Gjendja ekonomike nė Evropė
03.09.2008 18:41 Bota - Burimi: VOA Europa
Organizata pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe Zhvillim thotė se ekonomia britanike mesa duket do tė zhytet nė rėnie ekonomike kėtė vit dhe se ekonomitė mė tė mėdha nė kontinentin evropian nuk do tė kenė shans mė tė mirė. Ndėrkohė, kryeministri britanik Gordon Brown shpalosi planet pėr shpenzimin e afro 2 miliard dollarėve pėr tė pėrtėrirė tregun e dobėsuar tė shit-blerjes sė shtepive i cili po vuan nga renia mė e keqe qė nga fillimi i viteve 1990.
Organizata pėr Bashkėpunimin Ekonomik dhe Zhvillim parashikon qė eknomia nė Britani tė vazhdojė tė ketė bilanc negativ. Organizata me qendėr nė Paris parashikon qė ekonomia britanike aktualisht tė tkurret nė masė vjetore prej 3/10 e 1% nė tremujorin e tretė dhe 2/5 e 1% nė tremujorin e katėrt. Por edhe pjesa tjetėr e Evropės nuk duket mė mirė. Organizata parashikon se tre ekonomitė mė tė mėdha tė rajonit Gjermania, Franca dhe Italia thuajse nuk do tė njohin rritje kėtė vit.
Britania ka marrė masa pėr tiu kundėrpėgjigjur parashikimeve me disa programe nxitėse qeveritare me synimin pėr tė stimuluar ekonominė. Gjeja mė problematike nė ekonominė britanike ėshtė tregu i shtėpive ku dhėnia e kredive ka rėnė rreth 70% krahasuar me njė vit mė parė. Duke patur parasysh tregun e rėnduar, qeveria e kryeministrit Gordon Brown po eleminon taksėn blerėse tė shtepive qė kushtojnė mė pak se 312 mijė dollarė. Kjo masė do tė prekė gati gjysmėn e tregut tė shtėpive nė tregun britanik.
Pronarėt e shtėpive duhet ta dinė se ne do tė bėjmė gjithēka tė jetė e mundur pėr tė stimuluar tregun e shtepive...ndihmė me heqjen e taksave pėr blerėsit, ndihmė pėr ata qė blejnė pėr herė tė parė, ndihma pėr tė ndėrtuar mė shumė banesa me ēmime tė pėrballueshme, ndihma pėr tė hequr nga tregu shtėpitė e pashitura dhe ndihma pėr ata qė pėrballen me vėshtiresi. Kėto janė ato qė qeveria duhet tė bėjė pėr tė ndihmuar njerėzit ndėrkohė qė pėrballemi me njė situatė tė vėshtirė dhe pastaj tė tregojmė se ekonomia jonė ėshtė elastike dhe do ti kapėrcejė kėto probleme.
Sekretari britanik i thesarit Alistair Darling thotė se fakti qė momente tė vėshtira ekonomike qė po ndien nė mbarė botėn nuk e bėn tė lehtė kapėrcimin e situatės.
Po pėrballemi me kohė tė vėshtira. Jemi nė njė situatė ku kemi tė bėjmė me kombinimin e krizės sė kredive me ēmimin e lartė tė benzinės dhe ushqimeve. Kjo ėshtė njė situatė unike pėr tė cilėn edhe FMN ka thėnė se nuk ėshtė parė qė nė vitet 1930.
Pėrveē eliminimit tė taksės blerėse tė shtepisė pėr gjysmėn e ulėt tė tregut, Darling thotė se qeveria do tė nxjerrė njė masė pėr tė ndihmuar ata qė janė blerės pėr herė tė parė dhe kanė tė ardhura tė pakta dhe do japė njė kredi falas pesė vjeēare qė ėshtė sa 1/3e vlerės sė shtėpisė.
Gjithashtu, pėr tė luftuar falimentimet nė rritje, qeveria po shpalos njė plan pėr tė mbrojtur familjet qė rrezikojnė tė humbasin shtepitė e tyre. Nė disa raste, qeveria do tu japė para familjeve tė tilla pėr tė ndihmuar me pagesėn e kredive pėrkundrejt tė qenurit bashkėpronar. (ze)
lajme.parajsa.com



































