Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Forcat gjeorgjiane tėrhiqen nga kryeqyteti i Osetisė Jugore

11.08.2008 12:00 Bota - Burimi: VOA Europa

 

Gjeorgjia thotė se i ka urdhėruar trupat e saj nė rajonin separatist tė Osetisė Jugore qė tė ndalojnė zjarrin, pasi tėrhoqi trupat e saj nga kryeqyteti i Osetisė Jugore. Nuk ka pasur njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė nga Rusia pėr ofertėn e Gjeorgjisė , qė tė negociohet pėr t’i dhėnė fund ditėve tė luftimeve tė ashpra nė rajon.                                                    
                                  

Zyrtarėt rus thonė se ata kontrollojnė tani thuajse gjithė qytetin Tskihnvali, kryeqytetin e Osetisė Jugore, dhe konflikti mes Rusisė dhe Gjeorgjisė tani ėshtė zgjeruar . Luftimet tani janė pėrhapur nė Abkazi, njė tjetėr rajon seperatist dhe zyrtarėt gjeorgjian thanė se aeroplanėt rusė bombarduan njė aeroport ushtarak jashtė kryeqytetit Gjeorgjian.

Abkhazia ka njoftuar se i ka mobilizuar trupat dhe i grumbulloi rezervistėt dje pėr tė rishpallur kontrollin nė njė zonė tė provincės qė ka mbetur nėn kontrollin e Gjeorgjisė.

Rusia ka cuar luftanijet pėrgjatė bregdetit gjeorgjian tė Detit tė Zi. Zyrtarėt ukrainas paralajmėruan se ata mund tė bllokojnė luftanijet ruse qė tė lėvizin drejt bazės kyce tė Rusisė qė ndodhet nė portin ukrainas tė Sevastopolit.

Kryeministri rus Vladimir Putin e dėnoi ofensivėn e Gjeorgjisė nė Osetinė Jugore, e cila nisi tė premten nė mėngjes, ku Gjeorgjia u pėrpoq qė tė merrte kontrollin e rajonit, nga duart e separatistėve.

Z. Putin tha se ka shenja tė genocidit ndaj popullatės sė Osettisė.

Zyrtarėt gjeorgjianė e pėrshkruajnė tėrheqjen e trupave tė tyre nga kryeqyteti i Osetisė Jugore si njė masė tė vullnetit tė mire, me qėllim qė tė ndalen konfrontimet ushtarake. Zyrtarėt thanė se ata i kanė kėrkuar SHBA qė tė ndėrmjetėsojnė pėr konfliktin.

SHBA i kanė quajtur veprimet e Rusisė si “tė paproporcionuara” dhe kanė bėrė thirrje pėr njė armėpushim dhe kthim nė status quo-nė e 6 gushtit, pėrpara se tė niste ofensiva gjeorgjiane.

Rusia dhe Gjeorgjia ranė dakort qė tė hapin dy korridore humanitare pėr tė larguar tė plagosurit dhe refugjatėt qė janė nė Osetinė Jugore.

Rita Khopzhayva, refugjate, e pėrshkruan me nota tė errėta situatėn

“Ėshtė ferr” thotė ajo, duke pėrshkruar numrin e madh tė bombardimeve qė pengonin largimin. “Fėmijėt janė tė uritur....Nuk ka ujė, nuk ka dritė, as bukė, nuk ka gas pėr ngrohje, nuk ka asgjė. Ėshtė njė tmerr. “ thotė ajo duke shtuar  se “ ... ėshtė njė situatė e pakrahasueshme”.

Luftimet nisėn tė premten, kur Gjeorgjia u pėrpoq qė tė merrte kontrollin e Osetisė Jugore, prej separatistėve, nė njė ofensivė tė madhe. Rusia, e cila ka lidhje tė ngushta me kėtė provincė, u pėrgjigj duke cuar mijėra trupa dhe qindra tanke.

Udhėheqės nga gjithė bota, u kanė bėrė thirrje tė dyja palėve qė t’i japin fund luftimeve, duke lėshuar deklarata qė pėrshkruajnė situatėn e pėrkeqėsuar aktuale, dhe duke dėrguar njė delegacion me diplomatė tė nivelit tė lartė.

Dhuna e fundit ėshtė mė e ashpra qė kur provinca fitoi de fakto pavarėsinė nė vitin 1992. Banorėt e Osetisė Jugore duan qė t’iu bashkohen bashkėqytetarėve tė tjerė osetias, nė
Veri, pjesė e cila u pėrfshi nė kufijtė e Rusisė, mbas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovietik nė vitin 1991.   //mm//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare