Haga transferon Haradin Balėn nė Francė pėr kryerjen e dėnimit
15.05.2008 19:31 Bota - Burimi: VOA Europa
Gjykata e Hagės pėr Krimet e Luftės transferoi njė nga ish-udhėheqėsit e UĒK-sė, Haradin Bala nė Francė, pėr tė vuajtur dėnimin prej 13 vjetėsh pėr kryerjen e krimeve gjatė konfliktit tė viteve 1990.
Nė vitin 2005 gjykata e shpalli zotin Bala fajtor pėr tortura dhe vrasje tė tė burgosurve serbė nė kampin e Lapushnikut nė Kosovė. Por gjykata ēliroi nga akuzat dy tė tjerė, Fatmir Limajn dhe Isak Musliun.
Shtatorin e kaluar, dhoma e apelit e mbajti nė fuqi vendimin e parė. Tė tre ata ishin anėtarėt e parė tė UĒK-sė qė u gjykuan pėr krime lufte. Gjykata e Hagės ka ngritur padi ndaj 151 personave pėr vepra tė ndryshme penale gjatė konflikteve tė Ballkanit. Proceset 113 prej tyre kanė pėrfunduar.//lk
lajme.parajsa.com
































