Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


EU flag outside European Commission

BE po shqyrton mundėsinė e sanksioneve ndaj Rusisė pėr krizėn nė Gjeorgji

Ministri i jashtėm francez Bernard Kushner tha se Bashkimi Evropian po shqyrton mundėsinė e sanksioneve ndaj Rusisė pas njohjes prej Moskės tė pavarėsisė sė territoreve gjeorgjiane tė Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė. »»


Dėnimi dhe zbardhja e krimeve tė diktaturės rikthejnė debatet nė Tiranė

03.07.2008 00:01 Bota - Burimi: VOA Europa

Dėnimi dhe zbardhja e krimeve tė diktaturės komuniste ėshtė rikthyer nė qendėr tė debateve tė qarqeve politike dhe opinionin publik tė Shqipėrisė. Kėshtu ndodhi edhe sot, kur regjisori i njohur i televizionit publik shqiptar, Esat Teliti, dhe skenaristi njė ish i dėnuar politik, Tomorr Aliko, shfaqėn njė film tė ri dokumentar pėr vitet e diktaturės.

“U gėzuam shumė kur dėgjuam se do tė hapen dosjet e sigurimit tė shtetit. Shumė e drejtė. Ata qė e meritojnė le tė rrinė nė parlament dhe nė qeveri. Ata qė nuk meritojnė, le tė ikin vetė pėrpara se t’i pėrzėnė”- tha Tomorr Aliko, mes duartrokitjeve aprovuese tė bashkėvuajtėsve tė vet.

Nė tubim morėn pjesė presidenti Bamir Topi, kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, dhe shumė ish tė dėnuar tė regjimit komunist. Zonja Topalli thotė se shoqėria shqiptare nuk mund tė ketė drejtėsi dhe as pajtim, pa mbyllur mė parė kapitullin e shėmtuar tė diktaturės.

“Mbyllja e kėtij kapitulli tė shėmtuar mund tė realizohet vetėm duke hapur dosjet e Sigurimit. Ne nuk mund tė lejojmė mė, qė arkivat tona tė mbajnė sekrete nga koha e diktaturės. Kanė kaluar 20 vjet dhe mendoj se ėshtė momenti, qė tė mos mbajmė mė mbyllur asnjė sekret mbi diktaturėn, pėr asnjė qytetar shqiptar, pėr tė parė se ēfarė ka ndodhur gjatė asaj periudhe. Ka mjaft gjyqe politike qė sollėn pushkatimin e 6 mijė shqiptarėve, apo burgosjen e 17 mijė tė tjerėve, mes tė cilėve njė numėr i madh janė gra. Ai ishte njė regjim terrorist, ishte nje sistem i vdekjes, i mizorisė, ku numri i burgjeve dhe kampeve tė pėrqėndrimit ishte mė i madh se numri i stadiumeve, shkollave dhe universiteteve tė marra sė bashku” - tha zonja Topalli.

Njė nga drejtuesit e shoqatės antikomuniste tė ish tė dėnuarve politikė, Sejdi Peka, thotė se pėr fat tė keq, shumė njerėz qė mbajtėn nė kėmbė diktaturėn tani po punojnė nė admistratėn shtetėrore tė demokracisė.

“Dekomunistizimi ėshtė kusht themelor pėr tė ecur demokracia shqiptare drejt Europės. Strukturat e vjetra tė regjimit komunist sot janė bėrė pengesė serioze nė kėtė rrugė tė demokracisė dhe kjo duhet tė na shqetėsojė shumė”- thotė zoti Peka.


Shkrimtari Eden Babani thotė se pėrndjekja e antikomunistėve ka vazhduar me ashpėrsi nė disa breza, por deri tani kjo nuk ėshtė dokumentuar ende.

“Do tė ishte mirė qė shteti vetė tė interesohej pėr kėtė gjė, pra, pėr dėnimin e gjenocidit komunist nė shkallė gjithė shqiptare, ashtu si ka bėrė bota e pėrparuar, Gjermania me nazizmin apo vende tė tjera”, - thotė zoti Babani.

Parlamenti shqiptar ka miratuar disa vjet mė parė njėrėn nga dy rezolutat e Kėshillit tė Europės pėr dėnimin dhe zbardhjen e krimeve tė diktaturave, por qysh atėherė pikat e rezolutės nuk janė zbatuar nė praktikė. Nė parlament ėshtė hedhur ideja pėr njė ligj pėr tė hapur dosjet e diktaturės dhe Sigurimit famėkeq tė Shtetit, ndėrkohė qė vazhdojnė debatet ligjore dhe politike pėr zbardhjen e krimeve tė komunizmit.//lk



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare