Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Bush: Hamasi shkaktar i gjendjes nė Gazė

Pėr herė tė parė qė nga fillimi i ofensivės ushtarake nė Gazė, presidenti Xhorxh Bush foli nė njė konferencė shtypi tė transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe pėr Lindjen e Mesme. Presidenti nuk bėri komente gjatė javės sė parė tė operacionit ushtarak tė Izraelit. »»


Moska: Trupat ruse janė tėrhequr nga qyteti i Gorit, afėr kufirit me Osetinė Jugore

23.08.2008 00:02 Bota - Burimi: VOA Europa

Njė zyrtar i lartė rus tha se trupat ruse po tėrhiqen nga qyteti kryesor gjeorgjian i Gorit, afėr kufirit me Osetinė Jugore.

Zyrtari i Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar, Kakha Lomaia, tha sot se forcat ruse janė tėrhequr tashmė nga ai qytet.

Po sot, njė gjeneral i lartė rus nė Moskė, tha se forcat e vendit tė tij do tė tėrhiqen plotėsisht nga Gjeorgjia nė bazė tė afatit tė caktuar nė marrėveshjen e armėpushimit. Presidenti rus, Dmitri Medvedev, kishte premtuar setėrheqja e trupave ruse do tė pėrfundonte sot.

Por gjenerali amerikan Xhon Krodak, komandanti i lartė i forcave aleate tė NATO-s, u tha sot gazetarėve nė Tbilisi se trupat ruse po largohen nga Gjeorgjia me njė rritėm shumė tė ngadalshėm.

Sipas disa mjeteve tė shtypit, sot nuk ka pasur shumė lėvizje tė trupave ruse nga pozicionet e tyre nė Gjeorgji. Dėshmitarėt nė qytetin port Poti nė Detin e Zi thanė se trupat ruse kanė ngritur postblloqe afėr njė rruge kryesore.

Presidenti amerikan Xhorxh Buxh i tha presidentit gjeorgjian Mikail Sakashvili dje se Shtetet e Bashkuara po i kėrkojnė Rusisė qė t’i pėrmbahet marrėveshjes pėr tėrheqjen e trupave dhe t’i japė fund asaj qė presidenti Bush e quajti “shtetrrethim rus tė Gjeorgjisė.”

Krye-komandanti i kėmbėsorisė ruse, gjenerali Vladimir Boldirev thotė se pikat e kontrollit tė paqeruajtėsve do tė hapen sot nė njė zonė sigurie rreth Osetisė Jugore. Ai tha se trupave qė nuk do tė jenė tė pėrfshirė nė kėto operacione do t’u marrė rreth 10 ditė pėr t’u kthyer nė Rusi.    (ze)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare