Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Ekipi amerikan i futbollit pėr femra pėrgatitet pėr Lojėrat Olimpike 

16.08.2008 18:55 Bota - Burimi: VOA Europa

Ekipi amerikan i futbollit pėr femra ka fituar medalje nė tė gjitha Lojėrat Olimpike qė kur futbolli pėr femra u fut pėr herė tė parė nė Lojėrat Olimpike tė Atlantės nė vitin 1996. Amerikanėt fituan medaljen e artė nė Atlanta, tė argjendtėn nė lojėrat e Sidneit dhe tė artėn nė Lojėrat e Athinės nė vitin 2004. Por pas renditjes nė vendin e tretė vitin e kaluar nė Kampionatin Botėror tė Femrave nė Kinė, filluan tė bėhen ndryshime.

Njė nga ndryshimet mė tė mėdha qė ka parė ekipi amerikan i futbollit pėr femra ėshtė stili i lojės me traineren e re Pia Sundage. Ajo do qė ekipi i saj tė kontrollojė topin dhe tė jetė nė gjendje tė vendosė ritmin e lojės.

48-vjeēarja ėshtė njeriu i parė i lindur jashtė vendit dhe gruaja e dytė qė stėrvit njė ekip kombėtar. Para se ta merrte punėn nėntorin e kaluar zonja Sundage i njihte shumė prej lojtareve amerikane, meqenėse mė parė ishte kryetrainere e WUSA, e cila tani ėshtė liga profesionale e futbollit pėr femra. Nė Kampionatin Botėror tė vitit tė kaluar nė Kinė, ajo ishte ndihmėse nė stafin trainues kinez.

Pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit, zonja Sundage caktoi shtatė lojtare tė reja qė nuk ishin pjesė e ekipit gjatė Kampionatit Botėror tė Femrave vitin e kaluar, dhe caktoi tre tė tjera pėr listėn e ekipit kombėtar me profesionist.

Zonja Sundage ėshtė pėrpjekur tė fusė pak nga stili i saj suedez nė planin e ekipit dhe tha pėr Zėrin e Amerikės se ėshtė e kėnaqur me mėnyrėn se si janė pėrshtatur lojtaret si me atė ashtu edhe me stilin e saj.

"Duket sikur atyre u pėlqen. Dhe duket se edhe unė ju pėlqej atyre dhe ky ėshtė fillim i mirė. Pastaj, fakti qė ato janė tė interesuara dhe kurioze nė kėtė stil tė ri suedez e bėn punėn mė tė lehtė. Unė jam guximtare dhe dua tė bėj disa ndryshime, por edhe ata janė guximtare se duan tė mė ndjekin."

Bashkė-kapitenia Kejt Markgraf, njė nga dy lojtaret e mbetura nga ekipi i Kampionatit Botėror tė vitit 1999 do tė marrė pjesė pėr herė tė tretė nė Lojėrat Olimpike dhe i tha Zėrit tė Amerikės se si ndjehet tani qė punon me traineren Sandage.

"Pia sjell njė ndjenjė qetėsie. Ajo sjell njė ndjenjė besimi dhe do qė ne tė luajmė futboll tė bukur dhe po pėrpiqet tė na mėsojė pikėrisht lojėn e orientuar drejt kontrollit tė fushės."

Megjithėse Markgraf dhe Kristi Rampon janė bashkė-kapitene, ėshtė e qartė se Ebi Uambah ėshtė ylli sulmues i ekipit amerikan tė futbollit. Ajo shėnoi katėr gola nė Lojėrat Olimpike tė Athinės, duke pėrfshirė edhe golin fitues nė ndeshjen pėr medaljen e artė kundėr Brazilit. Megjithėse ka luajtur vetėm 125 ndeshje, 28-vjeēarja Uambah ka shėnuar 99 gola.

Uambah i tha Zėrit tė Amerikės se e ka pėr nder tė luajė pėr vendin e saj.

"Kjo nuk ka tė bėjė vetėm me futbollin, por edhe me krenarinė kombėtare dhe kulturėn. Dhe e di se tė gjitha vendet qė konkurojnė pėr medalje mendojnė kėshtu. Dua ta bėj popullin tim krenar tė thonė se janė amerikanė."

Shtetet e Bashkuara kanė dalė pėrsėri si ekipi numėr njė i futbollit pėr femra dhe shkojnė nė Lojėrat e Pekinit si favoritė pėr tė fituar medaljen e artė. Trainerja Sundage thotė se e kupton ēfarė pritet, megjithatė e di se asnjė fitore nuk ėshtė e lehtė.

"Do tė thoja se janė pesė apo gjashtė ekipe qė mund tė fitojnė medaljen e artė dhe Shtetet e Bashkuara janė mes tyre. Unė jam shumė e kėnaqur me lojėn tonė. Kemi ndryshuar dhe mendoj se jemi nė rrugėn e duhur pėr nė Lojėrat Olimpike."

Ekipi amerikan i futbollit pėr femra e luan ndeshjen e parė tė Lojėrave Olimpike tė 2008-ės kundėr Norvegjisė me gjashtė gusht, dy ditė para ceremonisė zyrtare tė hapjes sė Lojėrave Verore tė Pekinit. //bsa//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare