Dhuna. tetė tė vdekur nė Algjeri
11.08.2008 15:05 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Pako me eksploziv tė vendosura nė njė makinė kanė shpėrthyer jashtė njė stacioni policie, nė Algjerinė Veriore, duke i marrė jetėn tetė civilėve e duke plagosur tetė tė tjerė. Njė oficer, kishte qėlluar kundėr makinės qė po i afrohej stacionit tė policisė nė Zemmouri, duke bėrė qė makina tė shpėrthente para se ajo tė godiste godinėn. Nuk u bė menjėherė e qartė se kush qėndronte pas sulmit dhe mediat vendase nuk dhanė detaje tė mėtejshme. Gjithsesi, autoritetet po hetojnė pėr tė zbardhur rastin. Zemmouri gjendet nė rajonin Boumerdes, rreth 50 kilometra nė lindje tė kryeqytetit Algjer. Mė 3 gusht, nė njė stacion policie nė njė tjetėr qytet verior, Tizi Ouzou, u plagosėn mė shumė se 20 persona. Policia u kundėrpėrgjigj me njė operacion sigurie, nė tė cilin mė shumė se 12 militantė islamikė mbetėn tė vrarė. Organizata militante algjeriane e lidhur me "Al Kaedėn", "Al Kaeda nė Afrikėn Veriore Islamike", kishte marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr atė sulm dhe kishte thėnė se bėhej fjalė pėr njė sulm vetėvrasės me autobombė. Grupi qė mė parė njihej si GSPC, u krijua pas rebelimit tė viteve 90. Njė valė dhune u shkaktua nga anulimi me armė i zgjedhjeve legjislative tė 1992-shit, qė u fituan nga njė parti islamike. Dhuna qė ka vrarė mė shumė se 200 mijė vetė, ka qenė sporadike dhe e njė profili tė ulėt deri sa GSPC u lidh me "Al Kaedėn" vitet e fundit. Shumė sulme tė kėtyre kohėve nė Algjeri kanė pasur nė shėnjestėr shėrbimet kombėtare tė sigurisė dhe ushtrinė, ndėrsa tė tjerė, kanė pasur si objektiva, tė huajt.
lajme.parajsa.com



































