Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Itali, gjurmėt e gishtėrinjve pėr tė gjithė

17.07.2008 21:45 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Italia do tė marrė shenjat e gish
tėrinjve tė tė gjithė qytetarėve
tė saj, njė lėvizje kjo qė synon
tė zbusė kritikat e gjera mbi planet
e qeverisė pėr tė detyruar romėt
dhe fėmijėt e tyre qė tė japin gjurmėt
e gishtave si njė mėnyrė pėr
tė luftuar kriminalitetin. Kjo politikė
ėshtė dėnuar nga Parlamenti
Evropian dhe veēanėrisht nga Rumania,
nga ku edhe vijnė pjesa mė
e madhe e romėve qė jetojnė nė
Itali, si edhe nga grupet fetare qė e
kanė krahasuar kėtė politikė tė re
tė qeverisė italiane me ato tė ndjekura
nga nazistėt, kundrejt hebrenjve,
nė vitet 1930. Njė komitet
parlamentar pranoi tė mėrkurėn
qė nga viti 2010, tė gjitha kartat e
identitetit, me tė cilat aktualisht
njė pjesė e shtetasve italianė janė
tė pajisur, duhet tė pėrfshijnė edhe
shenjat e gishtėrinjve tė
mbajtėsve. Masa gjithsesi duhet
qė tani tė miratohet nga Parlamenti.
"Marrja e shenjave tė gishtėrinjve
tė tė gjithė qytetarėve italianė
do tė zgjidhė njė herė e mirė
edhe ēėshtjen e shumėdebatuar
tė romėve", tha deputeti i opozitės,
Antonio Misani, nė njė intervistė
pėr mediat italiane. Kryeministri
konservator, Silvio Berluskoni, fitoi
nė zgjedhjet e prillit pasi premtoi
se do tė merrte njė qėndrim mė
tė ashpėr kundėr krimit, pėr tė cilin
shumė italianė fajėsojnė emigrantėt.
Ministri i Brendshėm,
Roberto Maroni, njė anėtar i Ligės
sė Veriut, formacion politik ky i
njohur pėr qėndrimet e tij antiemigrantė,
po bėn presion pėr tė marrė
shenjat e gishtėrinjve tė tė gjithė
romėve qė jetojnė nė kampet nomade.
Ai ka thėnė se vetėm
njerėzit qė nuk mund tė identifikohen
plotėsisht, duhet tė skedohen
duke iu marrė shenjat e
gishtėrinjve. Berluskoni ka mbrojtur
kėtė politikė, duke thėnė se ajo
do tė ndihmonte nė "pastrimin" e
kampeve rome, qė nė pjesėn mė
tė madhe tė tyre janė tė pėrbėra
nga baraka gjysmė tė rrėnuara nė
periferitė e qyteteve mė tė mėdha
italiane. Llogaritet se jetojnė rreth
140 mijė romė nė Itali, ku njihen
si nomadė. "Qeveria italiane do tė
garantojė qė fėmijėt romė do tė
mund tė shkojnė nė shkolla dhe
do tė mund tė integrohen si
qytetarė evropianė", tha Berluskoni.
Duke komentuar planin pėr
marrjen e shenjave tė gishtėrinjve
tė romėve, agjencia italiane qė
mbron tė drejtat e privatėsisė, tha
se ishte e domosdoshme qė tė
shmangeshin teknikat e bazuara
mbi kritere diskriminuese,
veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr etninė
apo besimin. Por, agjencia
tha se marrja e shenjave tė gishtėrinjve
pėr tė gjithė popullatėn
nuk do tė ishte diskriminuese.
"Tani, ne duhet qė menjėherė tė
pezullojmė masėn qė ka nė
shėnjestėr vetėm romėt nė pritje
tė marrjes sė njė vendimi pėr kėtė
iniciativė tė re; marrjen e shenjave
tė gishtėrinjve pėr tė gjithė qytetarėt",
tha lideri i opozitės italiane,
Valter Veltroni.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare