Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Marrėveshja mes SHBA-sė dhe Polonisė tėrbon Moskėn

17.08.2008 07:17 Bota - Burimi: SHQIP Bota

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė treguar se Rusia ėshtė shėnjestra e vėrtetė e sistemit tė saj mbrojtės nga raketat, duke firmosur njė marrėveshje me Poloninė gjatė njė krize ndėrkombėtare mbi Gjeorgjinė, tha ambasadori i Rusisė nė NATO, pėr agjencinė e lajmeve "Reuters". Polonia pranoi ngritjen nė territorin e saj tė njė pjese tė sistemit mbrojtės amerikan, pasi Uashingtoni ra dakord mė herėt tė ndihmonte nė fuqizimin e mbrojtjes ajrore tė vetė Polonisė. "Fakti qė kjo marrėveshje ėshtė nėnshkruar nė njė periudhė shumė tė vėshtirė, nė mesin e njė krize nė marrėdhėniet mes Rusisė dhe Shteteve tė Bashkuara mbi gjendjen nė Gjeorgji, tregon se sistemi mbrojtės nga raketat nuk do tė ngrihet kundėr Iranit, por kundėr potencialit strategjik tė Rusisė", tha Dimitri Rogozin nė njė intervistė me telefon pėr "Reuters". Uashingtoni thotė se sistemi ka si qėllim mbrojtjen e Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė tij nga raketat me rreze tė gjatė veprimi, qė nė tė ardhmen mund tė lėshohen nga shtete si Irani apo grupe si Al-Kaeda. Kremlini thotė se ky pretendim nuk ėshtė aspak i vėrtetė dhe e ka kundėrshtuar me ashpėrsi sistemin, pavarėsisht se gjeneralėt rusė thonė se ai nuk mund ta ndalė kurrė fuqinė e zjarrit tė arsenalit gjigant rus tė raketave. Moska dhe Uashingtoni kanė kėmbyer akuza nė lidhje me Gjeorgjinė, njė aleat i SHBA-sė, qė aspiron anėtarėsimin nė NATO, pasi trupat ruse sprapsėn forcat gjeorgjiane qė u pėrpoqėn tė marrin kontrollin e rajonit separatist gjeorgjian, Osetisė sė Jugut, qė ka, nė anėn tjetėr, mbėshtetjen e Moskės. Njėsitė ruse hynė nė disa qytete tė Gjeorgjisė, duke shkaktuar tėrbimin e Uashingtonit, aq sa zyrtarėt amerikanė filluan tė evokojnė kujtimet e pushtimit tė Evropės Lindore nga Bashkimi Sovjetik gjatė Luftės sė Ftohtė. Analistėt polakė argumentojnė se imazhet e konfliktit kanė shtyrė Varshavėn tė firmosė marrėveshjen pas muajsh bisedime. Ata thonė, gjithsesi, se kjo rrezikon tė shtojė presionin mbi lidhjet me Rusinė, vetėm pak muaj pasi Kryeministri polak, Donald Tusk, premtoi se do tė pėrmirėsonte marrėdhėniet e tij historikisht tė tendosura me fqinjin e madh dhe ish-padronin e Polonisė. Rusia thotė se konflikti, i pari operacion i madh ushtarak i Moskės jashtė kufijve tė saj qė nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik, ėshtė keqinterpretuar nga Perėndimi dhe se Gjeorgjia ėshtė trajtuar si viktimė, nė njė kohė kur ajo ėshtė agresorja. Ambasadori rus nė NATO, Dimitri Rogozin, e kritikoi SHBA-nė pėr mosmbėshtetjen e Rusisė nė krizė dhe tha se marrėdhėniet mund tė dėmtoheshin. "Nė vend qė tė ofronin mbėshtetje morale dhe politike nė betejėn kundėr agresorit tė vėrtetė dhe spastrimit etnik, ne dėgjuam njė pafundėsi frazash tė pakėnaqshme dhe kėrcėnimesh. Kjo, sigurisht, nuk mund t‘i pėrmirėsojė marrėdhėniet tona", tha ai. Ndėrkohė, edhe shefi i Shtabit tė Ushtrisė ruse, Anatoli Nogovitsin, paralajmėroi se Polonia, duke nėnshkruar kėtė marrėveshje, e kishte shndėrruar veten nė njė objektiv bėrthamor pėr ushtrinė ruse. "Duke lejuar ndėrtimin e sistemit amerikan tė mbrojtjes, Polonia ėshtė bėrė njė shėnjestėr, kjo ėshtė 100 pėr qind e sigurt", tha gjenerali Anatoli Nogovitsin. "Ajo bėhet njė shėnjestėr pėr sulme. Objektiva tė tillė shkatėrrohen dhe ky ėshtė njė prioritet parėsor", u shpreh gjenerali.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare