Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Marrėveshja Izrael-Hezbollah, shkėmbim trupash tė pajetė

17.07.2008 21:44 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Eshtė kryer dje nė kufirin izra
elito-libanez, shkėmbimi i
tė burgosurve, marrėveshja pėr
tė cilėn ishte arritur mes Izraelit
dhe Hezbollahut dhe me
ndėrmjetėsimin e Kombeve tė
Bashkuara. Por, pėr momentin,
nuk ėshtė shkėmbyer asgjė
tjetėr pėrveēse trupave tė pajetė.
Nė pikėn e kalimit kufitar
tė Naguora-s, tė dėrguarit e
Partisė sė Zotit (formacioni
politik i Hezbollahut) i kanė
dorėzuar zyrtarėve tė Komitetit
Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq,
tė mbyllur nė arkivole tė zeza,
trupat e pajetė tė Ehud Goldvaser
dhe Eldad Regev: dy ushtarėt
e shtetit hebraik, rrėmbimi
i tė cilėve nė korrik tė 2006-
s, ndezi 34 ditė luftė tė pėrgjakshme
qė u mbyll me njė armėpushim.
Trupat e pajetė janė
kaluar tani nė territorin izraelit.
Kėshtu, fati i dy ushtarėve tė
rrėmbyer u mėsua vetėm dje,
pavarėsisht se prej kohėsh ishte
pėrfolur se pak gjasa kishte qė
ata tė ishin ende tė gjallė. Lajmi
ėshtė pritur nga familjarėt me
dhimbje, por edhe me indinjatė.
I njėjtė ka qenė edhe reagimi
i mediave izraelite. Menjėherė
mė pas, po Kryqi i Kuq,
ka dorėzuar tetė trupa tė pajetė:
shtatė qė i pėrkisnin militantėve
shiitė libanezė, ndėrsa
e fundit ishte Dalal al-Moghrabi,
njė luftėtare palestineze e
vrarė nga izraelitėt 30 vjet mė
parė. Moghrabi madje konsiderohet
ende sot nė botėn arabe,
njė heroinė, simbol i rezistencės palestineze kundėr
pushtimit izraelit. Pėr opinionin
publik nė shtetin hebre bėhet
fjalė ndėrkohė pėr njė terroriste
tė thjeshtė. Nė vitin 1978, ajo
kishte marrė pjesė nė njė sulm
kundėr njė autobusi civil qė
udhėtonte nga Tel Avivi nė
Haifa: ajo dhe bashkėpunėtorėt
e saj morėn nėn kontroll mjetin
dhe e hodhėn mė pas nė erė,
duke shkaktuar vdekjen e 36
personave. Mė pas ata mbetėn
tė vrarė pas pėrleshjeve tė armatosura
me forcat e sigurisė
lokale.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare