Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Mekejn, Obama flasin pėr trupat amerikane nė Irak

16.08.2008 18:55 Bota - Burimi: VOA Europa

Kandidati republikan pėr presidenti Xhon Mekejn akuzoi rivalin e tij Barak Obama se nuk e kupton se ēfarė rrezikohet nė Irak.

Nė njė intervistė tė transmetuar nė njė televizion amerikan tė dielėn, senatori Mekejn mbrojti deklaratėn e tij se senatori Obama i Partisė Demokrate do tė zgjidhte mė parė humbjen e luftės sesa humbjen e zgjedhjeve.

Zoti Mekejn tha se zoti Obama e kishte kundėrshtuar rritjen e numrit tė trupave amerikane nė Irak vitin e kaluar pėr pėrfitime politike. Zoti Mekejn e mbėshteti shtimin e trupave dhe thotė se kjo ka ndihmuar ta bėjė Irakun njė aleat tė qendrueshėm nė Lindjen e Mesme.

Nė njė intervistė tė veēantė nė njė televizion amerikan tė transmetuar po tė dielėn, senatori Obama pranoi se rritja e numrit tė trupave amerikane ka ndihmuar nė uljen e nivelit tė dhunės nė Irak. Por ai tha se edhe nismat irakiane pėr tė luftuar militantėt kanė ndihmuar nė pėrmirėsimin e sigurisė.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanė nevojė pėr njė politikė tė re tė jashtme e cila pėrdor nisma ushtarake, diplomatike, ekonomike, kulturore dhe arsimore. //bsa//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare