Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Gjeorgjia nuk ndalon dot sulmet, Rusia bombardon

13.08.2008 12:00 Bota - Burimi: Observer Bota

Gjeorgjia ėshtė ende nė gjendje lufte, me gjithė pėrpjekjet e shumta nga SHBA dhe nga fqinjėt e saj pėr tė ndryshuar situatėn. Rusėt bombarduan disa objektiva ushtarake nė orėt e para tė sė hėnės. Ministria e Brendshme gjeorgjiane thotė se avionė rusė kanė kryer sulme tė tjera me bomba pranė kryeqytetit Tbilisi. Ajo thotė se sulmet e fundit u kryen nė orėt e para tė mėngjesit tė sė hėnės dhe kishin si objektiv njė bazė ushtarake dhe njė radar. Nuk ka njoftime pėr viktima. Mė herėt, Gjeorgjia tha se Rusia kishte bombarduar aeroportin ndėrkombėtar pranė Tblisit. Rusia e ka akuzuar Gjeorgjinė se ėshtė duke pėrhapur informacione tė rreme. Ndėrkohė dhjetėra mijėra njerėz janė larguar nga qyteti gjeorgjian Gori, pranė kufirit me Osetinė Jugore, pėr shkak tė frikės nga trupat ruse qė po drejtohet nga Gori. Gori u vu nėn sulmet e artilerisė ruse tė shtunėn. Rusia thotė se luftimet vazhdojnė nė Osetinė Jugore, me gjithė deklaratėn e mėhershme tė Gjeorgjisė pėr armėpushim.
Reagimi amerikan
Shtetet e Bashkuara kanė qenė mjaft kritike ndaj veprimeve ushtarake ruse kundėr Gjeorgjisė. Gjatė njė bisede telefonike me presidentin gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, zv/presidenti amerikan Dick Cheney tha se agresioni rus "nuk duhet tė kalonte pa pėrgjigje" dhe se vazhdimi i tij do tė kishte pasoja serioze.
Telefonata e zotit Dick Cheney duket se ka qenė jo vetėm njė pėrpjekje pėr tė dėrguar njė mesazh solidariteti, por edhe gatishmėrie pėr veprim. Zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė kanė refuzuar tė spekulojnė lidhur me atė se ēfarė do tė bėnte Amerika nėse vazhdonte veprimi ushtarak rus. Ndėrkaq presidenti Bush, gjatė njė interviste pėr televizionin amerikan direkt nga Pekini, tha se kishte shprehur shqetėsimin e tij tė thellė pėr kundėrpėrgjigjen e tepruar tė Rusisė. Moska kėmbėngul nė njė tėrheqje tė plotė gjeorgjiane pėrpara se tė hyjė nė fuqi ndonjė lloj armėpushimi.
Nė pritje
Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se do tė hartojnė njė rezolutė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrmes tė sė cilės do tė dėnohet sulmi ushtarak rus ndaj Gjeorgjisė. Kėshilli i Sigurimit nuk arriti pėrsėri njė qėndrim tė pėrbashkėt lidhur me krizėn, me gjithė takimin e katėrt brenda disa ditėsh. Ministri i Jashtėm francez, Bernard Kouchner, i cili po vepron nė emėr tė Bashkimit Evropian, ka shkuar nė Tbilisi nė njė mision pėr t'iu dhėnė fund luftimeve. Kouchner tha se kishte njė plan francez pėr situatėn: "Armėpushim fillimisht, pastaj hapja e rrugės pėr tė shkuar tek viktimat, e treta, tėrheqje e trupave, tėrheqje e kontrolluar e trupave, e katėrta, kthimi nė tryezė, negociata, bisedime pėr paqe, zgjidhje politike". "Kjo ėshtė e gjitha. Mė vjen keq, ėshtė e lehtė tė thuhet, por e vėshtirė pėr t'u bėrė", tha Ministri i Jashtėm Francez.

Putin reagon ndaj SHBA-sė dhe BE-sė

Kryeministri rus Vladimir Putin ėshtė kundėrpėrgjigjur pas akuzave dhe kėrcėnimeve tė Bashkimit Evropian dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Gjatė mbledhjes sė qeverisė, Putin u shpreh se SHBA dhe Perėndimi po gabojnė nė politikat e tyre. Ai theksoi se transportimi i ushtarėve gjeorgjianė nga Iraku drejt vendit tė tyre me avionė ushtarakė amerikanė, ishte njė veprim i gabuar i Pentagonit. Ai shtoi se ka nga ata diplomatė amerikanė qė situatėn dhe zhvillimet i shikojnė ende me syrin e Luftės sė Ftohtė. "Ėshtė e turpshme qė disa nga partnerėt tanė, nė vend qė tė na ndihmojnė, po pėrpiqen tė na pengojnė nė misionin tonė paqėsor. Kėtu, e kam fjalėn pėr transportin e ushtarėve gjeorgjianė nga Iraku me avionė amerikanė", tha Putin.

Reagimet

BE
“Bashkimi Evropian i ka bėrė thirrje Rusisė tė heq dorė nga ēdo ndėrhyrja ushtarake nė territorin e Gjeorgjisė. Komisioni i BE-sė, nė njė deklaratė tė publikuar dje, thekson se "BE i bėn thirrje Rusisė t'i jap fund ēdo ndėrhyrjeje ushtarake nė territorin e Gjeorgjisė". Nė deklaratė theksohet se "BE do tė ngrejė tonin ndaj Rusisė, nėse kjo e fundit nuk tėrhiqet nga sulmet e saj ushtarake."

Rusia
“Rusia nuk do tė zgjerojė operacionet jashtė kufijve tė Osetisė sė Jugut. Kėtė e deklaroi para gazetarėve zv.komandanti i Forcave tė Armatosura tė Rusisė, Anatoli Nogovitsin. Sipas tij, pretendimet e Tbilisit se Rusia kėrkon tė shtrijė pushtimin e saj nė mbarė territorin gjeorgjian, nuk janė tė vėrteta. "Ne nuk kalojmė pėrtej kufirit tė Osetisė sė Jugut. Ky ėshtė principi ynė. Deri mė tani nuk ėshtė dhėnė asnjė urdhėr qė forcat paqeruajtėse ruse tė ndėrhyjnė nė qytetet e tjera gjeorgjiane"

Stubb
“Gjeorgjia ka firmosur deklaratėn e armėpushimit. Lajmin e konfirmoi pėr CNN vetė ministri i Jashtėm i Finlandės, Aleksander Stubb. Sipas diplomatit finlandez, presidenti i Gjeorgjisė, Mikail Sakashvili ka firmosur deklaratėn e armėpushimit. Stubb tha se dokumenti po i dėrgohet tashmė edhe Moskės zyrtare nga e cila pritet qė tė pranojė marrėveshjen. Sipas deklaratės nė fjalė, nėse ai pranohet edhe nga pala ruse, atėherė i jepet fund luftės.”

NATO 
“Akuza tė rėnda ndaj Moskės zyrtare ka adresuar sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Sipas tij, "Rusia po cenon integritetin territorial tė Gjeorgjisė". Nė deklaratėn Sheferit, tė cituar nga zėdhėnėsi Carmen Romero, thuhet se "NATO ėshtė e shqetėsuar ndaj pėrdorimit tė forcės nga Rusia, e cila po cenon integritetin territorial tė Gjeorgjisė.” 

Kremlini
“Krerėt mė tė lartė rus, Presidenti Dimitri Medvedev, kryeministri Vladimir Putin, ministri i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov dhe drejtues tė ushtrisė janė mbledhur nė njė takim tė jashtėzakonshėm nė Kremlin. Sipas zyrės pėr shtypi nė Kremlin, bėhet e ditur se nė mbledhjen e drejtuar nga Medvedev do tė analizohet situata e fundit nė Osetinė Jugore, vend ky qė ka shpallur pavarėsinė e njėanshme nga Gjeorgjia.”

Londra
“Shefi i diplomacisė britanike, David Miliband ka kritikuar Moskėn zyrtare pėr veprimet ushtarake qė ka ndėrmarrė kundėr Gjeorgjisė, duke i cilėsuar ato si sulme qė kanė tejkaluar krahinėn e Osetisė sė Jugut. Duke theksuar se ka rritur bashkėbisedimet me homologėt ndėrkombėtarė, Miliband shprehu shqetėsimin e Londrės zyrtare pėr pėrkeqėsim tė situatės nė Gjeorgji.” 



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare