Edukata zgjedhore dhe mediat nė ShBA
19.07.2008 00:07 Bota - Burimi: Mapo Bota

Edukata zgjedhore dhe mediat nė ShBA
Shkruan : Revista Mapo Shkruan Eda Derhemi
derhemi@uiuc.edu
Njė tjetėr e martė kur amerikanėt shkuan drejt kutive tė votimit kaloi mes zhurmės mediatike qė tani ėshtė bėrė gati monotone. Por shumica e shfaqjeve televizive politike tė darkės sė tė hėnės, u morėn shumė mė pak me fushatėn meqenėse shumica e sheh rezistencėn qė H. Clinton po ndėrton, si njė shenjė dėshpėrimi dhe mungese koherence ideologjike dhe ndėrgjegjeje partiake. Mediat kėtu dine tė numėrojnė, dhe ajo ėshtė gjėja qė bėjnė mė mire e qė besojnė mė shumė: probabiliteti statistikor.
Megjithatė opinioni mbetet nė pritje: veshngritur e syhapur mė shumė se zakonisht. A do tėrhiqet nga fusha e betejės sė saj pragmatike e tė hidhur kėmbėngulėsja Clinton nė njė ēast fitoreje tė thellė si ajo nė Virxhinian e Perėndimit, apo do kėrkojė tė mbetet nė garė me shpresėn qė fati mund ta ndihmojė tė jetė kandidatja e vetme demokrate, qoftė edhe me koston e humbjes sė unitetit demokrat dhe votave tė shumicės nė nėntor? Cfarė vjen mė pas: veteranja e Washingtonit, nė fakt e vetmja grua nė ShBA-nė e kėtyre dekadave me njė shans real pėr t’u bėrė presidente, do vazhdojė tė manipulojė elektoratin e saj tė moshuar, proletar e tė pashkollė (qė kėtu shpesh lexohet edhe si “racist”) nė dėm tė kandidatit mė “tė ri e tė paeksperiencė”, apo do tėrhiqet nga lodrat negative qė ka perfeksionuar nė Washington, pėr tė mirėn e vet? Po nėse Clinton vėrtet rinis njė rikthim tė ri e tė besueshėm nė garė, a do ta detyronte Obamėn tė braktiste fushatėn e tij pozitive dhe mesazhin pėr ndryshim tė vėrtetė, tė mbėshtėtur me entuziazėm tė paparė nga tė rinjtė, universitetet, intelektualėt dhe elektorati qė i mbetet besnik racės? A do luante Obama me kartat e H. Clinton nėse kjo do tė qe shpresa e tij e fundit pėr tė dalė fitues? Dhe cili mes dy demokratėve do tė qe mė i aftė pėr tė fituar nė nėntor ndaj kandidatit tė konservatorėve qė kanė njė damkė tė merituar me djersė tė tė qenit pa skrupuj nėpėr fushata?
Nė fund tė fundit gara Obama-Clinton sė paku mund tė lėvdohet se i mėsoi amerikanėt me risinė e pjesėmarrjes sė ethshme dhe emocionale nė njė fushatė politike. Megjithatė jam skeptike pėr sa ka tė bėjė ethja e votimeve tė herėpashershme me pėrfaqėsimin apo jo tė masave tė gjera amerikane nė sistemin qeverisės. Ka mė shumė tė ngjarė qė kjo tė jetė pėrgjigje ndaj dėshirės instinktive pėr tė soditur njė luftė mė tė ashpėr se zakonisht, tė dy kandidatėve mė tė aftė se zakonisht, e luajtur nga mediat, qė mezi presin tė gjejnė njė pre tė re, me mė shumė pasion se zakonisht. Pa dyshim paraja e harxhuar nėpėr fushata (paraja e vogėl, ajo qė vjen nga njerėzit dhe jo biznesi), paraqitja mediatike, dhe entuziazmi popullor nė rritje i shprehur edhe nė numrat e jashtėzakonshėm tė votuesve nė qendrat e votimit, krijojnė iluzionin se vėrtet nė Amerikė po rizgjohen vitet 1960, dhe toni rrebel i masės sė pazė e relativisht tė vetėkėnaqur po ringjallen. Do tė qe e vėrtetė se zėri i njerėzve dėgjohej apo pėrcillej nė Washington, nėse votimet bėheshin mbi bazėn e njė deliberimi tė vėrtetė, njė procesi meditues tė ndėrgjegjshėm, kritik e racional.
Problemi ėshtė qė nė “mė demokratikun” e shteteve, po kaq sipėrore ėshtė edhe mėnyra sesi mediat, nė kėtė rast shumė mė tė fuqishme, luajnė me vėmendjen dhe opinionet njerėzore. Kjo bėhet mė e vėrtetė nga fakti se opinioni publik bazohet nė njė formėsim e formim nga njė sistem shkollor gjithnjė e mė i dobėt e nga ambiente shoqėrore me nivel gjithnjė e mė tė ulėt arsyetimi tė edukuar. Nga analiza tė ndryshme numerike tė sondazheve vėrehet se populli i pėrgjigjet mė fort spinit mediatik sesa atij qė vjen drejtpėrdrejt nga kandidatėt, e sidomos drejtpėrdrejt nga paraqitja e programeve dhe vlerave tė vėrteta tė tyre si udhėheqės tė mundshėm. Kjo risjell nė qendėr tė vėmendjes faktin se pa njė shoqėri tė pėrgatitur qė t’i rezistojė manipulimit, dhe tė aftė pėr zgjedhje tė edukuar, pėrzgjedhja demokratike e njė kandidati nė cfarėdo niveli politik ėshtė e rėnduar nga pesha e gabimit fatal. Mundėsia manipuluese rritet nga sasia e pamatė e parave qė kandidatėt derdhin nėpėr fushatat e tyre. Shembulli mė i mirė i njė gabimi (ndoshta fatal, por shpresojmė se jo), ėshtė zgjedhja e presidentit amerikan tė tanishėm (apo tė kaluar falė faktit qė koha rrjedh), madje edhe pėr dy periudha presidenciale radhazi. Demokracia qė kontrollohet nga korporatat dhe elitat politike shėrbėtore tė tyre, nuk mund tė sjellė veē pjella monstruoze. Nė fakt termi “demokraci” pėrdoret nė kėtė rast, veē pėr arsye historike dhe konvencionale. Amerikės do t’i duhen dekada tė hedhė pas shpine cfarė ka prishur Bush pėr tė, qė ashtu si njė fėmijė i llastuar e i pazgjuar (pėr tė thėnė mė tė mirėn), por i fuqishėm, shkatėrroi gjithcka qė iu dha nė dorė brenda e jashtė Amerikės.
Ne? Konsistentė nė tendencėn pėr tė bėrė zgjedhje tė gabuara, por ama si trimi i keq me shokė shumė
Po ēfarė ėshtė mė mirė tė zgjedhėsh: njė kokėbosh, e kokėfortė, e arrogant, tė fuqishėm si Bush, apo njė autokrat, e dinak, e pėrllogaritės, tė fuqishėm si Putin, apo njė tiran, e mizor, e tė korruptuar, e tribial, tė fuqishėm si Mugabe, apo njė pjellė komplekse shumėkohore politike me shumicėn e atyre qė u thanė mė sipėr si Berisha?
Pra e mira e kėsaj meseleje politike ėshtė se ne s’jemi vetėm nė botė. Qė nga demokracitė mė nė zė, tek ato mė tė reja e tė pavėrteta, njerėzit gabojnė nė zgjedhjen e udhėheqėsve. Dhe t’u tregosh shqiptarėve se ēfarė dėmesh tė pandreqshme sjell njė zgjedhje e gabuar e politikanėve, ėshtė paradoksale nė shumė plane dhe e tepėrt. E sidoqoftė, kush mė rregullisht se shqiptarėt e mė fort se ata, ka gabuar nė kėtė plan? Ne jemi kampionė tė gabimit politik, dhe jo pėr njė faj gjenetik, por pėr kulturė tė ulėt zgjedhore e deliberuese, pėr ofertė mė tė ulėt e tė kufizuar elitash politike, pėr varfėri mė tė thellė substanciale, qė na bėn mė thjeshtė vegla tė manipulimit politik pėr fare pak gjė, si drejtpėrdrejt nga politikanėt, si nga mediat tona tė varura nga politikanėt e po aq tė interesuara pėr tė mbajtur tė pandryshuar statusquonė qė u jep atyre njė pozitė kontrolli nė sistem. Nuk ka mė tė pazė sesa ne si popull, dhe politikanėt tanė qė hiqen si shumė tė zėshėm brenda vendit (e si mund tė jesh ndryshe para shurdhmemecėve politikė qė megjithatė tė duartrokasin), belbėzojnė ose heshtin nė botė. Zėri i politikanėve tanė, i vogėl e drithėrues nga emocioni servil e pasiguria, ndihet veē kur duhet tė lėpijmė tė prapmen e mė tė fortit. Ne dėgjohemi vetėm nė zėrin e atij qė bie dakord, jo tė atij qė lufton, qė kundėrshton, qė mbron interesat e veta. Ne kemi interesa pėr aq sa na lejojnė e sa na e kanė caktuar kutin tė tjerėt.
Megjithatė, pėrse ka mė shumė gjasa teorike qė zgjedhja e bėrė nga masat amerikane tė ketė mė pak gabueshmėri sesa ajo e jona?
Nė fushatėn presidenciale amerikane ka elementė qė janė mė tė avancuar sesa ato korrespondues tė Shqipėrisė, por kufizimet nė aftėsinė e masave pėr zgjedhjen e kandidatėve janė tė pėrbotshme, sido qė tė shkallėzuara sipas edukatės demokratike dhe zgjedhėse tė njerėzve (dhe bazės ekonomiko-shoqėrore e kulturore tė kėsaj edukate).
1. Procesi i fushatės nė ShBA ėshtė i ligjėsuar dhe i institucionalizuar nė mėnyrė gati perfekte dhe funksionon nė mėnyrė transparente. Kjo si nė momentet e luftės nga ana e kandidatėve pėr tė fituar zemrat (dhe mendjet?) e njerėzve, ashtu edhe nė hapat drejt kutive tė votimit dhe, mė pas, numėrimit tė votave; Ne jemi ende tek faza e letėrnjoftimeve, dhe s’dihet kur do dalim prej kėsaj faze.
2. Gjithashtu ky proces i ėshtė nėnshtruar njė pėrballjeje tė gjatė me kohėn dhe me situata nga mė tė ndryshmet qė e ka stabilizuar dhe pėrmirėsuar drejt njė pėrmbajtjeje dhe forme me konsensuale e parashikuese;
3. Pėrēapjet korruptuese tė kandidatėve ose tė tė tjerėve ndaj tyre, kanė njė shans e prirje shumė mė tė madhe se nė Shqipėri qė tė demaskohen publikisht nė media dhe tė kenė pasoja ligjore tė menjėhershme; Kjo ruan edhe kandidatin edhe zgjedhėsin nga kryerja ose tė rėnėt viktimė e korrupsionit;
4. Mediat amerikane pėrgjithėsisht kanė njė varėsi mė tė ndėrlikuar e tė tėrthortė nga fuqia politike sesa nė Shqipėri, janė mė tė pasura, si pasojė kanė njė zė mė tė plotė, kanė gazetarė mė tė pėrzgjedhur, e tė disiplinuar e tė pėrkushtuar nė hulumtim. Megjithė faktin qė mediat amerikane mbeten vegla tė tregut dhe opinioneve tė pronarėve tė tyre, ka njė traditė tė gjatė sė paku retorike tė qėllimshmėrisė pėr skrutinim (apo zhbirilim) tė kandidatėve dhe planeve tė tyre, dhe paraqitje tė shumėanshme tė cdo hapi qė ata bėjnė, tė meritave dhe dobėsive tė tyre; Ky ekuilibėr nė realitet shpesh prishet nė dobi tė sensacionit dhe sipėrfaqshmėrisė, prapė mbetet e hapur mundėsia qė njė zė tjetėr tė verė nė vend dėmin.
5. Veē kėsaj, ekspozimi i njerėzve ndaj debatit publik, dhe si pasojė edhe pjesėmarrja e tyre nė tė, ėshtė mė gjithėpėrfshirės nėpėrmjet televizionit, shtypit, radiove dhe sidomos internetit qė nė Shqipėri thuajse nuk ekziston si pjesė e fushatave zgjedhore. Por, siē e thashė nė fillim tė shkrimit, fuqia e mediave amerikane nė vetvete ėshtė njė thikė me dy presa: nėse mediat merren me tonet e ngjyrave tė lėkurės sė kandidatėve dhe aftėsitė e tyre pėr tė qarė nė ambiente publike me dashje ose pa dashje, shtrembėrohen vlerat e fushatės dhe manipulohet opinioni publik qė rezulton nė votim tė gabuar; Nėse mediat bėhen prijėse tė sqarimit dhe skrutinimit politik tė ndryshimit qė ēdo kandidat mund tė sjellė nė arenėn politike, atėherė ato bėhen pjesė aktive dhe e domosdoshme e asaj qė Habermas e quan “sferė publike”, e vėrtetė dhe jo e gėnjeshtėrt, funksionuese dhe jo thjesht formale. Njė masė sigurie nė ndalimin e abuzimeve mediatike, ėshtė vetė shumėllojshmėria e tyre, pėrfshirė mundėsinė e qenies sė mediavė tė pavaruara, dhe jo nė emėr por nė funksion;
6. Nė raport me Shqipėrinė, njė masė proporcionalisht mė e madhe njerėzish (sido qė mbetet njė pakicė) merr pjesė nė zgjedhje me idenė se zgjedh njė udhėheqės jo veē pėr familjen e vet, por edhe pėr kombin edhe pėr botėn, pra ka njė distancim mė tė madh mes interesit tė vogėl personal tė zgjedhėsit dhe vlerės politike tė kandidatit (dhe kjo vjen si nga siguria mė e madhe ekonimike, ashtu edhe nga edukata mė e lartė zgjedhėse e kėtij grupi)
7. Sė fundi, por jo sė paku, njė popullsi mė e madhe krijon mė shumė shanse pėr kandidatė mė tė mirė dhe aftėsi zgjedhėse mė tė lartė. Nė kėtė pikė Shqipėria ėshtė ajo qė ėshtė, dhe pa u thelluar shumė, do thoja, jo pėr fajin e saj.
lajme.parajsa.com
































