qindra milionė eurosh parashikon furnizimin me gaz nga Afrika e Veriut dhe Katari pėr tu eksportuar pastaj drejt Italisė pėrmes njė gazsjellwėi nėnujor. Impianti pritet tė ndėrtohet nė zonėn e Fierit.
Projekti i dytė, po ashtu me pėrmasa tė mėdha, ėshtė ai i shoqėrisė italiane Moncada, qė parashikon prodhimin e energjisė nga era. Projekti parashikon ndėrtimin e njė prej impianteve mė tė mėdhenj nė Evropė, me 260 turbina.
Marrėveshjet nė fushėn e energjisė janė me njė interes dy palėsh. Ende nuk dihet se nė ēmasė do tė pėrfitojė Shqipėria, pasi synimi kryesor i shoqėrive italiane ėshtė furnizimi i tregut tė vendit tė tyre, gjithashtu i mangėt pėrsa i pėrket burimeve energjitike.
Italia mbetet partneri kryesor ekonomik i Shqipėrisė, por njėkohėsisht ėshtė dhe vendi dhurues i pari nė marrėdhėniet bilaterale dhe i dyti nė nivel ndėrkombėtar, duke u renditur pas Bashkimit Evropian pėr ndihmėn e dhėnė e cila llogaritet prej mė shumė se 650 milionė Euro.//lk
lajme.parajsa.com



































