Konflikti nė Kaukaz rrezikon tė zgjerohet
11.08.2008 15:05 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Duke filluar qė nga ora 20:00 e sė dielės, nė njė pjesė tė territorit tė krahinės tjetėr separatiste tė Abkhazisė, ėshtė shpallur gjendja e luftės pėr njė periudhė prej dhjetė ditėsh, njoftoi agjencia ruse e lajmeve "Interfax", duke cituar njė dekret tė Presidentit abkhaz, Sergei Bagapsh. Gjendja e jashtėzakonshme ėshtė vendosur nė distriktin e Galit, tė Tkhvartchelit, tė Otchamtchiras dhe tė Goulripch, si dhe nė njė pjesė tė kryeqytetit abkhaz, Sukhumi. "Abkhazia, e cila ka dekretuar njė mobilizim tė pjesshėm tė rezervistėve tė saj, do tė kryejė bombardime ajrore dhe goditje me artileri nė pjesėn e Kodorit, qė ėshtė nėn kontrollin gjeorgjian", bėri tė ditur nė pėrfaqėsues i Presidentit Bagapsh, i cituar nga agjencia "Interfax". Disa njėsi tė ushtrisė abkahaze janė dislokuar deri nė lumin Inguri nė kufi me Gjeorgjinė, nė distriktin e Galit, njė krahinė abkhaze e populluar kryesisht nga gjeorgjianė. Edhe agjencia e lajmeve "Reuters" shkruan se si shenjė e zgjerimit tė mėtejshėm tė konfliktit, lideri i Abkhazisė, Sergei Bagapsh, ka urdhėruar dėrgimin e 1 mijė trupave pėr tė nxjerrė forcat gjeorgjiane jashtė grykės sė Kodorit, njė "xhep" strategjik nė Abkhazi, si edhe ka thirrur nėn armė rezervistėt. Gjeorgjia ka denoncuar atė qė konsiderohet "agresion i ri" i Moskės nė Abkhazi, njė rrip toke pėrgjatė bregut tė Detit tė Zi qė gjithashtu ka dalė jashtė kontrollit gjeorgjian nė vitet 90. "Ata kanė filluar operacionet nė grykėn e Kodorit", tha njė zėdhėnės i Ministrisė sė Brendshme gjeorgjiane. Gjithsesi, njė gjeneral rus ka mohuar se Moska po merr pjesė nė njė operacion nė Abkhazi, pėrveēse po vazhdon tė luajė rolin e saj paqeruajtės. Marina ruse gjithashtu ėshtė bėrė pjesė e konfliktit dhe njė flotė ėshtė vendosur pranė brigjeve gjeorgjiane nė Detin e Zi. Marina ruse tha se anijet do tė futeshin mė vonė nė njė port rus nė Detin e Zi, edhe pse disa raporte nga Gjeorgjia i akuzojnė ato se po pėrpiqen tė bllokojnė vendin. Nė kėtė pikė ka reaguar edhe Ukraina, e cila ka thėnė se ka tė drejtė qė tė ndalojė pėrkohėsisht luftanijet ruse tė dėrguara pranė brigjeve gjeorgjiane, tė kthehen nė bazėn ukrainase nė Sevastopol. "Ukraina ka tė drejtėn ti ndalojė luftanijet dhe skafet qė marrin pjesė nė konfliktin me Gjeorgjinė tė kthehen nė territorin ukrainas deri sa tė zgjidhet konflikti", thuhej nė njė deklaratė tė Ministrisė sė Jashtme ukrainase. Flota ruse e Detit tė Zi e ka nė fakt bazėn nė portin ukrainas tė Sevastopolit. "Ukraina paralajmėron palėn ruse pėr mospjesėmarrje tė flotės sė saj tė Detit tė Zi nė konfliktin pėr krahinėn separatiste gjeorgjiane tė Osetisė sė Jugut", thuhej nė deklaratėn e publikuar nė faqen e internetit tė Ministrisė sė Jashtme ukrainase.
lajme.parajsa.com



































