Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Mekejn kritikon Obamėn pėr anullimin e vizitės tek ushtarėt e plagosur

16.08.2008 18:55 Bota - Burimi: VOA Europa

Kandidati demokrat pėr president Barak Obama hodhi poshtė kritikat e fundit tė republikanėve mbi turneun e tij jashtė vendit para se tė kthehej pėr nė Shtetet e Bashkuara tė shtunėn. Zoti Obama la tė kuptohej se mbėshtetja pėr tė mund tė binte gjatė ditėve tė ardhshme, duke thėnė se ai kishte qenė jashtė vendit pėr njė javė ndėrsa njerėzit shqetėsoheshin pėr ēmimet e naftės dhe humbjet e shtėpive tė tyre. Megjithatė senatori Obama ritheksoi se udhėtimi i tij ishte i rėndėsishėm sepse shumė prej probleme me tė cilat po pėrballen Shtetet e Bashkuara nuk do tė zgjidhen aq me efikasitet pa ndihmėn e partnerėve tė fuqishėm jashtė vendit.

                                                   
Nė sulmet e fundit kundėr zotit Obama, fushata e kandidatit republikan pėr president Xhon Mekejn e kritikoi ashpėr senatorin Obama pėr anullimin e vizitės tek ushtarėt e plagosur amerikanė nė Gjermani, duke thėnė se ai kishte zgjedhur udhėheqėsit e huaj dhe europianėt entuziastė nė vend tė heronjve tė plagosur amerikanė.

Njė reklamė e re qė filloi tė transmetohej tė shtunėn e qortonte zotin Obama se kishte treguar mungesė respekti duke gjetur kohė tė shkonte nė palestėr gjatė vizitės sė tij nė Europė nė vend qė tė vizitonte trupat e plagosura.

Siē duket Pentagoni nuk e ka lejuar tė merrte kamera me vete, thoshte reklama televizive qė po transmetohet nė Kolorado, Pensilvani dhe Uashington DC. Ndėrsa Xhon Mekejn ėshtė gjithnjė pranė trupave tona.

Fushata e zotit Obama e quajti reklamėn shumė tė papėrshtatshme. Zėdhėnėsi i fushatės tha se vizita nė spitalin ushtarak nė Gjermani u anullua pasi Pentagoni ngriti shqetėsimin e ndėrmarrjes sė veprimtarive politike nė njė bazė ushtarake. Megjithatė, para se tė ndodhte kjo, fushata e zotit Obama kishte thėnė se vizita e tij mund tė shihej se politizim i papėrshtatshėm. Ndėrsa Pentagoni vetė tha se senatorit nuk i ėshtė thėnė qė tė mos e bėnte vizitėn.

Duke dalė nga takimi me kryeministrin britanik Gordon Braun, senatori Obama tha se ai nuk donte kurrsesi qė ushtarėt e plagosur apo tė tjerė tė pėrfshiheshin nė debatin nėse vizita ishte diēka politike apo jo, si dhe tė gjendeshin nė mes tė zjarrit tė fushatave tė ndryshme.

Zoti Mekejn tha nė njė intervistė pėr rrjetin televiziv ABC se nėse ai vetė do tė kishte dashur tė vizitonte trupat, por Pentagoni nuk do ta kishte lejuar, ai do tė ishte revoltuar jashtė mase. 

Republikanėt e kanė sulmuar disa herė senatorin Obama gjatė gjithė udhėtimit tė tij, ndėrsa fushata e zotit Mekejn u shpreh kohėve tė fundit se demokrati Obama kishte bėrė njė hap tė parakohshėm fitoreje meqenėse mbeten edhe mė shumė se 100 ditė tė tjera deri nė fund tė fushatės presidenciale.

Kritikat u bėnė ndėrkohė qė fushata e zotit Mekejn pėrpiqet tė tėrheqė vemendjen e medias e cila ėshtė pėrqendruar intensivisht nė turneun e zotit Obama nė Lindjen e Mesme dhe nė Europė. Por zoti Mekejn thuajse e provokoi vetė zotin Obama pėr udhėtimin jashtė vendit duke thėnė se rivali i tij ishte naiv nė ēėshtjet e politikės sė jashtme dhe sigurisė kombėtare. 

Vetė zoti Mekejn pati vėshtirėsi tė tėrhiqte vėmendjen e medias gjatė javės qė zoti Obama vizitoi Irakun, Afganistanin, Izraelin dhe Europėn ndėrkohė qė pėrpiqej t'i siguronte votuesit amerikanė se ėshtė nė gjendje tė trajtojė ēėshtje tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe tė rregullojė marrėdhėniet me aleatėt e mėrzitur nga tetė vjetė tė administratės sė presidentit Bush. //bsa//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare