Mė 26 korrik Byroja Federale e Hetimeve shėnon 100 vjetorin e saj
16.08.2008 18:55 Bota - Burimi: VOA Europa
Tė shtunėn mė 26 korrik, Byroja Federale e Hetimeve shėnon 100 vjetorin e saj. Qė nga lindja e saj nė vitin 1908, FBI-ja ėshtė zgjeruar nga njė agjenci me 34 hetues nė njė burokraci gjigande me 13 mijė agjentė specialė qė mbėshteten nga njė personel prej 23 mijė punonjėsish.
Pas lindjes nė vitin 1908, FBI-ja mbeti njė armė e fshehtė e Departamentit tė Drejtėsisė me punonjės tė emėruar politikisht deri nė vitin 1924, kur 26 vjeēari Xhei Edgar Huver mori timonin e agjencisė. Historiani Xhon Foks thotė se Huveri e pastroi agjencinė e zhytur nė korrupsionin politik tė asaj kohe.
"Ai punoi me gjithė zemėr pėr reformimin e FBI-sė nė njė agjenci rendi brenda qeverisė federale; njė profesion nė vend tė njė posti politik."Nėn drejtimin e Huverit, FBI-ja fitoi njė reputacion tė pakrahasueshėm pėr hetimet mjeko-ligjore, ndjekjen e tė kėrkuarve si grabitėsin e bankave Xhon Dilinxher i cili u qėllua pėr vdekje pranė njė teatri nė Ēikago mė 1934, dhe mbi tė gjitha pėr pamundėsinė e korruptimit.
Huveri u pėrqendrua nė permirėsimin e emrit tė FBI-sė nė media dhe nė publik, gjė qė i dha atij vetė njė emėr tė nderuar. Madje edhe agjentėt e sotėm flasin pėr tė me respekt tė madh.
Njė ish agjent i FBI-sė, Sten Pimentel, thotė se Xhei Edgar Huver e drejtoi agjencinė si njė ēiflig burokratik, pa kontroll apo ndikim nga jashtė.
"Zoti Huver reagonte vetėm ndaj disa ligjvėnėsve. Duhej tė varej nga prokurori i pėrgjithshėm, por zoti Huver ishte vetė FBI-ja, dhe e drejtonte gjencinė ashtu si donte ai."
Nė atė atmosferė tė izoluar dhe sekrete, FBI-ja u angazhua nė operacione tė debatueshme, si pėrgjimet elektronike dhe ndėrhyrja nė grupet e aktivistėve nė vitet 1960, duke pėrfshirė Martin Luter Kingun.
85 vjeēari Ed Miler, ish agjent i ēėshtjeve tė brendėshme tė zbulimit, thotė se Huver shqetėsohej rreth lirive civile, por atė e shqetėsonte gjithashtu ndikimi komunist, sipas tij, ndaj grupeve civile dhe atyre qė ishin kundėr luftės. Huver nuk kishte gjė personale kundėr zotit King, por ai u neverit kur mėsoi mbi lidhjet jashtėmartesore tė udhėheqėsit tė lirive civile.
"Huverit nuk i pėlqente zoti Martin Luther King sepse kishte njoftime rreth moralit tė tij."Pas vdekjes sė Huverit nė vitin 1972, FBI-ja u bė e hapur dhe mė e pėrgjegjshme para Kongresit. Huveri nuk jetoi tė shihte atė qė do ta kishte shqetėsuar pa masė, arrestimin dhe dėnimin e njė prej agjentėve tė tij Robert Hensen, si njeri qė punonte pėr Moskėn.
Sot, agjentėt e FBI-sė janė mė tė specializuar se sa tė kohės sė Huverit. Ndėrkohė qė FBI-ja ecėn drejt shekullit tė ri, agjentėt pėrqendrohen tani tek siguria e vendit, kryesisht nė anti-terrorizėm.
Historiani i FBI-sė Xhon Foks, thotė se gabimet nė kohėn e Huverit janė bėrė mėsime pėr agjentėt e sotėm, pėr balancėn ndėrmjet mbrojtjes sė sigurisė si dhe ruajtjes sė tė drejtave civile.
"Ai na la gjitashtu shenja tė mėdha paralajmėruese, pėr ato qė mund tė bėjmė gabim, kur duhet patur kujdes dhe pėrqendrimit nė ato aspekte qė tė mbajmė njė baraspeshė ndėrmjet ruajtjes sė lirive civile dhe sigurisė. Kjo ėshtė njė tashėgimi e Huverit dhe diēka e mirė pėr tu mbajtur mend." //bsa//
lajme.parajsa.com



































