Moska: Sistemi pėr mbrojtjen nga raketat ka nė shenjestėr Rusinė
16.08.2008 06:38 Bota - Burimi: VOA Europa
Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se sistemi amerikan pėr mbrojtjen nga raketat nė Evropėn lindore ka si objektiv Rusinė.
Komentet e zotit Medvedev bėhen njė ditė pasi negociatorėt amerikanė dhe polakė arritėn njė marrėveshje paraprake pėr dislokimin e njė pjese tė sistemit nė Poloni.
Mė parė, zyrtarėt rusė thanė se koha e marrėveshjes, arritur gjatė krizės me Gjeorgjinė, provon se sistemi nuk ndėrtohet lidhur me njė kėrcėnim nga Irani siē pretendojnė Shtetet e Bashkuara.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, duke komentuar gjatė vizitės nė Tbilisi, tha se zyrtarėt amerikanė kanė bėrė pėrpjekje tė shumta pėr ta siguruar Rusinė se raketat kanė vetėm qėllime mbrojtjeje.
Shtetet e Bashkuara dhe Polonia kanė diskutuar pėr planin e ndėrtimit tė sistemit pėr 18 muaj.
Njė gjeneral i lartė rus tha gjithashtu se marrėveshja me Poloninė e ekspozon kėtė vend ndaj kėrcėnimeve pėr sulme. //ad//
lajme.parajsa.com
Komentoni artikullin
Komentime
Amerikanet po i perdorin satelitet per siguri dhe informata,a kurse rusia i perdor kishat ortodokse per marjen e informatave dhe prapagantat e tyre shum te paverteta qe jan zgjeruar ter globin me genjeshtrat e tyre .



































