Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Bill Klinton, problem pėr formimin e Kabinetit?

19.11.2008 06:04 Bota - Burimi: Kosova SOT Bota

Bizneset e botės sė jashtme tė ish-presidentit Bill Klinton, si dhe fondacioni i tij global, mund tė paraqesin pengesė tė madhe pėr Hilari Klintonin qė tė bėhet sekretare e shtetit, thonė vėzhguesit

Nė njėrėn anė, lidhjet e tij ekzistuese me liderėt botėrorė mund ta bėjnė menjėherė senatoren e Nju-Jorkut, tė mirėseardhur nė ambasadat e tėrė botės, por nė anėn tjetėr, interesat e komplikuara globale tė biznesit tė Bill Klintonit mund tė paraqesin konflikt interesash nė tė ardhmen, qė do t'i shkaktonin presidentit tė ri kokėdhembje tė panevojshme.
"Kėto janė ēėshtje qė jam i sigurt se janė duke u diskutuar dhe qė duhet tė zgjidhen dhe qė janė legjitime qė tė shtrohen si pyetje", tha Xhejms Karvill, ish-ndihmės i Klintonėve dhe kontribuues i CNN-it.
Dy zyrtarė tė ekipit tranzicional tė presidentit tė zgjedhur, Barak Obama, kanė konfirmuar pėr CNN-in, se janė duke u hetuar veprimet financiare dhe pas-presidenciale tė Bill Klintonit. Ata janė duke kėrkuar ekzistimin e ndonjė aspekti negativ, qė do tė mund ta rrezikonte perspektivėn e Hilari Klintonit si sekretare tė shtetit.
Njė ēėshtje e veēantė mund tė jetė lista e donatorėve tė fondacionit global tė Bill Klintonit, qė mund tė kenė lidhje me figura ndėrkombėtare qė kanė politika qė mund tė vijnė nė kundėrshtim me ato tė administratės sė re tė Obamės.
Burime tė shumta i kanė thėnė CNN-it se, javėn qė shkoi, Obama e ka pyetur Hilari Klintonin se a mund tė jetė sekretare e shtetit nė administratėn e tij dhe, sipas atyre burimeve, pėrgjigja e Hilarit pritet kėtė javė.
Qė nga dalja nga Zyra Ovale, para tetė vitesh, thuhet se Klinton ka mbledhur mė shumė se 500 milionė dollarė pėr fondacionin e vet, ku njė pjesė e mirė e kėtyre parave u pėrdorėn pėr konstruktimin e librarisė sė tij presidenciale. Ky fondacion, po ashtu, ka dhėnė miliona dollarė edhe pėr tė sėmurėt nga AIDS-i nė Afrikė, si dhe ka ndarė mjete pėr ēėshtje tė tjera bamirėsie nė tėrė botėn.
Pėrkundėr kritikave tė pėrsėritura nga kundėrshtarėt e Hilarit nga raundi primar i zgjedhjeve, nuk ka gjasė qė Bill Klinton ta bėjė publike listėn e donatorėve tė kėtij fondacioni. Por, "New York Times" ka raportuar se kjo listė pėrfshinė edhe disa qeveri tė huaja, si p.sh anėtarėt e familjes mbretėrore saudite, mbretin e Marokut, njė fond qė ka lidhje me Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe qeveritė e Kuvajtit dhe Katarit.
Po ashtu, aktuale ėshtė edhe ēėshtja se ēfarė roli do tė ketė Bill Klintoni nė pėrgjithėsi, nėse gruaja e tij do tė bėhet sekretare e shtetit. Qė nga pėrfundimi i mandatit tė tij presidencial, Bill Klinton ėshtė bėrė orator i llojit tė vet, duke fituar miliona dollarė nga fjalimet e tij, tė mbajtura nė korporatat nė mbarė botėn.
Administrata e Obamės me gjasė do tė kėrkojė qė t'i japė fund njė praktike tė tillė, pėr shkak tė frikės se fjalėt e ish-presidentit mund tė bien ndesh me ato tė gruas sė tij, duke e bėrė tė paqartė pėr disa njerėz se kush, nė tė vėrtetė ėshtė duke e shprehur qėndrimin e qeverisė sė SHBA-sė. Por, ka pak tė ngjarė qė Bill Klinton, i cili gjithmonė ėshtė kėnaqur nga tė qenit nė qendėr tė vėmendjes, do tė jetė i gatshėm qė tė tėrhiqet nga jeta publike.
"Me tė vėrtetė Hilari duhet tė ulet dhe tė bisedojė me burrin e saj", tha Dejvid Gergen, njė analist i lartė politik qė ka punuar nė Shtėpinė e Bardhė gjatė mandatit tė Klintonit.
Edhe mė problematike mund tė jetė prirja e Bill Klintonit qė ta thotė mendimin e tij, pa marrė parasysh pasojat politike.
Gjatė kampanjės sė saj presidenciale, vitin e kaluar, Hilari Klinton disa herė e ka kritikuar publikisht burrin e saj pėr gjėrat qė i ka thėnė gjatė kampanjės, me ē'rast nė njė moment veēanėrisht tė turpshėm, ajo i kishte thėnė burrit qė tė heshtė.
"Nėse Bill Klinton nuk kujdeset se ēka flet, Hilarit do t'i duhet qė ta disiplinojė atė, ashtu siē bėnte gjatė kampanjės", tha Gloria Borger, njė analiste e lartė politike e CNN-it.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare