Gjeorgji: Rusia ka hapur njė front tė dytė luftimesh
18.08.2008 18:04 Bota - Burimi: 24 Ore Bota

Gjeorgjia tha se Rusia ka hapur njė front tė dytė luftimesh nė atė vend, duke dėrguar automjete tė blinduara matanė 2 territoreve separatiste pėr tė marrė nėn kontroll njė bazė ushtarake gjeorgjiane nė territorin e Gjeorgjisė.
Senaki shtrihet rreth 40 kilometra nė jug tė Abkazisė, republika tjetėr separatiste e Gjeorgjisė, afėr Detit tė Zi.
Po sot mė parė, Moska bėri njė ultimatum, duke kėrkuar qė 1 mijė e 500 trupa gjeorgjiane tė dislokuara afėr Abkazisė, ose tė ēarmatosen ose do tė sulmohen. Gjeorgjia hodhi poshtė thirrjen pėr ēarmatim, njė ditė pasi autoritetet ruse thanė se po pėrgatiteshin pėr dislokimin e 9 mijė trupave nė Abkazi.
Avionėt luftarakė rusė ndėrmorėn sot pėrsėri sulme ndaj objektivave gjeorgjiane, ndėrsa Presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili i bėri pėrsėri thirrje komunitetit ndėrkombėtar qė tė ndihmojė pėr t’u dhėnė fund luftimeve. Ai tha se Rusia po pėrpiqej tė pushtonte gjithė Gjeorgjinė dhe ta asgjėsojė vendin e tij.
Zyrtarėt rusė thanė se forcat gjeorgjiane vazhduan tė hapin zjarr nė Tskhinvali, kryeqyteti i Osetisė Jugore. Rusia thotė se ka plotėsisht nėn kontroll qytetin.
Trupat gjeorgjiane, u larguan dje nga Osetia Jugore pasi nuk arritėn t’u bėnin ballė goditjeve ruse
lajme.parajsa.com



































