Bėrns: Presion ndaj Serbisė tė pranojė realitetin e Kosovės sė pavarur
16.08.2008 18:54 Bota - Burimi: VOA Europa
Njė ish zyrtar i lartė amerikan thotė se ėshtė e rėndėsishme qė Kosova tė mbėshtetet jo vetėm politikisht por edhe financiarisht pas pavarėsisė. Ish-nėnsekretari amerikan i shtetit Nikolas Bėrns, qė ka luajtur njė rol aktiv nė pėrpjekjet diplomatike qė ēuan nė pavarėsinė e Kosovės, tha dje nė pėrfundim tė njė konference pėr sigurinė kėtu nė Uashington, se mbrojtja e pakicave nė Kosovė ėshtė shumė e rėndėsishme, por nga ana tjetėr duhet bėrė mė shumė presion ndaj qeverisė serbe qė tė mos luajė rol negativ.
Ish nėnsekretari i shtetit Nikolas Bėrns thotė se pėr Kosovėn sot ka rėndėsi mbėshtetja financiare qė ky shtet tė kapėrcejė problemet e shumta ekonomike. Paqja dhe pavarėsia e Kosovės nuk do tė mbėshtetet vetėm tek vendimi politik qė autoritetet e Kosovės morėn nė shkurt dhe jo vetėm tek njohja nga Shtetet e Bashkuara, dhe vendet e tjera, por edhe tek aftėsia pėr ta ndihmuar atė pėr tė kapėrcyer problemet e jashtėzakonshme ekonomike qė rėndojnė mbi shoqėrinė si papunėsia, shumė e lartė dhe mungesa e investimeve.
Nė korrik nė Bruksel, Bashkimi Evropian do tė mbajė njė konferencė donatorėsh pėr Kosovėn Ish-nėnsekretari i shtetit thotė se autoritetet e Kosovės duhet tė veprojnė me shumė kujdes qė tė mbrojnė tė drejtat e pakicės serbe dhe pakicave tė tjera. Por ai thotė se Beogradi ka luajtur njė rol shumė negativ pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj qė qeverisė serbe nė Beograd duhet ti bėhet mė shumė presion qė tė jetė mė e pėrgjegjshme dhe ta pranojė realitetin e pavarėsisė sė Kosovės. Burns
Ka vetėm pak javė qė Nikolas Bėrns e ka lėnė postin e tij nė Departamentin e Shtetit, ku luajti njė rol tė rėndėsishėm nė pėrpjekjet diplomatike pėr pavarėsinė e Kosovės. Do tė thoja qė ne ishim pėrkrahėsit kryesorė tė pavarėsisė sė Kosovės gjatė vitit tė kaluar. Ne bėmė pėrpjekje tė jashtėzakonshme politike, ne bindėm vende tė tjera kudo nė botė qė tė njohin Kosovėn, kontaktuam qeveri nė gjithė botėn nė pėrpjekje pėr ti bindur ato qė ta njohin Kosovėn."
Ish zyrtari i lartė u bėn thirrje vendeve tė tjera, veēanėrisht atyre tė botės myslimane dhe tė Konferencės Islamike qė tė njohin pavarėsinė e Kosovės.
Nė njė vit zgjedhjesh presidenciale kėtu nė Shtetet e Bashkuara, ku do tė jenė pėrballė republikani Xhon Mekejn dhe demokrati Barak Obama, zoti Bėrns parashikon qė Ballkani do tė vazhdojė tė ketė pėrparėsi nė politikėn e jashtme amerikane. Fakti qė vendet e Ballkanit mund tė fillojnė tani tė kėrkojnė mė shumė mirėqenie, mė shumė liri, njė tė ardhme nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO, ėshtė nė interesin strategjik tė Shteteve tė Bashkuara, kėshtu qė unė mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė tė vazhdojnė pėrpjekjet filluara nga Presidenti Klinton dhe tė vazhduara nga Presidenti Bush.
Zoti Bėrns u largua nga detyra nė Departamentin e Shtetit pas njė karriere tė gjatė diplomatike. Ai ėshtė tani ekspert nė Qendrėn Udrou Uilson nė Washington. //bsa//
lajme.parajsa.com



































