Megjithė krizėn financiare tė pasurit e Rusisė shpenzojnė me tė dyja duart
20.11.2008 00:01 Bota - Burimi: 24 Ore Bota

Parti (party) megjithė krizėn. Klubi nobel moskovit „The Most“ i ofron shtresės sė lartė edhe nė kohė tė kėqija dėfrim pėr ta zhvendosur vėmendjen nga tregjet e aksioneve. Nė fakt super tė pasurit e Rusisė supozohet tė kenė humbur rreth 230 miliardė dollarė nga kriza botėrore financiare. Nga kreshi i bursės edhe oligarkėt si njeriu dikur mė i pasur i Rusisė, Oleg Deripaska, kanė humbur shumė. Por kjo nuk ndikon aspak nė atmosferėn e klubit, i cili ėshtė si gjithmonė plot. Nė pistėn e vallėzimit rinia e praruar (Jeunesse dorée) feston e gėzuar deri herėt nė mėngjez. Vetėm shandani i kristaltė mbi kokat e tyre ka kushtuar 1,2 milionė dollarė.
„The Most“ madje para kohėsh bėri ftesė pėr njė parti kundėr krizės, nė kujtim tė bankės sė rrėnuar amerikane Lehman Brothers. "Tek ne kanė ardhur shumė bankierė, qė megjithė humbjet e mėdha dhe insolvencat kanė ditur ta vlerėsojnė humorin dhe ironinė tonė, me tė cilat kemi tematizuar problemet e ekonomisė botėrore." Festohet rrėnimi, tregon drejtori i klubit, Sergej Paramonov. Deri nė 5000 euro kushton reverzimi i njė tavoline. Cokteji kushton 19 euro, kuptohet pėr gotėn e vogėl. Fundja jeta vazhdon, thotė Paramonov. Edhe Ana Barinova, kryeredaktore e gazetės ruse "Madame Figaro" nuk pret, qė festimet tė marrin fund. „Jeta e natės nė Moskė nuk do tė jetė mė kaq e gjerė, por sigurisht do tė vazhdohet tė festohet. Me ata qė kanė akoma para dhe duan tė argėtohen.“
Nuk ka shenja paniku - Shifrat e blerjes sė makinave luksoze tė pandryshueshme
Revista "Madame Figaro", numri i dhjetorit, i sė cilės do tė shkojė nė mbrėmje nė shtyp. Kryeredaktorja Ana Barinova diskuton pėr hollėsitė e fundit. Edhe kėsaj rradhe Madame Figaro vazhdon tė prezantojė artikuj shumė tė shtrenjė luksi. Sepse tė pasurit e Rusisė vazhdojnė tė blejnė, mendon Barinova, dhe jo vetėm nė Moskė, por edhe nė Paris dhe Milano. Shifrat e blerjes sė makinave luksoze si Bentley janė tė pandryshueshme, pra nuk ka shenja paniku tek super tė pasurit e Rusisė. Pėrvojat e krizės sė rublės tė vitit 1998 u kanė treguar tė gjithėve se edhe nė kohė tė vėshtira punėt marrin rrugė tė mbarė. Shumėkush i ka kuptuar turbullirat e momentit si stuhi, qė pastron gjithēka, thotė Barinova: “Kur ka tensione ekonomike, atėherė preket mė sė shumti shtresa e mesme. Disa ngjiten mė lart, disa bien nė shtresat e ulėta. Por fare lart do tė vazhdojnė tė konsumohen artikuj luksi."
Vetėm se pretendimet do tė shtohen edhe mė. Kush shpenzon para nė kohė krizash, ai kėrkon edhe cilėsi tė lartė. Atė do ta ofrojė stilistja me famė Helen Yarmak. Peliēet e saj prej shqarthi janė unikale. Nė dyqanet e saj nė Moskė, Nju Jork dhe Milano hyjnė dhe dalin tė dhjetėmijė vetėt e shtresės sė lartė. Jannet Jackson ka blerė tek ajo, Melanie Griffith gjithashtu – dhe super tė pasurit e Rusisė. Ēmimet vendosen nė bazė tė kėrkesės. Por megjithė krizėn blerja shkon mirė. Stilistja ėshtė e bindur, se megjithė lajmet e kėqija njerėzit kėrkojnė njė peliēe prej shqarthi tė vertetė, vlera e sė cilės nuk bie aq lehtė sa kurset e bursės. „Ky ėshtė njė investim i rėndėsishėm. Dhe ata qė i kanė investuar deri tani tė hollat mė mirė nė aksione se sa nė njė shqarth tė rrallė, pendohen shumė dhe bėjnė tani atė, qė nuk e kanė bėrė me kohė.“
Nė klubin „The Most“ parti vazhdon si mė parė, pavarėsisht, nėse bursat e Moskės rrėzohen, apo ēmimi i naftės bie. Atij qė ka rezerva tė mjafta, nuk duhet t“i mungojė asgjė as nė kohė tė vėshtira.
lajme.parajsa.com



































