Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Musharaf jep doreheqjen nga president i Pakistanit

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf tha sot se ka vendosur tė paraqesė dorėheqje. Ai kėtė paralajmėrim e bėri gjatė fjalimit televiziv drejtuar kombit. Gjatė kėtij »»


Konsumatorėt evropianė pėrpiqen t'i pėrshtaten rėnies ekonomike

04.07.2008 00:07 Bota - Burimi: VOA Europa

Nė forma nga mė tė ndryshmet, konsumatorėt evropianė po pėrpiqen t’i pėrshtaten rėnies ekonomike qė filloi qė nė vitet ’90. Shumė prej tyre po bėjnė ndryshime nė listėn e artikujve ushqimorė qė blejnė, por edhe nė argėtimet e pėrditshme, si shpenzimet nė restorante apo kafene. Ndėrkaq, rritja e ēmimeve ka shqetėsuar edhe institucionet evropiane, tė cilat po shqyrtojnė mundėsinė e rritjes sė normave tė interesit bankar, pėr tė mbajtur nėn kontroll inflacionin. 

Nė kushtet e problemeve qė kanė prekur tregun e pronės sė patundur, si dhe rritjes sė kostos sė ushqimit dhe karburantit, tani blerėsit po pėrpiqen tė gjejnė mėnyra mė novatore pėr tė mbuluar nevojat me buxhetin familjar. 

Njė numėr gjithnjė e mė i madh njerėzish kanė braktisur supermarketet, duke preferuar tė blejnė ushqime nė magazina tė shitjes me shumicė, qė konsiderohen mė tė leverdisshme.

Nė Britani, supermarketet gjermane tė shitjes me shumicė Aldi dhe Lidl njoftojnė rritje nė vėllimin e shitjeve, ndėrkohė qė supermarketet tradicionale kanė humbur njė pjesė tė klientelės.

Nė njė dyqan Aldi nė Hatfild tė Anglisė, gama e produkteve pėr shitje ėshtė mė e kufizuar, por ēmimet janė mjaft mė tė ulėta. Kompania thotė se e arrin kėtė duke shitur produkte tė markės sė saj, dhe jo markave mė tė shtrenja. Blerėsit shprehen mjaft tė kėnaqur pėr kėtė alternativė mė tė lirė:

"Janė ēmime tė arsyeshme. Shumė mė tė lira se supermarketet e rregullta, ku ēmimet janė dy-fishuar vetėm gjatė javėve tė fundit.", -thotė njė blerėse.

Nė Gjermani, ēmimet e shitjes me shumicė u rritėn mbi 8 pėr qind nė maj. Blerėsit pohojnė se po pėrpiqen tė gjejnė forma pėr tė pėrballuar shtrenjtimin e jetesės.

"Njerėzit nuk shpenzojnė mė si mė parė. Shihet qartė se restorantet nuk janė mė plot si pėrpara. Njerėzit nuk hanė aq shpesh jashtė se nuk e pėrballojnė dot."- thotė ky konsumator.

Konsumatorėt italianė kanė vėrejtur rritje ēmimesh edhe nė artikujt bazė tė kuzhinės sė tyre, si buka apo makaronat. Ritmet e inflacionit nė Itali thuajse arritėn nė 4 pėr qind muajin e kaluar, rritja mė e lartė nė mbi 1 dekadė, por kjo s’ėshtė e gjitha. Ēmimi i makaronave ėshtė rritur 22 pėr qind gjatė vitit tė fundit, duke zemėruar konsumatorėt qė e konsiderojnė kėtė njė artikull bazė:

"Nganjėherė duhet importuar grurė, pasi nuk mjafton prodhimi vendas. Por nuk mė duket e justifikueshme qė tė rritet ēmimi i bukės apo i makaronave, qė janė artikuj bazė."

Ndėrkohė qė blerėsit ndjekin me shqetėsim rritjen e ēmimit tė ushqimeve dhe karburantit, Banka Qendrore Evropiane shqetėsohet pėr rritjen e inflacionit dhe po shqyrton mundėsinė e rritjes sė normės sė interesave nė takimin e saj tė ardhshėm.//lk



 



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare