Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Deshtimi i "luftes kunder terrorizmit"

20.11.2008 21:11 Bota - Burimi:

"Nese ia tregon një populli një genjeshter të madhe dhe duke e perseritur ate vazhdimisht populli do ta besoje si te vertete. Kjo genjeshter do te zgjatë deri sa Shteti do ta mbroje popullin nga pasojat e genjeshtrës qofshin ato politike, ekonomike dhe ushtarake. Pastaj behet shume e rendesishme per Shtetin qe t'i shfrytezoje te gjitha forcat per ta fshehur kete genjeshter pasiqe e verteta eshte armiku vdekjeprures ndaj genjeshtres kurse kjo ne pergjithesi dmth: E verteta eshte armiku i Shtetit."

11 Shtatori "ndryshoi çdo send", ishin fjalët që i tha George W. Bush. Pas sulmeve u deklarua "Lufta Kunder Terrorizmit" duke u bazuar ne grupet terroriste dhe shtetet që përkrahnin organizatat terroriste (Shtetet që nuk ishin proamerikane) te ashtuquajtura nga SHBA-te (anti-SHBA grupe). sulmuesi i dyshuar ishte organizata Al-Kaida me udhëheqesin e tyre Osama bin Laden. Sot, Bin Ladeni akoma nuk është kapur përskaj insistimit të SHBA-ve që të kapej "I gjallë ose I vdekur". Intelegjenca perëndimore thekson se kjo organizatë ka marrë dëme të mëdha por tërheq vëmendjen se kjo organizatë akoma mund të funksionojë dhe te veproje si frymezim per organizatat tjera qe kane te njejtat qellime si ato te Al-Kaides. Disa nga qellimet jane: Kundershtimi ndaj shtetit te Izraelit, largimi i prezencës Amerikane në Lindjen e Afërme si dhe pengimi i përhapjes së demokracisë nëpër botën Islame me perkrahjen e Amerikës ndaj regjimeve "miqësore". Një bazë e ashtuquajtur Guantanamo në Kubë u hap per t'i marrë në pyetje, torturë bile edhe t'i vrasë të dyshuarit për sulme në vend se të kapen të dyshuarit për sulmet. Po ne te vertet pse jane keto kampe ne Guantanamo, iniciative e kujt eshte kjo e CIA-s qe ngelen mister cdo gje qe ndodhe atje. Nuk ka nevoje qe te imagjinohet shumë rreth torturave që i nënshtrohen të dyshuarit duke pasur parasysh imazhet e felliqura nga burgu i Abu Graib, që u publikuan më herët. Apo ne Guantanamo, këto arrestime dhe tortura jane të ndaluara me ligjet ndërkombëtare bile as që po i pengon punës së përditshme të Administrates së Bushit. Konventa e Gjeneves për trajtimin e te burgosurve ishte e definuar si "antike" nga Prokurori publik i administratës së Bushit. Asnjë nga të dyshuarit e mbajtur në SHBA nuk do te akuzohet për krime të bëra. Keto kampe torturash kane përshkruar aq bukur (saqe as Al-Kaida nuk mund ta bente më mire) që SHBA-të nuk respektojne të drejtat njerëzore dhe ligjet nderkombetare, nderkohë që për ushtarët e saj te jene te mbrojtur po nga te njejtat te drejta dhe ligje. Regjimit Taliban i ishte servuar një ultimatum që të bënte dorezimin e Osama bin Ladenit me 20 shtator 2001. Regjimi Taliban me plot të drejtë kërkoi prova (dëshmi) për involvimin e të kërkuarve në sulmet e 11 shtatorit, Bota shikoi heshtazi bombardimin e një shteti shumë të varfur dhe të shkatërruar nga lufta me bomba dhe mjete tjera shkaterruese. Afganët, të cilët asnjëhere nuk kishin dëgjuar për Al-Kaiden, ndërsa vriteshin dhe mbyteshin për diçka që nuk ishte pergjegjësi e tyre dhe po përballonin armet më moderne dhe të sofistikuara që njerezimi kishte parë. Lufta kunder terrorizmit ishte invazioni dhe okupimi i Irakut në fillim të 2003-tës. Gjatë 2002 u bë e qartë se Administrata e Bushit bënte çmos që të gjente pretekst për fillimin e invazionit të Irakut. Problemi ishte gjetja e diçkaje që do të përkrahte një invazion të tillë nga publiku amerikan dhe koalicioni i mundshem nga shtetet tjera. Qeveria amerikane filloi duke thënë se ekziston një lidhje mes Sadam Huseinit dhe 11 shtatorit, dhe se Iraku po prodhonte armë për shkaterrim masiv (kimike dhe biologjike) dhe se duhej patjetër të ndalet para se t'ia jepte keto armë për shkatërrim masiv Al-Kaides. Problemi me këtë deklarate ishte jo vetem që nuk ishte e vertete por edhe vetë Qeveria Amerikane e dinte fare mirë që nuk ishte e vertete. Nuk kishte asnje lidhje mes Sadam Huseinit dhe Bin Ladenit dhe kjo u vertetua me raportin e Senatit Amerikan të leshuar më 8 shtator 2006 që detyroi të heshtin ata që thonin se ky ishte rasti për futjen në Irak. Në lidhje me Armet për shkatërrim masiv, Sadam Huseini lejoi inspektorët nga Kombet e Bashkuar për hetime të plota dhe të papenguara mu ashtu siç kërkohej nga Rezoluta 1441 e KB.

Në dhjetor 2002, Iraku i dha Këshillit të Sigurimit te Kombeve te Bashkuara nje dokument me 12.000 faqe ashtu siç parashikonte rezoluta 1441. SHBA-ja mori të vetmen kopje kurse Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara iu dha një kopje e ndryshuar. Ambasadori Amerikan ne KB, Negroponte, pohoi se SHBA-ja i kishte dhënë anëtarëve të KB një kopje me disa shtesa teknike. Delegacioni Sirian kundërshtoi pranimin e ketij dokumenti të ndryshuar nga SHBA dhe kërkoi dokumentin original, i cili asnjëherë nuk u dorezua.

Terrorizmi eshte nder fenomenet qe sot po trondit boten. Sic eshte thene edhe me lart, shumica e gjerave jane gri. Sot me terrorizmin identifikohet dhe nenkuptohet kryesisht Lindja e Mesme, ose bota arabe-islame. Si mund te shmanget terrorizmi?

Shmangia e paragjykimeve, Shumica e njerezve paragjykon, psh muslimanet paragjykohen se jane terroriste. Mirepo paragjykimi vjen nga injoranca, nga kultura dhe nga njohuria jo e mjaftueshme. Pra rruga kryesore per te shmangur paragjykime te tilla eshte informimi i drejte, marrja e nje kulture te mjaftueshme neper shkolla e universitete, botimi i artikujve e librave qe bejne nje analize te holle per kete fenomen, e shume masa tjera. Mirepo ne kete pike paraqitet nje pengese e madhe. Shumica e njerezve nuk jane te interesuar per libra e informacion. Pse? Pasi secili ka arsyet e veta. Dikush ka nje pune te caktuar dhe derisa ajo i siguron jetesen, ai nuk interesohet per boten qe e rrethon (ky eshte nje aspekt i injorances). Shumica e te rinjve kane te dashurat e tyre, klubet e nates, alkoolin, duhanin,ndokush drogen, kane si parim ekzistencializmin (jetoje jeten, se njehere te jepet) dhe cfare ndodh rrotull tyre nuk u ben shume pershtypje, pasi ato kane qejfet e punet e tyre. Ne Europen Perendimore sundon materializmi dhe si pasoje njerezit jane me se shumti te prirur drejt parase. Te gjitha keto jane nje pjese e injorances. Njeriu u krijua nga Zoti qe te ishte "njerezor", por me terrorizmin njeriu shnderrohet ne antinjerezor. Pse? Mos valle grupe te caktuara kane interesat e tyre, qe te njeriu te shnderrohet ne antinjeri? Pergjigjja eshte po dhe per nje arsye krejt te thjeshte. A nuk po shfrytezohet sot terrorizmi ne favor te interesave te caktuara? Kete e shohim mjaft qarte. Shtete te caktuara fillojne te paraqiten sikur kane lidhje me terrorizmin (qe muaj, vite e dekada perpara) dhe i fryhet kesaj ceshtje shume e me shume. Por nuk mjafton kaq. Gjate rruges nxirren edhe pika te tjera si mosrespektimi i te drejtave te njeriut, arme berthamore, e ku e di une se sa te tjera mund te dalin, dhe nje dite presioni behet aq i madh sa lufta eshte pasoje qe cdokush e di se do te jete afer. Shembull konkret kemi USA e cila po "nxjerr dhjam nga pleshti" ne kuptimin e vertete te fjales, pasi nga nje grup shume i vogel terrorist po identifikohet krejt Islami dhe shpata i bie ketij te fundit, pavaresisht se e ka denuar terrorizmin qe para se te lindte. Zoti nuk e udhezoi njeriun te behej antinjerezor. Po marr si shembull rastin e USA me boten islame, pasi eshte rasti me koherent dhe me i mprehte. Pra, paska grupe te cilat perkrahin dhe investojne qe njeriu te behet antinjerezor, ne menyre qe te realizojne interesat e tyre. Kjo qe eshte me e verteta eshte se muslimanet nuk jane terroriste dhe as qe pranon as feja e tyre nje gje te till. Sot ne bot ndodhe nje keqkuptim/keqinterpretim ne kete raste, terrorizmi mund te luftohet vetem me mjete te bashkuara ndermjete shteteve ne luften kunder terrorizmit edhe vete SHBA qe doli e veteme ne luften kunder ketij fenomeni nderkombetare qe ishte nje cenim per sigurin jo vetem te SHBA po e gjith botes nuk ia doli deri ne fund ku vete administrate Bush deklaroje se do te kapet kryeterroristim e shume kerkuar Osama BinLaden edhe pse I mbaruan dy mandate asgje nuk eshte bere.

nga Mevlut Derti



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare