Konflikti nė Kaukaz. Tani lufta mes SHBA-sė dhe Rusisė
17.08.2008 07:17 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Presidenti i Gjeorgjisė, Mikhail Sakashvili, ka firmosur planin e paqes tė propozuar nga Presidenti francez dhe kryesuesi i radhės i BE-sė, Nikolas Sarkozi, pėr ti dhėnė fund konfliktit ruso-gjeorgjian nė lidhje me Osetinė e Jugut. Lajmi ėshtė dhėnė nga vetė Sakashvili pas njė takimi me sekretaren amerikane tė Shtetit, Kondoleca Rajs. "Kemi firmosur armėpushimin me pushtuesin dhe agresorin. Tani, ka shtuar ai, e shohim djallin drejt e nė sy. Ka akoma shumė zona tė vendit nėn pushtimin e huaj ushtarak". Marrėveshja e armėpushimit, prej gjashtė pikash, pėrfshin edhe angazhimin pėr tė tėrhequr tė gjithė trupat nė pozicionet e para-konfliktit, si edhe njė plan pėr nisjen e bisedimeve ndėrkombėtare pėr statusin e ardhshėm tė Osetisė sė Jugut dhe rajonit tjetėr separatist tė Gjeorgjisė, Abkhazinė. Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me sekretaren amerikane, Rajs, pas rreth pesė orėsh bisedime, Sakashvili tha se ai nuk do tė pranonte nė asnjė rrethanė qė njė pjesė e vendit tė tij tė pushtohej. Ai kritikoi madje Perėndimin pėr faktin qė nuk i kishte garantuar vendit tė tij anėtarėsimin nė NATO, nė fillim tė kėtij viti, duke thėnė se kjo do tė kishte ndihmuar nė parandalimin e konfliktit aktual. Rajs, nė anėn tjetėr, deklaroi se Rusia duhej tė pranonte sovranitetin dhe integritetin territorial tė Gjeorgjisė dhe kėrkoi tėrheqjen e tė gjithė ushtarėve rusė nga toka gjeorgjiane, menjėherė. Por, ndėrsa tė dy ata gjendeshin pėrpara gazetarėve, kishte raporte qė automjete ushtarake ruse lėvizėn shumė pranė kryeqytetit gjeorgjian dhe kishin ngritur njė pikė tė re kontrolli, rreth 35 kilometra larg Tbilisit. Mė herėt, Presidenti rus, Dimitri Medvedev, u shpreh se vetėm Rusia mund tė garantonte paqen nė rajon. Nė njė deklaratė nė Shtėpinė e Bardhė, Presidenti Bush tha se do tė qėndronte nė kontakt tė ngushtė me sekretaren Rajs. "Prepotenca dhe presioni nuk janė mėnyra tė pranueshme pėr ushtrimin e politikės sė jashtme nė shekullin e 21-tė", u shpreh Bush. "Vetėm Rusia mund tė vendosė nėse do ta vendosė veten pėrkrah vendeve tė pėrgjegjshme, apo do tė vazhdojė tė ndjekė njė politikė qė premton vetėm konfrontim dhe izolim", tha ai. Ndėrkohė, pas bisedimeve me Presidentin Medvedev, nė resortin nė Detin e Zi, Soēi, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cilėsoi reagimin rus tė ekzagjeruar. Por, Medvedev u shpreh se Rusia ishte "garantuese" e interesave dhe jetėve tė popullsisė sė Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė. Ai tha se popullata lokale u beson vetėm trupave ruse dhe kjo duhet marrė parasysh. Medvedev shtoi se ai nuk donte ti dėmtonte marrėdhėniet me vendet e tjera, por Rusia duhet tė pėrmbushė mandatin e saj paqeruajtės dhe se do ti pėrgjigjet nė tė njėjtėn mėnyrė ēdo sulmi tė mundshėm nė tė ardhmen. E ndėrkohė dėshmitarėt flasin pėr vazhdimin e pranisė sė trupave ruse thellė nė Republikėn Kaukaziane. Nė qytetin port tė Gjeorgjisė, Poti, forcat ruse kanė marrė kontrollin e kantierit detar dhe duket se kanė si qėllim tė shkatėrrojnė ose eliminojnė pajisjet detare e ushtarake tė Gjeorgjisė. Forcat ruse vazhdojnė tė kontrollojnė edhe qytetin e Gorit, 15 km larg Osetisė sė Jugut, ndėrkohė qė njė kontingjent i madh ėshtė vendosur edhe nė afėrsi tė qytetit Senaki. Nė njė konferencė pėr shtyp, ushtria ruse tha mė herėt se kishte sekuestruar njė sasi tė madhe armėsh amerikane, nė njė depo nė afėrsi tė Senakit.
lajme.parajsa.com



































