Marrėdhėniet Rusi - Gjeorgji mbeten tė tensionuara
07.08.2008 12:01 Bota - Burimi: VOA Europa
Tensionet mes Rusisė dhe Gjeorgjisė vazhdojnė tė jenė tė larta, pėr shkak tė rajoneve separatiste tė Abkazisė dhe Osetisė Jugore dhe kėrkesės sė Gjeorgjisė pėr t'u anėtarėsuar nė NATO. Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės nė Uashington, Andre de Nesnera analizon se pėrse Gjeorgjia ėshtė e rėndėsishme pėr Perėndimin.
Marrėdhėniet mes Moskės dhe Tbilisit janė tensionuar qė nga koha kur Mihail Sakashvili u zgjodh president i Gjeorgjisė mė tepėr se 4 vjet mė parė, pas njė lėvizjeje popullore, tė njohur me emrin "Revolucioni rozė". Nė janar tė kėtij viti, zoti Sakashvili u rizgjodh, duke thėnė se do tė ndiqte shumė nga politikat qė filloi gjatė mandatit tė parė.
Analistėt thonė se tensionet mes Tbilisit dhe Moskės e kanė zanafillėn te politikat pro-Perėndimit tė zotit Sakashvili, duke pėrfshirė synimin e tij pėr anėtarėsim nė NATO. Gjatė njė vizite tė kohėve tė fundit nė Gjeorgji, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs, e pėrsėriti mbėshtetjen e Uashingtonit ndaj kėrkesės sė Gjerogjisė pėr anėtarėsim nė NATO.
Rusia e kundėrshton me forcė kėrkesėn e Gjerogjisė pėr anėtarėsim. Jason Lyall, profesor nė Universitetin Princeton, thotė se kundėrshtimi i fuqishėm i Rusisė ėshtė pjesė e njė politike tė jashtme energjike, qė po ndjek Presidenti rus Dmitri Medvedev.
"Le tė pėrfytyrojmė sikur Gjeorgjia tė ishte pranuar nė NATO. Kjo do tė bėnte qė Rusia tė kishte te dera e saj njė anėtare tė Natos. Gjeorgjia ėshtė nė kufi me Ēeēeninė dhe vėshtirė se mund tė ketė ēėshtje mė delikate pėr Rusinė se sa Ēeēenia. Ēėshtja ka tė bėjė edhe me politikėn e jashtme ruse, pėr tė cilėn zoti Medvedev dėshiron qė ta bėjė mė prestigjoze. Do tė ishte njė goditje e rėndė pėr regjimin rus, nė se NATO-ja do t'i afrohej aq pranė territoreve qė konsiderohen si jetike pėr interesat kombėtare ruse".
Njė tjetėr burim i rėndėsishėm pėrplasjesh mes Gjeorgjisė dhe Rusisė janė rajonet separatiste tė Abkazisė dhe Osetisė Jugore, nė kufi me Rusinė, tė cilat e shpallėn pavarėsinė nga Tbilisi nė fillim tė viteve 90. Presidenti Sakashvili ėshtė zotuar t'i kthejė integritetin territorial Gjeorgjisė, duke e risjellė kėtė ēėshtje pėrsėri nė qendėr tė vėmendjes. Por analistėt thonė se shumė pak pėrparim ėshtė bėrė, sidomos tani qė Rusia i ka shtuar lidhjet ekonomike dhe politike me tė dy rajonet.
Ekspertėt thonė se Perėndimi i sheh me interesim dhe shqetėsim zhvillimet nė Gjeorgji, ndėrkohė qė Presidenti Sakashvili pėrpiqet t'i konsolidojė sukseset e arritura atje. Ja si shprehet Ronald Suny, profesor nė Universitetin e Ēikagos:
"Gjeorgjia ėshtė njė korridor tepėr i rėndėsishėm i naftės nga rajoni i Kaspikut, pėr nė Detin e Zi dhe nė detin Mesdhe, pėrmes Turqisė. Tani ky rajon ėshtė bėrė i rėndėsishėm edhe nga ana ekonomike".
Qė nga koha e rėnies sė Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara i kanė dhėnė ndihma tė konsiderueshme Gjeorgjisė, pėr reforma ekonomike dhe politike. Eksperti Svante Cornell thotė se Washingtoni ka interesa tė mėdha nė Gjeorgji.
"Nė mbarė rajonin, nga Ukraina e deri nė Kaukaz e nė Azinė Qendrore, nuk ka asnjė vend tė botės ku Shtetet e Bashkuara tė kenė investuar mė tepėr nga prestigji i tyre, se sa nė Gjeorgji, qė do tė thotė, se nėse papritur Gjeorgjia lejohet tė dėshtojė dhe nėse Shtetet e Bashkuara nuk i qėndrojnė asaj pranė nė mbrojtjen e intergritetit dhe sigurisė, ēdo qeveri, nga Kievi nė Tashkent, do tė arrinte nė pėrfundimin se Uashingtoni nuk ėshtė njė partner serioz. Dhe kjo do tė minonte interesat amerikane nė mbarė rajonin e Euroazisė".
Zoti Kornell dhe analistė tė tjerė thonė se Shtetet e Bashkuara dhe vende tė tjera perėndimore mund tė luajnė njė rol mė tė rėndėsishėm diplomatik nė zbutjen e tensioneve mes Rusisė dhe Gjerogjisė, me qėllim qė gjendja tė mos dalė nga kontrolli. //iē//
lajme.parajsa.com



































