Kadare: Solzhenicini, kampion i tė drejtave njerėzore
07.08.2008 00:31 Bota - Burimi: VOA Europa
Laureati rus i ēmimit Nobel, Alexander Solzhenicin, autori disident shkrimet e tė cilit ekspozuan tmerret e kampeve tė internimit tė periudhės sovjetike, u varros sot me njė ceremoni qė i ngjante njė funerali shtetėror, nė njė varrezė historike tė Moskės. Solzhenicini vdiq tė djelėn nė moshėn 89 vjeēare. Aleksandėr Solezhenicin nė veprat e tij pėrshkroi dhe denoncoi sistemin stalinist tė ish-Bashkimin Sovjetik. Pėr tė diskutuar mbi jetėn dhe rolin shkrimtarit disident Zėri i Amerikės kishte ftuar pėr njė bisedė telefonike shkrimtarin Ismail Kadare.
Zėri i Amerikės:Zoti Kadare, Solzhenicini u bė simboli i luftės kundėr diktaturės, ai ishte njeriu qė denoncoi botėrisht sistemin mė tė ashpėr totalitar dhe bėri publike kampet famėkeqe tė internimit, tė ashtuquajturit Gulagė sovjetikė. Ēfarė ndikimi patėn veprat e tij nė ato vite?
Ismail Kadare:Natyrisht, qė mendimi unanim botėror ėshtė se Solzhenicini ėshtė njė figure kolosale e shekullit, ėshtė njė shkrimtar emancipues, nė shkallė planenetare, ai ai lojti njė rol nė gjysmėn e planetit, qė ishte bota komuniste, por edhe nė botėn tjetėr, ku vepra e tij rrezatoi gjerėsisht. Ka qenė njė shkrimtar i pakrahasueshėm nė demaskimin e krimeve tė Stalinit, njė proces qė ende vazhdon sot nė botė, me dėnimin e krimeve tė komunizimit, njė proces qė ende vazhdon sot nė botė, pra ėshtė njė proces ende i pambyllur. Siē ndodh shpesh me figurat e mėdha, tė gjithė duan tė pėrfitojnė prej tyre, Rusia zyrtare, qė pamė edhe ceremoninė, e nderon atė, mendoj unė pėr tė tjera arsye qė e nderon Rusia demokratike dhe liberale. Opinioni botėror ēmon tek ai mbi gjithshka veprėn e tij tė madhe letrare artistike dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut qė ai bėri nė shkallė botėrore, si rrallė kush. Edhe nė qoftė se vihet re ndonjė rezervė, siē ndodh me shkrimtarėt e mėdhenj, kjo ka tė bėjė pikėrisht me tė drejtat njerėzore, kampion i tė cilave ai qe. Ėshtė vėnė nė dukje kohėt e fundit afrimi i tij me Putinin, qė ka luajtur njė rol nė mendimet e tij, tė cilat patėn rėnė disa herė ndesh me veprėn e tij, siē ishte rasti i Kosovės, kur pėr fat tė keq, e pėrsėris, pėr fat tė keq, ai u pajtua me mendimin e Rusisė zyrtare, kundėr forcave tė lirisė nė Ballkan. Disidentėt rusė kanė patur pėr kėtė arsye njė polemikė me tė dhe Kosova u bė, si tė thuash, njė pikė ndarjeje midis tyre. Por kjo ndodh jo rrallė me shkrimtarėt e mėdhenj dhe tė shquar, qė jo rrallė, parimet qė ata mbrojnė nė veprat e tyre, bien disa herė ndesh me mendimet qė ata kanė nė njė periudhė tė caktuar tė jetės sė tyre. Por, nė fund, ėshtė vepra ajo qė mbetet dhe qė ēmohet dhe janė kėto mendime kalimtare, tė cilat harrohen dhe pa dyshim, dhe figurėn e tij kolosale nuk do ta cėnojė kjo gjė nė tėrėsi, ato mendime kalimtare do tė harrohen dhe vepra e tij do tė jetojė pėrgjithmonė.
Zėri i Amerikės:Pra, ai mbetet njė figure komplekse nė historinė e letėrsisė botėrore
Ismail Kadare:Nuk mund tė thuhet komplekse, figura e tij ėshtė nė pėrgjithėsi e qartė, por qė thashė unė, ėshtė njė incident
Zėri i Amerikės:Ju keni patur rastin ta takoni Aleksandėr Solzhenicinin. Nė ē'rrethana e keni njohur dhe cilat janė disa nga mbresat tuaja pėr tė?
Ismail Kadare:Po, unė kam patur rastin ta njoh nė Paris,para se tė instalohej pėrfundimisht nė Rusi, ai bėri njė udhėtim nė Francė. Ne tė dy, kemi tė njėjtin editor dhe botues francez, dhe nė mjediset e Shtėpisė Botuese Fayard, ku ai u prit, kam patur rastin tė njihem me tė dhe tė bisedoj me tė, ishte njė njeri jashtėzakonisht i komunikueshėm, kishte dėshirė tė fliste, njė dėshirė qė ndoshta ishte e theksuar nga jeta e tij tepėr e vetmuar, qoftė nė burgjet e Stalinit dhe nė internim, qoftė nė njė farė jete tė izoluar qė ka bėrė mė vonė. Ai ishte tepėr i komunikueshėm.
Zėri i Amerikės:Duke bėrė njė paralelizėm me ish Bashkimin Sovjetik, nė se do tė flitej pėr njė disidencė, apo nje Solzhenicin tė Shqipėrisė, nė mend tė vjen emri juaj, megjithėse ju vetė jeni shprehur se nuk keni qenė disident. Sa e vėshtirė ishte disidenca nė radhėt e intelektualėve shqiptarė gjatė periudhės sė komunizmit?
Ismail Kadare:Njė here dua tė them, se nuk ka figurė nė letėrsinė shqipe, nė kulturėn shqiptare, ose nė mendimin kulturor shqiptar, tė krahasueshėm me Solzhenicinin nė atė kompleksitetin e tij, si njeri i madh i letėrsisė dhe i lirisė, nuk ka. Nuk ka dhe nuk mund tė kishte nė Shqipėri, sepse edhe nė Rusi, Solzhenicini doli nė atė periudhė qė quhej periudhė staliniste, dmth ai kishte vite, vite qė shkruante, por u deshėn tė kalonin 8 vjet nga vdekja e Stalinit, qė ai tė botonte faqet e para. Kaq e rėndė ishte hija e Stalinizmit, nė Rusi, ku qe pėrmbysur ndėrkohė. Tani mendoni se si kanė kjo hije e Stalinizmit tone dhe e kishim gjallė Stalinin deri nė rrėzimin e komunizimit. Pra, ishte praktikisht dhe teorikisht e pamundur, qė nė Shqipėri tė kishte disidencė. Nė Shqipėri nuk ka patur dissidence, nė kuptimin klasik tė fjalės, qė disidenca konsiderohet si njė kundėrshtim publik ndaj shtetit, si njė kundėrshtim, njė sfidė, njė dalje publike kundėr shtetit qė sundon. Ne kėtė e dimė dhe shpesh thuhet se vėrtet ka qenė nė Shqipėri kaq e ashpėr kjo shtypje e kulturės, e jetės shoqėrore, apo ndoshta shkrimtarėt mundet qė e teprojnė pak pėr tė justifikuar faktin qė ata nuk arritėn dot tė bėnin atė disidencė qė i bėri ata qė si nė Rusinė e Solzhenicinit, se dhe atje pėr njė kohė tė gjatė nuk u bė disidenca. Unė them se shtypja ka qenė reale dhe mjafton tė kujtoj jo vetėm vitet e para tė terrorit, kur terrori kundėr intelektualėve, elites intelektuale, ishte njė praktikė e ditės nė Shqipėri, ishte njė sport i ditės, si tė thuash, por tė marrim vitet e fundit, nė mes tė viteve 70, ėshtė thėnė disa here, nė Shqipėri u pushkatuan dy poetė, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Mendoni, tė pushkatohen dy poetė nė mes tė viteve 70, kur ndėrkaq kishte njė lloj emancipimi nė mbretėrinė komuniste tė botės; por unė do tju them njė shembull tjetėr, edhe mė tė pabesueshėm. Pasnesėr, mė 11 gusht, mbushen 20 vjet nga varja e njė poeti, unė po e pėrsėris fjalėn, nga varja e njė poeti shqiptar, njė poet shqiptar me emrin Hazi Mela. U var nė mes tė Kukėsit dhe kur, nė vitin 1988. Ėshtė e pabesueshme, njė poet shqiptar varet dy vjet para rėnies sė komunizmit dhe mbahet tre ditė i varur nė sheshin e Kukėsit, pėr tė terrorizuar qytetin. Ja pra, ēfarė persekutimi dhe ēfarė terrori ka patur nė Shqipėri. E megjithatė, mund tė thuhet, se letėrsia shqipe, jo nė kėtė formė kaq radikale si Solzhenicini, por nė forma mė tė pėrmbajtura si Pastėrnaku, os esi Bulgakovi, ka arritur tė shkruajė vepra qė kanė shprehur rezervėn e tyre tė thellė kundėr regjimit komunist.
Zėri iAmerikės:A u bė i famshėm Aleksandėr Solzhenicini pėr shkak tė disidencės sė tij dhe pasqyrimit tė komunizimit rus me tėrė ashpėrsinė e tij, apo edhe pėr faktin e vlerave artistike tė veprave tė tij?
Ismail Kadare:Solzhenicini ėshtė njė shkrimtar i rrallė nė fatin e tij, ku vepra letrare dhe dokumentare kanė pak a shumė, njė peshė tė barabartė. Janė tė dyja tepėr tė rėndėsishme, janė tė dyja tepėr tė fuqishme, sepse rrallė ka ndonjė shkrimtar qė tė ketė kryevepra letrare, si ta zemė, Pavioni i kancerozėve, qė ėshtė njė roman, pra thjesht njė roman artistik dhe tė ketė njė vepėr dokumenetare, ose mė mirė njė dėshmi tronditėse, si Arkipelagu Gulag dhe ėshtė shumė e vėshtirė pėr lexuesin tė vendosė se cila ėshtė mė interesante, qoftė dhe nga ana e realizimit artistik, se janė tė dyja jashtėzakonisht tė bukura, veē qė janė tronditėse dhe tė thella; janė edhe tė bukura, lexohen me njė frymė. Prandaj, ai ėshtė njė shkrimtar qė e ka tė ndarė veprėn nė dy korpuse, qė do tė thoja, pak a shumė tė barabartė.
Zėri i Amerikės:Zoti Kadare, ju faleminderit pėr intervistėn.
lajme.parajsa.com



































