Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Evropa vazhdon presionin ndaj Rusisė pėr tėrheqjen e trupave nga Gjeorgjia

19.08.2008 12:10 Bota - Burimi: VOA Europa

Bernard Kushner, Ministri i Jashtėm i Francės, e cila mban presidencėn e radhės sė Bashkimit Evropian, thotė se Evropa po i bėn presion tė fortė Rusisė tė tėrheqė trupat nga Gjeorgjia.  Komentet e shefit tė diplomacisė franceze u bėnė nė prag tė takimit tė ministrave tė jashtėm tė Natos mbi kėtė ēėshtje: 

Nė konferencėn pėr shtyp Ministri i Jashtėm francez Bernard Kushner shprehu padurim dhe nervozizėm lidhur me ato qė i komentoi si ritme tė ngadalta tė tėrheqjes sė trupave ruse nga Gjeorgjia, megjithė pretendimet e Moskės se do ta fillojė pa vonesė procesin.

Ministri i Jashtėm francez u shpreh se sa herė qė Parisi i telefonon Moskės, pėrgjigja qė merr ėshtė se tėrheqja e trupave do tė fillojė. Por ai tha Parisi dėshiron qė kjo tėrheqje tė fillojė menjėherė. Ai nėnvizoi se Moska ka nėnshkruar armėpushim me Gjeorgjinė dhe shprehu shpresėn se Rusia e kupton se siglimi i kėsaj marrėveshjeje duhet respektuar.

Njė takim emergjent i Natos fillon tė martėn nė Bruksel. Ministrat e Jashtėm pritet tė angazhohen nė mbėshtetje tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė Gjeorgjisė. Ata pritet gjithashtu t'u bėjnė thirrje tė dyja palėve tė respektojnė armėpushimin e arritur me ndėrmjetėsimin e Francės javėn e kaluar. Por ministrat janė tė pėrēarė lidhur me rrugėn qė duhet ndjekur nė marrėdhėniet me Rusinė, e cila ka dėrguar trupa nė territorin gjeorgjian pas pėrleshjeve nė rajonin e Osetisė Jugore nė fillim tė muajit.

Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se forcat ushtarake ruse do tė fillonin tėrheqjen nė mes tė ditės sė djeshme, por Gjeorgjia ka njoftuar se nuk ėshtė parė ndonjė lėvizje trupash.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha tė dielėn nė njė bisedė telefonike me homologun rus se e kishte paralajmėruar Moskėn pėr "pasoja serioze," nėse nuk pėrmbush marrėveshjen e armėpushimit. Nuk ėshtė e qartė se pėr ēfarė pasojash konkrete bėhet fjalė. Zoti Kushner tha se Presidenti francez mund tė kėrkojė njė mbledhje emergjente tė Bashkimit Evropian nė lidhje me krizėn nė Gjeorgji brenda pak ditėsh. //ad//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare