Clinton vs. Obama Konflikt i ndėrtuar apo i qenė?
13.05.2008 20:56 Bota - Burimi: Mapo Bota

Clinton vs. Obama Konflikt i ndėrtuar apo i qenė?
Shkruan : Revista Mapo Ndėrkohė qė nė ngadalėsinė e njohjes sė Kosovės nga qeveritė e guximshme perėndimore, Beogradi vetė-digjet qė t’i tregojė botės se Pavarėsia e Kosovės nuk do qetėsojė por do trazojė mė tej Ballkanin, Amerikanėt jetojnė njė tjetėr eksitim politik tė radhės, pa vėnė re as Beogradin e as Kosovėn: ditė entuziaste zgjedhjesh presidenciale. Nė njė nga debatet e fundit tė demokratėve nė Texas, transmetuar drejtpėrdrejt nga CNN, Kosova nė fakt u pėrmend dy here si fjalė dhe jo si ēėshtje. Dhe qė tė dy herėt nga Hillary Clinton me dėshirėn qė tė demonstronte informimin e vet super-aktual dhe gatishmėrinė veteranore pėr reagim nė politikėn e jashtme amerikane. Sigurisht, sado tė sulmohet ambasada amerikane nė Beograd apo tė tundet flamuri shqiptar nė rrugėt e Prishtinės, vendin kryesor nė shtėpitė dhe nė trurin virtual tė audiencės amerikane nė kėtė moment e kanė kandidatėt pėr presidentė.
Diferenca e Demokratėve
Ajo qė u pa deri nė debatin e tyre nė Teksas qenė dy kandidatė superbė nga ana e demokratėve, njė ēift senatorėsh qė ta bėn tė vėshtirė zgjedhjen: Hillary Clinton dhe Barack Obama. Njė dyshe qė e ka bėrė tė duket thuajse qesharak atė tė konkurrentėve konservatorė McCain e Huckabee, nga tė cilėt veē i pari mundi t’i rezistojė garės presidenciale. Clinton dhe Obama nuk janė paraqitur thjesht si dy figura me njė personalitet psikologjik shumė-planėsh e tėrheqės pėr audiencėn amerikane dhe botėrore, por edhe si protagonistė me njė pėrgatitje politike dhe administrative pėr t’u admiruar. Lodrat e zakonshme qė luhen nė fushata zgjedhjesh mbi dallimet “rrėnjėsore” mes tyre lidhur me eksperiencėn apo aftėsinė pėr ndryshimin e situatės, nuk mund tė zbehin forcėn dhe bukurinė ideore qė propozoi kėsaj radhe kampi demokrat amerikan si njėsi e pandashme. Ndoshta dy mandate rresht tė Bushit e thanė Amerikėn aq keq sa kampi i djathtė, nė pėrpjekjet disa-vjeēare pėr tė mbijetuar njė president-shkatėrrim qė e polli vetė, s’ka fuqi tė rilindė. Ndoshta edhe as nuk dėshiron tė rilindė e harxhojė energji ekstra nė njė moment kaq tė pavolitshėm, ku yjet duket flasin njėzėshėm kundėr tyre.
Risia
Pa dyshim qė risia e radhės janė dy senatorėt demokratė (sido qė jo pėr arsyet qė e bėnė tė spikatur Bush-in nė kandidaturėn e tij tė para tetė vjetėve, pra pazgjuarsia e dukshme dhe paaftėsia pėr tė pėrfunduar njė fjali pa gabuar, dhe as pėr tė kundėrtėn e kėtyre arsyeve). Vetė senatori me eksperiencė dhe veterani i njohur i luftės McCain, nė tė shkuarėn aq i pėrmirėfolur dhe i mbėshtetur nga pjesa mė e arsyeshme republikane, madje edhe nga mjaft demokratė, ėshtė tkurrur e mezi i dėgjohet zėri teksa pėrballet me kandidatė tė kalibrit tė dy demokratėve tė tanishėm. Pėr fatin e tij tė keq, presidenti G. W. Bush qė duhet tė qe nė krah tė tij megjithė dallimet e tyre tė shkuara, ėshtė njė kartė e djegur ose mė saktė njė lloj flame politike. qė nė kėto momente ēdo republikan e do sa mė larg kampit tė vet. Ndėrsa kampi liberal, sidoqė edhe ai pjesė e njė Amerike kėsaj radhe tė drobitur luftėrash e zhvlerėsimesh, jo veē ndihet i mėkėmbur ideologjikisht, por ka fuqi tė dalė me kandidatėt mė jo-ortodoksė tė imagjinueshėm, qė nė njė erė pre-Bushiane do ishin formulė e sigurt pėr disfatė: njė grua dhe njė afro-amerikan. Ka figurė mė tė bukur sesa njė Amerikė kaq e lirė dhe me ajėr ringjallės, kaq afėr idealit tė atyre qė u rropatėn e vdiqėn nėpėr kampe pėrqėndrimesh e burgje ish-socialiste qė t’i sillnin zėrin e lirė popullit tė vet?
Konflikti
Ēėshtja ėshtė se kjo Amerikė dukej dhe dėgjohej kėshtu deri kur hidhėsira e garės sė vėrtetė nė kampin demokratik amerikan arriti njė nivel qė s’mund tė mbahej mė nėn kontroll e as tė maskohej. Mediat kishin kohė qė e kėrkonin konfliktin mes dy kandidatėve demokratė, i silleshin vėrdallė dhe e krijonin sa mundnin. Por deri para 20 shkurtit nė tė vėrtetė nuk kishte njė tė tillė nė arenėn publike. Rezultati i dy mėnyrave sesi kandidatėt shihnin ēėshtjen e shėndetit publik dhe tė sigurimit mjekėsor, megjithė rrugėt “shumė tė ndryshme” qė predikoheshin (njėra nėpėrmjet sigurimit tė detyruar familjar dhe tjetra nėpėrmjet krijimit tė ardhurave financiare qė e bėnin tė pėrballueshėm sigurimin e familjes), ishin thuajse tė njėjtė. Edhe ēėshtja e eksperiencės qė luhej nga Hillary Clinton (po tė kishte njė krizė nė botė nė tre tė natės, cilėn do donit t’i pėrgjigjej telefonit, njė si unė e kripur nė politikė, apo njė buzėqumėsht?), dhe ajo e “change”-krijuesit qė mund tė vinte veē nga njė zė i ri nė Washington (qė nuk ishte ndėrkaq i komprometuar nga presioni dhe lidhjet me lobingjet e pafund amerikane), qė luhej nga Obama, nuk ishin as tė fuqishme dhe as tė besueshme. Po ashtu ndryshimi nė politikėn e jashtme se njėri nuk do ngurronte tė takohej me presidentėt e vendeve si Irani, Kuba etj qė nė rastin e parė tė pėrshtatshėm, ndėrsa tjetra do priste pėr herėn e dytė tė kėsaj pėrēapjeje diplomatike, nuk bindėn kėnd si ndryshime. Mesazhi pėr ndryshim ekonomik, pėr krijim punėsh dhe rritje ekonomike, pėr pėrkujdesin me norma konkrete pėr tregun e banesave, pėr dalje nga lufta e hapje ndaj botės, pėr luftė pėr demokratizim ndėrkombėtar jo nėpėrmjet izolimit por rikrijimit dhe pėrforcimit tė lidhjeve me vendet e tjera, dhe pa dyshim, dalja nga lufta nė Iraq, ishin mesazhet e fuqishme qė vinin nga e majta (shumė e shmangur djathtas) demokrate amerikane si e tėrė. Ky program ndryshimesh vinte nė fakt nga tė dy palėt dhe jo veē njėri prej kandidatėve presidencialė.
Deri nė debatin e Texas-it, Clinton-i, qė ishte me 11 humbje radhazi nėpėr votimet paraprake pėr tė zgjedhur kandidatin pėrfaqėsues (dhe e keqja ėshtė se tė 11 kėto i fitoi Obama) ajo e meditoi disa herė hedhjen nė sulm, luajti kartėn e ndryshimeve mes tyre, por pa sukses. Njė herė madje edhe sulmoi direkt me akuzėn paksa tė bėrė bozė pėr plagjiarizėm duke i ofruar mediave frazėn: Obama sjell “ndryshim te kseroksuar” e jo tė vėrtetė, nga ato shprehje kjo qė shpresohet tė ngjisin kur zėrohen nga mediat dhe i shndėrrohen nė famė-shkatėrruese kandidatit kundėr tė cilit hidhen. Edhe kjo frazė-karrem u pėrfol pak nga mediat dy ditėt qė ndoqėn por u fik. Atė debat Clinton, me gjithė aftėsitė e veta retorike shumė tė mira, mezi e mbajti pa humbje. Madje ajo u detyrua ta mbyllė me njė lėvdatė pėr oponentin e vet, i cili ishte i asaj lartėsie e karakteri sa “ajo e kishte pėr nder” tė garonte me tė. Nė fakt tamam nė kėtė pikė Clinton mori duartrokitjet mė tė nxehta qė ajo i kish dėshiruar nė momente tė tjera tė debatit. Ndėrsa Obama e lejoi mbylljen e mbledhjes me njė duartrokitje pėr Clintonin qė nė fakt mė shumė ishte pėr tė dhe pėr demokratėt amerikanė nė pėrgjithėsi.
Parashikimet
Por tani qė Clintonit mediat dhe opinioni i kanė vėnė kutin nė fitoren e votimeve paraprake nė Ohio dhe Texas mė 4 mars, kur tė gjitha sondazhet japin numra shumė tė afėrt mes dy kandidatėve, kur e shkuara ka treguar se Obama mund tė fitojė edhe shtete ku sondazhet e tregojnė Clintonin me pėrparėsi dyshifrore, kur financat e fushatės sė Clintonit bien, kur delegatėt e pėrgjithshėm tė Obamės janė mė tė shumtė se ata tė Clintonit dhe superdelegatėt partiakė qė ende kontrollohen nga Clinton, po humbasin rėndėsinė e mėparshme, kur McCain para pak ditėsh nisi tė konsideronte si tė vetmin kundėrshtar nė sulmet e veta Obamėn sikur ai tė kish dalė ndėrkaq i fituar mbi Clintonin…tani ėshtė koha pėr tė nisur lojėn e vjetėr sa njerėzimi: sulmo, shpif, lufto me armė tė ndershme e tė pandershme. Nė fund tė fundit edhe Machiavelli e ka cilėsuar pėrleshjen politike si njė arenė ku qėllimi justifikon mjetin. Tamam tani ėshtė pjesa qė mediet mezi presin tė vijė, e kur s’e shohin, e cysin me sa munden qė ta afrojnė. Pasi Clinton duke mbajtur nė dorė letra nga ato qė kampi i Obamės u dėrgon votuesve, thėrret para turmės: “Turp tė kesh Barack Obama” pėr shpifjet e shkruara nė letra, pa dyshim nuk do tė shohim mė dy konkurrentė qė nisin dhe mbyllin debatet me pėrqafime e fjalė tė pėrkėdhelėse ndaj njėri-tjetrit. Tani nis fushata negative, ose mė mirė e nxirė. Nė kėtė erė tė re akuzash, votuesit tentojnė tė humbasin ekuilibrin racional, dhe normalisht vendimet merren jo mė duke u bazuar nė fakte e nė arsyetim. Dhe sido qė Clinton ka qenė mė pėrpara dhe mė intensive me fushatė negative, nuk besoj tė jetė nė interesin e saj qė delegatėt t’u binden thjesht emocioneve tė veta. Veē kėsaj, nuk dimė sesi mund ta pėrdorė Obama si armė fushatėn negative. Ndoshta as ai s’ėshtė mė poshtė se Clinton, dhe ky do qe njė problem i ri pėr kėtė tė fundit. Apo tamam nė kėtė hapėsirė tė errėt Clintoni po e shtyn qėllimisht Obamėn? Bill Clinton ia kish propozuar kėtė rrugė sė shoqes qė para disa muajsh, madje ai vetė dha shembullin e tij personal sesi mund tė sulmohej Obama. Por Hillary as kėsaj here nuk e dėgjoi nė ēastin e duhur ish-presidentin dhe kandidatin pėr zotėri tė parė tė ShBA-ve.
A po kthehet nė luftė
Lufta pėr pushtet mes Clintonit dhe Obamės mė nė fund po kthehet nė garė tė vėrtetė fushatash si ato qė jemi mėsuar tė shohim vazhdimisht: e egėr, e hidhur, vulgare. Ajo shkatėrron bukurinė e kuadrit idilik qė u pėrshkrua nė fillim tė shkrimit; Shkatėrron mundėsinė qė ata sė bashku tė krijojnė njė ēift udhėheqės nė presidencėn e ardhshme amerikane; dobėson fuqinė e cilitdo prej dy kandidatėve fitues demokratė, para konservatorit McCain (qė tani Obama akuzohet nga republikanėt, dashnorėt e pakusht tė atdheut tė vet, pėr mungesė patriotizmi sepse ka vėshtrim kritik ndaj Amerikės dhe se nuk mban nė kostumin e errėt tė pėrhershmin flamurth amerikan); ul nivelin kritik dhe aktiv tė opinionit publik dhe e shndėrron kėtė nė njė ndjekės telenovele. Po a ishin vėrtet kaq kundėrshtarė dy kandidatėt apo i bėri tė tillė fushata qė ata vetė udhėheqin? I bėmė tė tillė ne? I bėnė tė tillė mediet? A nuk mund tė shmanget poshtėrsia dhe balta (pėr tė mos thėnė tjetėr fjalė) nė politikė? Pavarėsisht sa i vėrtetė qe si fillim konflikti mes dy kandidatėve demokratė, i ndėrtuar shoqėrisht dhe paksa i vonuar kėshtu siē ėshtė sot, ai ėshtė aq i vėrtetė sa dhe vetė bota. Dhe me kėtė lloj konflikti do tė duhet t’i shtyjmė edhe disa ditė tė marsit derisa tė dalė fituesi mes tyre. Po pastaj? Pastaj nis konkurrenca mes demokratėve dhe republikanėve…kundėrshtarė tė vėrtetė, tė pandėrtuar, gjenetikisht tė kundėrt…krejt pa lidhje me fushatėn mes dy demokratėve. Ajo ėshtė tjetėr gjė, shumė mė ndryshe ai muhabet, drugo mesele...
lajme.parajsa.com
































