Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Grusht shteti nė Mauritani, gjeneralėt "pushtojnė" vendin

07.08.2008 21:14 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Ka pasur njė grusht shteti nė Mauritani. Disa gjeneralė tė ushtrisė, me nė krye shefin e rojave presidenciale, kanė arrestuar Presidentin Sidi Ouldn Abdallahi dhe Kryeministrin Jahja Ould Ahmed Vaghf. Lajmi ėshtė dhėnė nga burime tė afėrta me presidencėn e shtetit islamik afrikano-verior. Sipas informacioneve, njėsi tė ushtrisė kanė rrethuar disa ndėrtesa qeveritare nė kryeqytetin Nouakchot dhe kanė urdhėruar ndėrprerjen e transmetimeve televizive. Lajmi ėshtė konfirmuar dhe nga Franca, qė ėshtė edhe ish-fuqi koloniale. Ushtarėt janė parė tė lėvizin nėpėr rrugėt e kryeqytetit, por nuk ka informacione pėr luftime. Vendi zhvilloi zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė qershor 2007, dy vjet pas njė tjetėr puēi. Mauritania ėshtė pėrfshirė nga kriza politike pėr tė dytėn herė brenda dy javėsh, pas njė vote mosbesimi nė kabinet. Tė hėnėn, 48 deputetė u shkėputėn nga partia nė pushtet. Ka zėra, sipas tė cilėve kanė qenė gjeneralėt ata qė kanė orkestruar kėtė dorėheqje nė masė. Mė herėt, tė mėrkurėn, Presidenti Abdallahi kishte zėvendėsuar disa oficerė tė lartė tė ushtrisė, pėrfshirė shefin e rojave presidenciale. Mauritania ėshtė njė nga vendet mė tė varfra tė botės, por edhe prodhuesi mė i ri i naftės. Vendi nė shkretėtirė, ish-koloni franceze, me mė shumė se 3 milionė banorė, i ka kthyer sytė tani nga nafta, nė pėrpjekje pėr tė forcuar ekonominė e tij.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare