Cilėt janė faktorėt qė ēuan nė konfliktin mbi Osetinė Jugore
12.08.2008 06:02 Bota - Burimi: VOA Europa
Luftimet ndėrmjet trupave ruse dhe gjeorgjiane janė shtrirė nė pjesėn perėndimore tė Gjeorgjisė, ndėrkohė qė duket se po marrin hov edhe pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr tė ndalur pėrleshjet. Kronika nga Uashingtoni shqyrton shkaqet qė ēuan nė konflikt nė njė rajon shumė tė paqėndrueshėm tė botės:
Analistėt pohojnė se konflikti aktual ndėrmjet Gjeorgjisė dhe Rusisė u nxit nga fakti qė Tbilisi dėrgoi javėn e kaluar trupa nė pėrpjekje pėr tė marrė nėn kontroll Tskhinvalin, kryeqytetin e republikės separatiste tė Osetisė Jugore. Rusia, e cila ka trupa tė dislokuara nė kėtė republikė separatiste, iu pėrgjigj sulmit duke dėrguar trupa shtesė, tanke dhe automjete tė blinduara nė rajon dhe duke u hedhur nė ofensivė.
Osetia Jugore, sė bashku me rajonin e Abkazisė, shpalli pavarėsinė nga Gjeorgjia nė mes tė viteve '90. Presidenti i Gjeorgjisė Mikhail Sakashvili ėshtė zotuar tė vėrė pėrsėri nėn kontroll tė dyja rajonet.
Tensionet kanė vazhduar tė shkallėzohen gjatė muajve, ndėrkohė qė Rusia ka intensifikuar lidhjet ekonomike, tregtare dhe politike me dy rajonet separatiste. Njė seri veprimesh ushtarake si nga Gjeorgjia dhe nga Rusia nė rajon ndihmuan nė rritjen mė tej tė tensioneve.
Shumė ekspertė nuk po gjejnė shpjegim pėr faktin pėrse President Sakashvili vendosi tė dėrgojė trupa nė Osetinė Jugore nė atė kohė. Por shumė analistė, pėrfshirė Marshall Goldman i Universitetit Harvard, thotė se ky hap ishte njė llogaritje shumė e gabuar.
"Ai gjeti tamam momentin e gabuar. Sakashvili ishte i irrituar pasi rusėt kishin shkelur hapėsirėn ajrore tė Gjeorgjisė. Ndoshta ai mendonte se kjo ishte mėnyra mė e mirė pėr tė vepruar. Pa dyshim ky veprim i provokoi rusėt. Mendoj se rusėt po kėrkonin justifikim dhe Sakashvili ia dha kėtė shans."Udhėheqėsit perėndimorė, pėrfshirė Presidentin amerikan Xhorxh Bush thonė se pėrgjigja ruse ka qenė mė e ekzagjeruar se duhet.
Robert Legvold i Universitetit Kolumia nė Nju Jork thotė se pėrgjigja e fortė ushtarake e Rusisė i kapėrcen tej mase arsyet e saj fillestare pėr tė mbrojtur qytetarėt rusė nė rajon:
"Nuk bėhet mė fjalė pėr rivendosjen e paqes dhe stabilitetit nė Osetinė Jugore. Tani, mendoj unė, synimi ėshtė tė shkatėrrohet ndikimi i Gjeorgjisė nė Osetinė Jugore dhe biles edhe nė Abkazi, si dhe pėrgatitja e terrenit, nėse Rusia e dėshiron njė gjė tė tillė, pėr aneksimin e Osetisė Jugore. Nė rastin e Abkazisė, synohet qė tė njihet pavarėsia e kėtij rajoni dhe pastaj tė fillojnė pėrpjekjet pėr njė formė tjetėr marrėdhėniesh me tė."Analistėt thonė se pėrgjigja e komunitetit ndėrkombėtar ndaj konfliktit nė Gjeorgji ka qenė e vakėt. Ja si shprehet analisti Marshall Goldman:
"Evropianėt kanė qenė tė neutralizuar. Pjesėrisht pėr arsye se janė tė varur nga nafta dhe gazi rus. Pėr shembull, nė rastin e Gjermanisė, Rusia pėrmbush 42 pėr qind tė nevojave tė kėtij vendi pėr gaz natyror. Prandaj nuk mund tė pritet qė gjermanėt tė marrin rol udhėheqės nė kėtė ēėshtje."Eskpertėt thonė se Shtetet e Bashkuara, pėrkrahėse tė forta tė Presidentit gjeorgjian Sakashvili, nuk kanė qenė nė gjendje tė bindin tė dyja palėt tė ndalin konfliktin.
Robert Legvold thotė se kjo krizė mund tė rezultojė nė njė dėshtim tė politikės sė jashtme amerikane, pasi nga njėra anė nuk ėshtė nė gjendje tė ndihmojė ushtarakisht Gjeorgjinė, dhe nga ana tjetėr nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė nėn kontroll Rusinė:
"Gjeorgjianėt po fajėsojnė Shtetet e Bashkuara, ndėrkohė qė edhe Moska po fajėson Shtetet e Bashkuara. Gjeorgjianėt fajėsojnė Uashingtonin se i kanė braktisur, i kanė tradhėtuar. Rusėt akuzojnė Shtetet e Bashkuara, pasi ata prej kohėsh kanė mbėshtetur Sakashvilin, qė rusėt e konsiderojnė si njė udhėheqės kokėkrisur."Analisti Legvold dhe tė tjerė mendojnė se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė punojė pėr tė siguruar njė ndalim-zjarri para se konflikti nė rajon tė dalė plotėsisht jashtė kontrollit. //ad//
lajme.parajsa.com



































