Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


European Union foreign policy chief Javier Solana during press conference in Geneva, 19 Jul 2008

Bisedimet e Gjenevės me Iranin pėrfundojnė pa rezultat

Pas mė shumė se pesė orė negociatash, raundi mė i fundit i bisedimeve intensive pėr ēėshtjen e programit bėrthamor tė Iranit, pėrfundoi pėrsėri pa rezultat. Megjithė praninė pėr herė tė parė tė njė zyrtari amerikan nė tryezėn e bisedimeve, nuk u bė asnjė pėrparim pėr kėtė ēėshtje tė debatueshme. »»


Koleksioni i nacionalizmit pranverė/verė

13.05.2008 20:56 Bota - Burimi: Mapo Bota


Koleksioni i nacionalizmit pranverė/verė

Shkruan : Revista Mapo

Shkruan nga Beogradi, Idro Seferi*


Sheshi i “Kral Millanit” para Pallatit Federativ ishte mbushur plot njerėz, disa orė para mitingut tė madh “Kosova ėshtė Serbi” nė Beograd. Njė atmosferė e zymtė, e disa motoēiklistėve, tifozėve dhe fėmijėve tė shkollave tė mesme, tė dehur me birra dylitėrshe, ishte nė paradėn e nacionalistėve. Pak orė pas deklaratave tė liderėve serbė gjithēka u ndez. Ėshtė befasi e madhe qė policėt arritėn nė vendin e ngjarjes gjysmė orė pasi u dogj ambasada amerikane. Nė tė drejtėn ndėrkombėtare sulmi nė ambasadė ėshtė sulm nė territorin e shtetit. Por, ėshtė shumė befasuese qė policėt po kalonin nė rrugėn e ‘Knez Milloshit” me Hummerat e tyre si “gangester”, pas gazlotėsjellėsit dhe nė vend qė tė bėnin punėn e tyre po tregonin tre gishtėrinjtė. Gazetarėt u rrahėn brutalisht, me njė gabim pėr rusėt e “ Russia Today”, pasi qė flisnin anglisht. Rikthimi i nacionalizmit nuk ėshtė spontan. Por, nė Serbi pas pavarėsisė sė Kosovės tash ka filluar lufta e forcave. Nė mėngjesin e 5 tetorit 2000, nė sheshin ku tė enjten filluan demonstratat, ndodhej Xho eskavatori me grupin e tij. Aty kishte nisur njė revolucion, qė zgjati deri me vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiē dhe mė pas forcat politike ranė sėrish nė mes tė vegjėlish. Serbia parmbrėmė legalizoi dhunėn si politikė tė drejtė, por dhe nė pėrputhje me politikat e qeverisė. Kėshtu ka thėnė ministri pėr Kosovėn Sllobodan Samardziē, i cili nuk dėnoi aktin. Por, kryeministri Vojisllav Koshtunica, njė radikal i moderuar, nuk pati zemėr tė dėnoj aktin. Dikur vonė tė premten tha se Serbia i ka treguar botės qė kėrkon drejtėsi dhe ėshtė vend mbi bazat e demokracisė. Por, ai nė liturgjinė e Shėn Savės ose do jetė futur thellė shpirtėrisht duke vuajtur pėr Kosovėn ose ia kanė fikur televizorin kėshilltarėt e tij. Por, deklaratat e politikanėve nuk pėrputheshin me thirrjet pėr paqe. Radikali Tomislav Nikoliē, tha se serbėt vuajten vetėm dy ditė, kurse tė tretėn dogjėn pikat kufitare. Edhe ai legalizoi sulmet. Fėmijėt qė dukeshin se do tu bėrtisnin nėnat pėr vonesėn nuk mund tė dinin politikėn qė ka Kanadaja ndaj ēėshtjes sė Kosovės dhe problemin e Quebec-ut. Dhe, nuk mund tė dinin adresėn e ambasadės shqiptare nė Dedinje. “Rrėnimi i dritareve ėshtė demokratike…”, pat thėnė Velimir Iliē, i Serbisė sė Re, i cili ka lėnė delet nė Chachak dhe ka zėnė vendin e njė ministri. Pamja e Serbisė sė re nuk duket askund. Njė nga veteranėt mė pat thėnė se nė Serbi ende janė 350 mijė shokė tė tij qė kanė luftuar nėpėr luftėra. Njė pjesė e ambasadave nuk do tė japin viza pėr njė kohė, kurse Serbia kthehet te detyrat e para tė shtėpisė pėr integrimin nė Bashkimin Evropian. Por, pėrse protestohet kaq zėshėm pėr Kosovėn nė tė cilėn 70 pėr qind tė serbėve nuk kanė qenė kurrė? Njė propagandė e jashtėzakonshme dhe njė dėshirė pėr Serbinė e madhe. Bombat e pėrditshme nė Mitrovicėn veriore nuk janė aq spontane sa tė gjitha reagimet tjera qė pėrfunduan me tė rinjtė e pėrgjakur nėpėr rrugė. Aspiratat e Republikės Serbe u shfaqen hapur, ndėrkohė qė buxheti shtesė i Qeverisė sė Serbisė do tua mundėsojė serbėve tė Kosovės tė jenė mė besimtar nė Beogradin. Kur po fliste Vojisllav Koshtunica- i tėrė mitingu tregonte se ata serb qė kanė dalė aty jetojnė ende nė Gazimestanin e vitit 1989. Por, kėsaj radhe nuk do tė kenė shumė forcė. Dashuria nė Kosovėn u tregua mėngjesin qė zbardhi turpin e njė nate me parė kur nė web faqen “You Tube” u hedh videoja me titullin “Kosovo za Patike” qė tregonte njė realitet tė hidhur tė Serbisė sė etur pėr tė parė botėn. Dy goca po vidhin nėpėr dyqane atlete dhe njė ēun qė i incizonte i pyeste nėse kishin gjetur numra qė tu bėnin tamam. Kosova ėshtė Serbi apo jo? i pyeste ai duke i ngacmuar me cinizėm dhe duke u thėnė qė ishin heroinat e tij tė asaj nate.

Vetėm 11 pėrqind e serbėve kanė pasaporta, kurse 70 pėrqind e tė rinjve nuk kanė parė kurrė shtetet e jashtme dhe ėndėrrojnė vulėn shumė-ngjyrėshe Schengen nė pasaportėn e tyre. Por, Serbia po thellon agoninė e saj dhe derisa tė zgjat vjedhja e bukur e butiqeve qė nė vitrinat e tyre sapo kishin ekspozuar koleksionin pranverė/verė 2008 tė rrobave tė shtrenjta, duket se Serbisė nuk do ti bėj punė as dorėzimi i tė akuzuarve tė Hagės. Megjithatė, Koshtunica u dha pushim nxėnėsve ditėn e protestave nė vend qė ti ndihmonte ata tė harrojnė kulturėn e njerėzve tė luftės. Kryeqyteti serb dhe Serbia ka njerėz shumė tė mirė dhe nė trend. Por, njė 50 pėrqindsh e qelb shtetin. Kjo pėrqindje tė paktėn nuk mund tė na shesė mend se Serbia qenka shtet pacifist. Askush nuk e hanė mė kėtė pėrshesh. Huliganėt kanė turpėruar gjysmėn e serbėve, qė nuk mund ta besonin atė qė kishin parė. Ka shumė njerėz qė pėr turp e tregojnė kombėsinė e tyre kėto 20 vjetėt e fundit, ndonėse popuj tė kėqij nuk ka. Por, gjėja e vetme nė tė cilėn duhet tė punoj Serbia ėshtė tė harroj traditėn e vrasjeve “nė vetėmbrojtje” dhe tė nxjerr njė lider nė krye qė kėrkon ta udhėheq shtetin bindshėm nė avantazh. Kjo do tė jetė edhe lufta kryesore nė mes partish. Deri tani Koshtunica e presidenti Boris Tadic janė duke luajtur nė minuta shtesė. Por, Tadiē ka njė pozitė mė tė mirė nėse gjen forcė pėr ta pėrdorur me nėnshkrimin e zgjedhjeve parlamentare. Ndryshe shpėtim nuk ka. “Nuk na duhet as Rumania, as Qiproja e Greqia pėr ta kuptuar sa tė vetmuar jemi”, u ka thėnė liberali Chedomir Jovanovich kolegėve tė tij nė parlament qė vazhdojnė tė mbajnė pushtetin me kreditet e patriotizmit. Megjithatė, deri tė ndėrrimi i motmoteve nė Serbi – vazhdon gėzuar ’89.

*Autori ėshtė gazetar
shqiptar nė Beograd



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare