Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Lordi Dejvid Ouen: Kosova shkak armiqėsie mes perėndimit dhe Rusisė

16.08.2008 18:54 Bota - Burimi: VOA Europa

Perėndimi bėri njė numėr llogaritjesh tė gabuara nė politikėn e tij nė Ballkan, shprehet njė politikan britanik me pėrvojė. Ish-Sekretari i Jashtėm britanik Dejvid Ouen, i njohur nė Ballkan pėr angazhimin e tij pėr zgjidhjen e konfliktit nė Bosnjė, shprehet se kėto gabime do tė ndreqen nėse Perėndimi vazhdon angazhimin nė Ballkan dhe i ndihmon kėto vende tė pėrfshihen nė Bashkimin Evropian. Nė komentet pėr Zėrin e Amerikės, Lordi Owen flet edhe pėr rėndėsinė qė ka ēėshtja e Kosovės nė marrėdhėniet strategjike tė Perėndimit me Moskėn.

Nė njė analizė tė angazhimit tė vendeve perėndimore nė zhvillimet ballkanike, Lordi Ouen vė nė dukje njė seri gabimesh, tė cilat ai i konsideron si arsye pėr gjakderdhjen e madhe qė shoqėroi shpėrbėrjen e Jugosllavisė. 

“Ishte njė llogaritje e ēmendur kur u mendua se shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė nuk mund tė realizohej nė mėnyrė paqėsore. Divorci i butė qė ndodhi nė Ēekosllovaki, u realizua dy vjet pasi Perėndimi arriti nė pėrfundimin se nuk mund tė arrihej njė shpėrbėrje pėrmes negociatash nė ish-Jugosllavi. Ky vendim u mor nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, tė cilat i trembeshin shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik dhe nuk donin tė vinin vulėn e miratimit nė shpėrbėrjen e asnjė shteti. Si rezultat Jugosllavia u shpėrbė me dhunė. Ne bėmė shumė gabime atje.”

Ēėshtja e Jugosllavisė, thotė zoti Ouen, ka qenė dėshtim. Por po pėrmirėsohet ngadalė. Nėse tregohemi tė duruar, gabimet tona, pėrfshirė edhe tė miat, do tė ndreqen me njė angazhim afat-gjatė nga ana jonė, duke mbajtur hapur mundėsinė qė tė gjitha vendet e Ballkanit tė bėhen nė njė tė ardhme anėtare tė Bashkimit Evropian.

Zoti Ouen ndalet tek ēėshtja e Kosovės, tė cilėn e konsideron si njė burim tė vazhdueshėm tensionesh mes Perėndimit dhe Moskės, dhe njė faktor qė do tė vendosė qetėsimin e pikave tė tjera tė globit si rajoni i Abkazisė nė Gjeorgji.

“Kosova ka qenė njė ēėshtje shumė e vėshtirė. Ka shkaktuar njė armiqėsi tė theksuar tė Rusisė, e cila po luan tani me Abkazinė nė Gjeorgji, njė rajon qė ka potencialin tė shndėrrohet nė njė zonė shumė tė rrezikshme. Nėse zgjidhet ēėshtja e Gjeorgjisė, kjo do tė realizohet nė kontekstin e njė zgjidhjeje mė tė mirė tė disa problemeve tė tjera tė Ballkanit. Pra pėr momentin Rusia nuk do tė dėgjojė diktatin tonė. Pėr kėtė arsye, Moska e shikon si tė papėlqyeshme ndėrhyrjen e Perėndimit nė Kosovė pa autorizimin e OKB-sė, apo njohjen e pavarėsisė, ndėrkohė qė OKB-ja nuk e ka njohur shtetin e ri. E vetmja gjė qė mund tė bėjmė ėshtė tė mėsojmė nga gabimet e mėparshme, tė angazhohemi nė dialogje.”

Koha e diktatit, thotė Lordi Ouen, ka pėrfunduar. Rusia ėshtė e fuqishme aktualisht dhe ndoshta e konsideron veten edhe mė tė fuqishme se ē’ėshtė realisht. Diplomati britanik thekson nevojėn pėr njė bashkėpunim shumė-palėsh. Epoka e veprimeve tė njėanshme tė Presidentit Bush, apo qoftė edhe tė Presidentit Klinton, ka marrė fund, thotė ai. //bsa//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare