"Kryqi i Kuq", hetime pėr keqpėrdorimin e emblemės
07.08.2008 21:14 Bota - Burimi: SHQIP Bota
Komiteti ndėrkombėtar i "Kryqit tė Kuq" ka shprehur shqetėsim pėr "keqpėrdorimin" e simbolit tė tij. "Kryqi i Kuq" pėrmend kėtu rastin e Kolumbisė, ku pamjet video tregonin qartė se emblema e organizatės ishte pėrdorur qėllimisht nė operacionin qė liroi Ingrid Betancourtin dhe 14 pengjet e tjera, tė cilėt ishin nė duart e rebelėve. Presidenti kolumbian, Alvaro Uribe, kishte kėrkuar ndjesė muajin e shkuar, duke thėnė se pėrdorimi i simbolit nuk kish qenė i autorizuar. Keqpėrdorimi i simbolit pėrbėn njė shkelje tė Konventės sė Gjenevės, ndaj edhe zyrtarėt e "Kryqit tė Kuq" po kėrkojnė sqarime tė mėtejshme nga qeveria kolumbiane. Shpėtimtarėt e pengjeve u kishin ngritur njė kurth rebelėve pėr lirimin e politikanes franko-kolumbiane, Betancourt dhe pengjeve tė tjera, duke u shfaqur si punonjės ndėrkombėtarė tė ndihmave. Rreth dy javė pas operacionit, Uribe kishte konfirmuar se simboli i "Kryqit tė Kuq" ishte veshur nga njė prej anėtarėve tė njėsisė qė mori pjesė nė misionin e shpėtimit. Uribe tha se ai i kishte kėrkuar ndjesė "Kryqit tė Kuq" pėr gabimin, i cili, sipas tij, ishte bėrė nga njė ushtar i nervozuar, qė kishte vepruar nė kundėrshtim me urdhrat. Paraqitja e rreme e ushtarėve si punonjės sė "Kryqit tė Kuq" ėshtė nė kundėrshtim me Konventėn e Gjenevės, sepse ajo vė nė rrezik punonjėsit e vėrtetė humanitarė, tė cilėt dėrgohen me misione nė zonat e luftės. Njė gjė e tillė, veē tė tjerash, cenon edhe neutralitetin e "Kryqit tė Kuq".
lajme.parajsa.com



































