Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Turkish President Abdullah Gul (L) and Armenian President Serzh Sarkisyan shake hands during their meeting in Yerevan, 06 Sep 2008br /br /br /

Turqia dhe Armenia premtojnė tė pėrmirėsojnė marrėdhėniet mes dy vendeve

Presidenti Abdullah Gul (M) dhe Presidenti Serzh Sarkisyan (D) gjatė takimit nė Jerevan, 6 shtator 2008 Udhėheqėsit e Turqisė dhe Armenisė kanė premtuar tė pėrmirėsojnė marrėdhėniet konfliktuale mes tyre, pas bisedimeve shumė tė rėndėsishime qė zhvilluan nė kryeqytetin e Armenisė. »»


Bisedimet e Gjenevės me Iranin pėrfundojnė pa rezultat

20.07.2008 12:04 Bota - Burimi: VOA Europa

Pas mė shumė se pesė orė negociatash, raundi mė i fundit i bisedimeve intensive pėr ēėshtjen e programit bėrthamor tė Iranit, pėrfundoi pėrsėri pa rezultat. Megjithė praninė pėr herė tė parė tė njė zyrtari amerikan nė tryezėn e bisedimeve, nuk u bė asnjė pėrparim pėr kėtė ēėshtje tė debatueshme.

Ministri i Jashtėm i Bashkimit Evropian, Havier Solana, i pėrshktoi negociatat pėrgjithėsisht konstruktive. Por ai pranoi se Irani nuk dha ndonjė pėrgjigje tė qartė ndaj propozimit tė Perėndimit pėr tė pezulluar aktivitetin e tij bėrthamor nė shkėmbim tė stimujve ekonomikė dhe diplomatikė.

European Union foreign policy chief Javier Solana during press conference in Geneva, 19 Jul 2008
Shefi i politikės sė jashmte tė BE nė konferencė shtypi nė Gjenevė, 19 korrik 2008
"Tani shpresoj shumė qė pas zhvillimit tė kėtij debati dhe shkėmbimit tė pikpamjeve, Dr. Xhelili do tė shkojė nė Teheran dhe do tė informojė autoritetet dhe do tė presim nėse do tė marrim ndonjė pėrgjigje pozitive prej andej. Do tė ishte me shumė rėndėsi qė kjo pėrgjegje tė jepej, pėr shembull, brenda dy javėve. Mbetem nė pritje tė kėsaj pėrgjegjeje dhe shpresoj shumė se kėshtu do tė ndodhė".

Shumė parashikime pozitive dhe shpresa i paraprinė raundit tė tanishėm tė bisedimeve dhe pėr herė tė parė njė zyrtar i lartė amerikan ishte i pranishėm nė tryezėn e bisedimeve. Analistėt e vlerėsuan pjesėmarrjen e zyrtarit amerikan nė bisedime si njė ndryshim tė politikės sė Administratės sė Presidentit Bush ndaj Iranit.

Mė parė, Uashingtoni kishte kėmbėngulur se nuk do tė zhvillonte bisedimeve tė drejt pėr drejt ame Iranin, para se ky vend tė ndėrpriste aktivitetin e pasurimit tė uraniumit, si parakusht pėr mbajtjen e bisedimeve tė tilla. Por, ndryshe nga sa ishte deklaruar mė parė, nėnseretari i Shtetit, Uilliam Bėrn u dėrgua pėr tė marrė pjesėnė takimin e djeshėm.

US Undersecretary of State William Burns before meeting with Iran's chief nuclear negotiator Saeed Jalili and EU foreign policy chief Javier Solana, in Geneva, 19 July 2008br /
Nėnsekretari i Shtetit Uilliam Bėrns nė takimin e Gjenevės, 19 korrik 2008
Megjithėse asgjė konkrete nuk doli nga bisedimet, zoti Solana tha se prania e nėnsekretarit Bėrns nė vetvete ishte njė kontribut i rėndėsishėm nė negociata.

"Ishte shumė e rėndėsishme qė gjithsekush nė Iran tė vlerėsojė rėndėsinė e kėtij takimi nga pikpamja e pjesėmarrėsve nė tryezėn e bisedimeve. Siē e dini, ne i kemi paraqitur Teheranit tri dokumente, njė letėr, njė paketė stimujsh dhe njė perspektivė tė qartė, tė nėnshkruara nga udhėheqėsit e vendeve tė pėrfaqėsuar nė bisedime. Sot, nė tryezėn e bisedimeve ishin pėrfaqėsuesit e tė gjitha vendeve. Prandaj takimi ishte me rėndėsi tepėr tė madhe dhe gjithsekush duhet ta ketė tė qartė kėtė".

Pėrfaqėsuesit nga Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia morėn pjesė nė bisedimeve krahas tė dėrguarve tė Bashkimit Evropian, Iranit dhe Shteteve tė Bashkuara.

[insert caption here]
Kryenegociatori i Iranit Said Xhelili nė takimin e Gjenevės, 19 korrik 2008
Nė takim, Irani paraqiti njė letėr tė gjatė, tė cilėn zoti Solana e karakterizoi si tė mbushur me detaje. Ai tha se ajo nuk pėrbėnte ndonjė pėrgjigje ndaj propozimit tė Perėndimit. Por kryenegociatori iranian tha se paketa e stimujve pėrmbante shumė ide pozitive.

Ai tha se brenda dy javėsh do t'i japė Havier Solanės pėrgjigje, me telefon ose duke u paraqitur personalisht, pėr gatishmėrinė e Teheranit pėr tė pranuar propozimet e Perėndimit. //iē//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare