Frid: Kosova, shembull i bashkėpunimit mes SHBA-sė dhe Evropės
16.08.2008 18:55 Bota - Burimi: VOA Europa
Donatorėt ndėrkombėtarė premtuan mė shumė se 1 miliard e 900 milionė dollarė ndihma pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Shtetet e Bashkuara premtuan 400 milionė dollarė.
Fondet amerikane do tė ndihmojnė nė lehtėsimin e borxhit tė Kosovės. Ato do tė forcojnė kapacitetin e sistemit juridik tė vendit, si dhe do tė pėrmirėsojnė klimėn e biznesit, arsimin dhe do tė rrisin furnizimin me ujė tė pijshėm.
Shtetet e Bashkuara janė donatori mė i madh i ndihmave pėr Kosovėn, duke kontribuar mbi njė miliard dollarė qė nga viti 1998. Politika amerikane vazhdon tė jetė e pėrqendruar nė ndėrtimin e kapaciteteve brenda institucioneve tė Kosovės dhe pėrmirėsimin e aftėsisė sė shtetit tė ri pėr tė mbėshtetur zhvillimin nė dekadat e ardhshme.
Ndihmės Sekretari amerikan i Shtetit pėr Marrėdhėniet me Evropėn dhe Euroazinė Daniel Fied u tha gazetarėve nė Washington se ekonomia e Kosovės po fillon tė ecė pėrpara. Ai theksoi gjithashtu nevojėn urgjente qė ekonomia tė fillojė tė funksionojė nė mėnyrė qė tė pakėsohet papunėsia.
Komisioneri i Bashkimit Evropian pėr Zgjerimin Oli Rehn tha se organizata e tij ėshtė e vendosur tė pėrmbushė nevojat e Kosovės. Ndihmės Sekretari i Shtetit Fried tha se Kosova ėshtė shembulli i bashkėpunimit tė afėrt mes Shteteve tė Bashkuara dhe Evropės nė kushte mjaft tė vėshtira.
Pėr shkak tė kundėrshtimeve nga Rusia, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara nuk miratoi njė rezolutė pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, megjithėse 43 vende, pėrfshirė mė shumė se dy tė tretat e Bashkimit Evropian dhe shumica e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit e kanė njohur tashmė Kosovėn, qė kur ajo shpalli pavarėsinė nė shkurt pas nėntė vjetėsh nėn administrimin e OKB-sė.
Bashkimi Evropian duhej tė pėrballej me faktin se duhet tė vepronte pėr statusin e Kosovės dhe vendet evropiane u ndodhėn pėrballė faktit duhet tė vepronin pėr statusin e Kosovės nė mungesė tė njė rezolute tė OKB-sė tha zoti Fried. Kjo ishte shumė e vėshtirė dhe pėrgjigja evropiane ishte e fuqishme dhe e palėkundur.
Pėr tė ndihmuar Kosovėn, tha nėnsekretari Fried, Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė punojnė shumė ngushtė me aleatėt evropianė gjatė muajve tė ardhshėm. //bsa//
lajme.parajsa.com



































