Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Dėnimi kapital, ekzekutimet nė rritje

26.07.2008 01:36 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Abrogimi i dėnimit me vdekje kėtė vit ka shėnuar njė hap tė rėndėsishėm nė tėrė botėn, por nė total shifrat e ekzekutimeve vazhdojnė tė rriten, kjo pėr shkak tė dėnimeve kapitale nė Iran dhe Arabinė Saudite. Sipas njė raporti tė organizatave joqeveritare, nė Iran ekzekutimet janė rritur me njė tė tretėn, ndėrsa nė Arabinė Saudite janė katėrfishuar. Si pėrfundim, nė 2007-ėn janė regjistruar tė paktėn 5851 ekzekutime, kundrejt 5635 ekzekutimeve tė 2006-ės. Azia konfirmohet si kontinenti qė praktikon thuajse nė tėrėsi dėnimin me vdekje. Nė Kinė janė regjistruar tė paktėn 5 mijė ekzekutime gjatė 2007-ės, shifėr kjo qė gjithsesi ėshtė mė e ulėt se njė vit mė parė. Nė tėrė kontinentin aziatik, gjatė vitit tė shkuar, ka pasur tė paktėn 5782 ekzekutime. Kontinenti amerikan nuk e aplikon mė dėnimin me vdekje, me pėrjashtim tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, qė gjatė 2007-ės ka ekzekutuar 42 persona. Nė Afrikė, vitin e kaluar, dėnime me vdekje janė kryer nė shtatė vende: Botsvana, Egjipt, Etiopi, Guinenė Ekuatoriale, Libi, Somali dhe Sudan. Ndėrsa nė Evropė bėn pėrjashtim vetėm Bjellorusia. Tė paktėn njė ekzekutim ėshtė kryer atje nė 2007-ėn dhe tre tė tjerė nė muajt e parė tė 2008-ės.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare